Event: 21/11/2024 - 10/12/2024
Tema: Trajtimi i dyllit me qëllim filtrimin dhe dezinfektimin si element thelbësor për mbrojtjen nga sëmundjet që mund të transmetohen prej tij në kolonitë e bletëve
Data e aktivitetit: 21 nëntor
Ora: 16:00
Vendi: Marikaj
Qëllimi: Dylli që bletarët arrijnë të grumbullojnë nga vulosjet e hojeve përgjatë procesit të vjeljes së mjaltit dhe shkrirjes së hojeve të vjetra, në momentin kur procesohet në kushte artizanale për tu bërë fletë dylli për ndërtimin e hojeve të reja, përbën rrezik për transmetimin e sëmundjeve si ajo e Pestës amerikane në kolonitë e shëndetshme të parkut të bletëve.
Teknologjitë e reja të përpunimit të dyllit janë rruga e vetme për ta shmangur këtë problematikë.
Procesimi i këtij produkti duhet kryer vetëm në linjat e përpunimit që janë të pajisura edhe me autoklava të posaçme.
Shpërndaj në rrjetet sociale: