Sëmundjet dhe dëmtuesit e hardhisë




                                                                              REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës. 

Hardhia preket nga një sërë sëmundjesh e dëmtuesish dhe suksesi në mbrojtjen ndaj tyre varet nga monitorimi i vazhdueshëm i gjendjes së tyre. 

Pse përbëjnë problem sëmundjet dhe dëmtuesit?

  • Shkaktojnë ulje të ndjeshme të prodhimit.
  • Ulin cilësinë e prodhimit. 
  • Ulen të ardhurat për njësi prodhimi.

Cilat janë disa nga sëmundjet dhe dëmtuesit më kryesore të hardhisë? 
Sëmundjet më të shpeshta dhe më shqetësuese në hardhi janë:

Vrugu i hardhisë 
Është sëmundje kërpudhore më e rrezikshme dhe nëse nuk merren masa mbrojtëse dëmton 95-100% të prodhimit. 
Prek të gjithë organet e gjelbra të hardhisë (gjethet, lulet, frutat).
Momenti i prekjes: mesi i muajt prill dhe vazhdon deri në vjeshtë.
Luftimi bazohet vetëm në luftën kimike me preparate kontakti ose sistemi.

 

Hiri i hardhisë
Edhe hiri është një sëmundje kërpudhore shumë e rrezikshme dhe mund të dëmtojë 50 – 80% të prodhimit.
Prek të gjithë organet e gjelbra të hardhisë (gjethet, lulet, frutat).
Momenti i prekjes: mesi i muajt prill dhe vazhdon deri në vjeshtë.
Luftimi bazohet vetëm në luftën kimike me preparate me bazë squfuri.

Tenja e rrushit 
Është dëmtuesi kryesor i  hardhisë  dhe dëmin e shkakton në lule dhe kokrra.
Si të luftoni tenjën e rrushit?
Luftimi me anë të ferromoneve (paketat vendosen 1 në çdo 4 – 5 bimë)
Lufta kimike 
Kur është koha (momenti) e ndërhyrjes me kimikate?
Në kushtet e vendit tonë tenja ka 3 brezni dhe luftimi i saj duhet organizuar sipas shfaqjes së breznive.
Për brezninë e I – fundi i Prillit – mesi i muajt Maj.
Për brezninë e II – mesi i Qershorit – 15 Korrik. 
Për brezninë e III – në fillim të Gushtit dhe vazhdon gjatë gjithë këtij muaj. 


Për kultivarët që destinohen për prodhim të freskët (tavolinës), ndërhyrjet duhet të bëhen në kufijtë e infeksionit më të vogël. 

 

 

Këshilla për trajtimet kimike në vreshta: 
Qëllimi kryesor duhet të jetë parandalimi i sëmundjeve e dëmtuesve tek rrushi i tavolinës.

  • Filloni herët parandalimin e sëmundjes, fillo spërkatjen kur lastarët kanë arritur gjatësinë 10 – 15 cm.  (për fillimin e trajtimeve kundër vrugut përdor rregullën e dhjetës: temperatura mesatare ditore mbi 10°C, ka rënë mbi 10 mm shi si dhe gjatësia e lastarit ka arritur 10 cm).
  • Përdorni intervalin e spërkatjes nga 10 deri në 14 ditë.
  • Kryeni spërkatjen me fungicide sa herë ka periudha me shi. 
  • Gjithmonë aplikoni një spërkatje në fillimin e lulëzimit të rrushit për parandalimin e sëmundjeve. 
  • Aplikoni një spërkatje me fungicid kur 90% të luleve janë të hapura ose jo më shumë se shtatë ditë pas spërkatjes të aplikuar në fillim të lulëzimit.
  • Për kultivarët që destinohen për prodhim të freskët (tavolinës), ndërhyrjet duhet të bëhen në kufijtë e infeksionit më të vogël. 
  • Për të siguruar fruta me cilësi të lartë, gjithmonë, merr  masa parandaluese për luftimin e sëmundjeve dhe dëmtuesve. 
  • Këshillohu me specialistin e fushës për të përcaktuar preparatin kimik më të efekshëm dhe bëj alternimin e tyre gjatë trajtimeve për një efekt më të mirë të tyre.

Përdor pesticide të lëngshme për të eliminuar mbetjet në kokrra të cilat prishin cilësinë e rrushit.


Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Vjeljen e prodhimit të rrushit

Data e publikimit: 26/11/2024


Lini një koment


Komente të mëparshme
Faleminderit

-Geri


Shpërndaj në rrjetet sociale:

Variatetet Autoktone të Bamjes, Mashurkës dhe Sallatës

Mësoni rreth variateteve autoktone të Bamjes, Mashurkës dhe Sallatës

Lexo më shumë

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I ENDIVIES

Cila është Teknologjia e Kultivimit të Endivies?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË GUAVAS

Guava ka përdorime të shumta falë profilit të saj ushqyes, shijes dhe vlerës së saj në mjekësinë tradicionale.

Lexo më shumë

Varietetet Autoktone të Preshit dhe Hudhrës

Dëshironi një informacion të shkurtër për kultivimin e kulturave perimore që kultivohen në Shqipëri?

Lexo më shumë