Pas vjeljes së prodhimit dhe rënies së gjetheve, hardhia përgatitet për dimërim dhe bie në qetësinë dimërore që do të zgjasë deri në pranverë me fillimin e ciklit të ri vegjetativ. Periudha e qetësisë biologjike e hardhisë nuk është aspak periudhë qetësie edhe për vreshtarët.
Procese pune të tilla si: krasitjet, plehërimi, kullimi i tokës, lidhja e lastarëve, spërkatja dimërore janë shërbime me vlera të përgjithshme duke përfshirë këtu edhe vlerat fitosanitare. Prodhimtaria e vreshtave dhe cilësia e rrushit varen në një shkallë të konsiderueshme nga kryerja në kohë e me cilësi e këtyre shërbimeve të përvitshme.
Krasitja prodhuese
Krasitja prodhuese është një ndër praktikat agronomike më të rëndësishme tek hardhia e cila krijon bazën e prodhimit të ardhshëm. Krasitja, e cila mund të duket e thjeshtë, në të vërtetë është procesi më i vështirë i cili kërkon praktikë të madhe dhe një eksperiencë mjeshtërore.
Cilat janë synimet kryesore që synohet të arrihen me anë të krasitjes prodhuese?
Me anë të krasitjes së hardhisë synohet të arrihen këto qëllime:
Cilat janë sistemet e krasitjes dhe format e kultivimit tek hardhia?
Tashmë ju keni përcaktuar sistemin e krasitjes dhe format e kultivimit në vreshtin tuaj.
Sipas lënies së elementeve të prodhimit, krasitja që ju aplikoni mund të jetë:
Krasitje e shkurtër:

Krasitje e gjatë:

Krasitje e përzier:

Kur është koha më e përshtatshme për kryerjen e krasitjes?
Koha e krasitjes varet nga zona e kultivimit të hardhisë.
Për zonën e ulët bregdetare ajo këshillohet të bëhet nga muaji dhjetor e deri në fund të muajit shkurt, ndërsa për zonat e larta malore këshillohet të bëhet nga muaji shkurt e deri në fund të muajt mars.
Praktikisht krasitja mund të bëhet që nga momenti i rënies fiziologjike të gjetheve e deri pak para shpërthimit të sythave. Gjithsesi, mund ta shmangim kryerjen e krasitjes në ekstremet e kësaj periudhe.
Një krasitje e hershme nuk do të lejonte pjekjen e plotë të degëzave dhe si pasojë mund të kemi humbje karbohidratesh që nuk kanë arritur të zbresin më poshtë në krahët e hardhisë, ndërsa një krasitje shumë e vonshme do t’i jepte mundësi sythave të ekstremeve që duke konsumuar më shumë substanca ushqyese të zhvillohen më shumë se sythat e tjerë dhe të prishin një lloj ekuilibri vegjetativ të hardhisë. Mbas krasitjes së hershme vërehet një vegjetacion dhe maturim më i hershëm dhe anasjelltas, një krasitje e vonshme do të sillte vegjetacion dhe maturim të më vonshëm.
Prandaj, krasitjet e hershme janë më të këshillueshme në varietetet e rrushit të tavolinës me pjekje të hershme, sepse mund të arrijnë pjekjen më të shpejtë dhe dalje më herët në treg.
Krasitja dimërore duhet të kryhet gjithmonë në kohë të thatë, të shmanget prerja e panevojshme e degëve të trasha, gërshëra duhet të pastrohet herë pas here kur priten degëza te sëmura.
Këshillojmë që në këto raste ato të lihen e krasiten në fund për të shmangur përhapjen e infeksionit në bimët e tjera. Vendet e prerjeve të trasha, mbas krasitjes, të lyhen me preparate (fungicide) me bazë bakri. Teknika e prerjes duhet të jetë e tillë ku degëzat priten 2-3 cm sipër sythit të fundit dhe me seksion të pjerrët në të kundërt të sythit.
Këshillë:
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Riparimi i sistemit të mbështetjes, lidhja, largimi i pjesëve të prera dhe spërkatja dimërore tek hardhia
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Ofrimi i melasës shërben shërben si një prej mundësive për plotësimin e këtyre mungesave duke mundësuar përmirësime në drejtime të ndryshme të aktivitetit të lopëve, të cilat sjellin si rezultat shtimin e sasisë së qumështit të prodhuar.
Lexo më shumë
Cilat janë disa nga mënyrat e përzierjes së Melasës me drithërat që prodhoni vetë në fermë (ose blini nga ferma të tjera, ose furnizuesit e inputeve bujqësore)?
Lexo më shumë
Çfarë janë lythat dhe si mund t'i parandalojmë?
Lexo më shumë
Vaksinat mund të ndihmojnë në parandalimin e lythave tek gjedhët e pa infektuar më parë.
Lexo më shumë