Prodhimi qëndrueshëm garanton sasi e cilësi si dhe jetëgjatësi të bimës së ullirit.
Përse është i nevojshëm prodhimi i qëndrueshëm i ullirit?
Sektori i ullishtarisë përballet me probleme agronomike, ekologjike dhe social-ekonomike.
Këto probleme kanë lindur, nga një sistem prodhimi konvencional që synon të maksimizojë nivelet e prodhimit duke shpërfillur cilësinë e prodhimit, funksioneve e proceseve të agroekosistemeve dhe mjedisit.
Përparimet shkencore dhe inovacionet teknologjike, veçanërisht në drejtim të përdorimit të kultivarëve të përmirësuar, përdorimit të plehrave dhe pesticideve sintetike, përmirësimeve në teknologjinë e ujitjes apo edhe shërbimeve të tjera, si dhe të politikave shtetërore, kanë çuar në një sukses të prodhimit konvencional të ullirit.
Praktikat e prodhimit konvencional të ullirit kanë si shtyllë kurrizore elementë teknologjik të tillë si:
Këto elementë, jo vetëm që janë të varur nga njëri-tjetri por ato përforcojnë përdorimin e njëri-tjetrit.
Ne këtë mënyrë, prodhimi i ullirit i ngjason një procesi industrial, ku prodhimi maksimizohet duke furnizuar me inputet e duhura, efikasiteti rritet duke manipuluar genet (kultivarët me prodhimtari të lartë) dhe toka është thjeshtë një terren për ankorimin e ullinjve.
Cilat janë efektet negative të elementëve të prodhimit konvencional?
Me prodhim konvencional (apo bujqësi konvencionale, në përgjithësi), kemi parasysh atë sistem teknikash prodhimi që nuk janë organike, qofshin këto intensive apo jo.
Kultivimi intensiv i tokës çon në një ulje të lëndës organike në tokë si dhe zvogëlon aftësinë e tokës për të siguruar lëndë ushqyese (pra, pjellorinë e saj).
Struktura e tokës shpërbëhet dhe si e tillë është më e prirur drejt erozionit (gërryerjes) nga uji dhe ajri, një problematikë mjaft e mprehtë për ullirin që kultivohet në zona të pjerrëta.
Furnizimi i tokës bujqësore kufizohet dhe proceset natyrore mund të mos arrijnë të ripërtërijnë tokën bujqësore me të njëjtin ritëm me degradimin e saj.
Monokultura, mbjellja e plantacioneve me ullinj në sipërfaqe të gjera, çon në rritjen e ndjeshmërisë ndaj sulmeve dëmprurëse të sëmundjeve e dëmtuesve të veçantë.
Përballë një problematike fitosanitare të skajshme, bëhet i domosdoshëm përdorimi i pesticideve, si e vetmja zgjidhje për të shpëtuar prodhimin dhe parandaluar humbje të mëdha ekonomike.
Përdorimi i plehërave sintetikë shpërfill konceptin e pjellorisë afatgjatë dhe proçeset që e ruajnë atë.
Këto plehra sintetikë janë të tretshëm dhe shpëlahen duke rrjedhur përmes shtresave të tokës deri në ujërat nëntokësorë, e më pas, në përrenj, liqene e lumenj duke shkaktuar eutrofikim.
Këto lëndë kimike, duke rrjedhur në ujin nëntokësor, përbëjnë një rrezik të madh për shëndetin e njeriut.
Mbështetja e sistemit të prodhimit tek plehrat kimike nuk është e qëndrueshme nga pikëpamja ekonomike.
Ujitja intensive dhe pa kriter rrit mundësinë për shpëlarjen e plehrave kimike, rrit shkallën e erozionit të tokës, shkakton ndryshime mikroklimatike të ekosistemeve natyrore dhe jetës së egër.
Mbrojtja kimike, luftimi i sëmundjeve dhe dëmtuesve
PROBLEMATIKA | ||
AGRONOMIKE | EKOLOGJIKE | SOCIAL-EKONOMIKE |
Erozioni nga era dhe uji | Boshatisja e ujit nëntokësor | Varësi nga subvencioni i çmimeve |
Rënia e pjellorisë së tokës (biologjike, fizike, kimike) | Ulja e biodiversitetit | Produkte ullishtarie me pak vlerë të shtuar |
Shtimi i dëmtuesve dhe patogjenëve | Peizazh i niveluar | Rënie e të ardhurave |
Shtimi i rezistencës nga dëmtuesit | Ndotje e ajrit, ujit dhe tokës me agrokimikate | Kosto të larta |
Shtimi i varësisë nga pesticidet | Ndotje mjedisore e mbetjeve të impjanteve të vajit | Mbetje biocide toksike në produkt |
Çekuilibrim i entomofaunës së dobishme | Rreziqe shëndetësore për kultivuesit dhe konsumatorët | |
Mungesë uji për ullishtet e ujitura nga reshjet | Braktisje e prodhimit të ullirit në zona margjinale |
Efektet negative në ullishtet konvencionale minimizohen duke bërë të mundur zhvillimin e ullishtarisë organike që është më e qëndrueshme shumë funksionale duke garantuar një prodhim cilësor dhe ruajtje të ambjentit.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Cilat janë vlerat e qiqrës?
Lexo më shumëCilat janë sëmundjet, simptomat dhe masat e kontrollit?
Lexo më shumëJeni të interesuar të njheni me varietetet kryesore autoktone apo tradicionale të specieve të kulturave perimore që kultivohen në Shqipëri si dhe me një informacion të shkurtër për kultivimin e tyre?
Lexo më shumëKeni hasur në vështirësi për depozitimin e bimëve pasi është vjelur produkti në sera? Ju shqetëson prania e jashtëqitjeve të kafshëve të fermës të papërpunuara?
Lexo më shumë