REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.
Spinaqi e ka origjinën nga Azia jugperëndimore. Është kultivuar fillimisht nga arabët. Spanjollët e sollën në Evropë në vitin 1351 nga ku u përhap në pjesë të tjera të botës. Spinaqi është perime gjethore mjaft e përhapur. Në vendin tonë kultivohet kryesisht në rrethet Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Shkodër, Gjirokastër, Korçë, Dibër etj.
Përse spinaqi ka gjetur përhapje në vendin tonë? Kjo sepse:
Cilat janë kërkesat e spinaqit për klimën, tokën dhe parabimën ?
Spinaqi është bimë e klimës së freskët. Kultivohet me sukses në zona klimatike me mot të freskët dhe në zonat e ngrohta, rezultate të mira në prodhim jep gjatë periudhës së freskët të vitit. Reziston më mirë se bimët e tjera perimore ngricave, që nuk vazhdojnë për periudhë të gjatë.
Kujtesë për kultivuesit e spinaqit!
Kërkesat ujore janë të larta, prandaj dhe është e nevojshme të sigurohen kushte të mira lagështie gjatë gjithë fazave të rritjes dhe zhvillimit të bimëve të spinaqit. Reshjet e mëdha rrisin prodhimin, por reduktojnë përmbajtjen e lëndës së thatë në gjethe.
Në cilat toka shkon më mirë spinaqi ?
Spinaqi mund të kultivohet në të gjitha tipet e tokave. Pëlqen toka mesatarisht të lehta të thella, e të freskëta, të kulluara mirë dhe të pasura me lëndë organike dhe me pH 6-7. Spinaqi nuk pëlqen tokat e rënda dhe tokat me pH më të ulët se 5.5.
Cilët nga parabimët i përshtaten më shumë spinaqit?
Parabimë të mira për spinaqin janë të gjitha bimët që e lënë tokën të pasur me lëndë ushqimore si rezultat i plehërimit me pleh organik. Ndërkohë, spinaqi është një parabimë shumë e mirë për të gjithë llojet e perimeve të tjera.
KUJDES! Duhet të mënjanohet mbjellja e spinaqit pas vetvetes. Është mirë që të mos rikthehet në të njëjtën tokë për 2-3 vjet.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e spinaqit.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Një kulturë foragjere më pak e njohur por e vlefshme
Lexo më shumë
Lotusi – foragjeri natyral që ushqen bagëtinë dhe pasuron tokën
Lexo më shumë
Përse endivia meriton të përhapet më shumë në vendin tonë?
Lexo më shumë
Guava ka përdorime të shumta falë profilit të saj ushqyes, shijes dhe vlerës së saj në mjekësinë tradicionale.
Lexo më shumë
Kultivimi dhe rendimenti I spinqit qepes dhe patates
-Armand Bushi