KOSITJA DHE MANIPULIMI I JONXHËS




                                                                              REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

Kositja dhe manipulimi i jonxhës, janë momente shumë të rëndësishme për të siguruar cilësinë e saj. Duke qënëse vlerat ushqyese proteinike ndodhen në gjethen e jonxhës, bëni kujdes ta ruani atë gjatë kositjes, tharjes dhe transportit. 

Çfarë duhet të mbani parasysh gjatë kositjes?

  • Kosisni në një lartësi prej rreth 5 cm mbi sipërfaqen e tokës me qëllim që të lejohet degëzimi i bimës.
  • Kosisni në fillim të peiudhës së lulëzimit kur rreth 25% e parcelës është në lulëzim, pasi ky është momenti kur bima ka nivelin e duhur të lëndëve ushqyese në gjethe. Kalimi i kësaj faze e vështirëson tretjen e bimës nga kafshët.
  • Mos e kosisni jonxhën në ditë me reshje, pasi kjo ju dëmton bimësinë, si dhe sjell probleme me mykjen e jonxhës.
  • Makinat kositëse duhet të jenë me thika të mprehta për të mundësuar prerje të pastra në parcel.
  • Bari i kositur krijon rripa në parcelë  të cilët duhen tharë me kujdes me sa më pak lëvizje me qëllim që të mos shkunden gjethet.  Tregues që ju keni realizuar një tharje të kujdesshme është prania e gjetheve dhe ruajtja e ngjyrës së tyre të gjelbërt.
  • Mbledhjen e barit të thatë (në varësi nga kushtet e fermës suaj) mund ta realizoni me krëhër druri ose me makineri të posatçme që shërbejnë për mbledhjen e barit.
  • Vendoseni barin e jonxhës në hangarë të sigurtë ku nuk depërton uji (shiu). Kontrolloni herë pas here cilësinë e tij duke i kushtuar vëmendje mykjes së barit apo kalbjes së tij. Treguesi kryesor i prishjes së barit (kalbëzim apo mykje) është rritja e temperaturës.

 

Nëse do të prodhoni vetë fare jonxhe në fermë, ju këshillojmë:

  • Të mbani parasysh të gjithë elementët agroteknikë të rekomanduar më lart;
  • Farën e mirë mund ta siguroni nga jonxhishtet 2 ose 3 vjeçare;
  • Zakonisht kosa e dytë e jonxhishteve 2 vjeçare është më e mira për prodhimin e farës.
  • Në varësi nga parcelat, zhvillimi, periudha, teknika e kositjes, etj., ju mund të merrni farë jonxhe nga 2 deri në 4 kv për hektarë.
  • Kujdes, fara duhet të kalojë në dekuskutator për pastrimin e saj nga kuskuta.

Data e publikimit: 24/08/2024


Lini një koment


Komente të mëparshme
Kshillat tuaja jane te nevojshme per te gjithe fermeret.

-Gjon Marku


Shpërndaj në rrjetet sociale:

PYETJET MË TË SHPESHTA NË FUSHËN E BLEGTORISË - II

Duke ndarë me ju një përmbledhëse të tillë të situatave që hasin fermerë të ndyshëm me tufat e tyre, ju mund ti paraprini ngjarjeve në fermën tuaj dhe të jeni të përgatitur për t'i përballuar ato në kohë.

Lexo më shumë

ÇFARË ËSHTË E RËNDËSISHME TË DINI NDËRSA SHKOJMË DREJT ANËTARËSIMIT TË VENDIT NË BASHKIMIN EUROPIAN

Çfarë duhet mbajtur parasysh gjatë hyrjes së kafshëve, materialeve riprodhuese si dhe produkteve me origjinë shtazore në vendet e BE-së nga vendet jashtë tij.

Lexo më shumë

MEDIKAMENTET VETERINARE DHE USHQIMET ME PËRMBAJTJE MEDIKAMENTESH

Për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve, Parlamenti Europian dhe Këshilli kanë përgatitur rregulla uniform për të siguruar mbrojtjen e konsumatorëve nga efektet potenciale të këtyre mbetjeve.

Lexo më shumë

ÇFARË ËSHTË KOMPOSTIMI DHE VLERAT E TIJ

Keni hasur në vështirësi për depozitimin e bimëve pasi është vjelur produkti në sera? Ju shqetëson prania e jashtëqitjeve të kafshëve të fermës të papërpunuara?

Lexo më shumë