Kulloshtra është qumështi i parë që prodhohet nga një lopë gjatë 24 orëve të para pasi ajo ka lindur viçin. Karakteristikë e kulloshtrës është trashësia, ngjyra më shumë si e verdhë se sa e bardhë dhe përmbajtja e rreth 100 herë më shumë antitrupave krahasuar me qumështin e zakonshëm të prodhuar nga lopa. Kulloshtra merr një rëndësi të veçantë për mbijetesën e viçave të porsa lindur, pasi viçat lindin pa imunitetin e duhur. Kjo pasi placenta e lopës është e pa përshkueshme nga antitrupat, ndaj viçat lindin me imunitet pasiv zero. Viçat në fillesën e jetës së tyre varen tërësisht nga përthithja e antitrupave (imunoglobulinës) nga kulloshtra e cila kalon drejt sistemit të qarkullimit të gjakut. Duke qënë se kulloshtra përmban nivel të lartë antitrupash (IgG imunoglobulinë) ajo mundëson mbrojtjen e viçave ndaj sëmndjeve bakteriale dhe virusale.
Kulloshtra është ushqimi më i rëndësishëm për viçat e porsalindur, pasi përmban mikrobe të shëndetëshme që nxisin funksionimin e sistemit tretës ende të pa zhvilluar tek të vegjëlit. Gjithashtu, kulloshtra përmban antitrupa dhe qeliza të tjera imunitare që shërbejnë për të ulur shkallën e infeksionit dhe humbjen e jetës. Kulloshtra është bazë ushqyese me përmbajtje të lartë yndyrash, proteine, aminoacidesh, karbohidratesh që shërbejnë si faktorë të rëndësishëm për rritje. Për një fillesë sa më të mirë të jetës së tyre, viçat kanë nevojë për kulloshtër cilësore e cila shërben si ushqimi i parë në jetë duke nxitur maturimin e zorrëve dhe zhvillimin e organeve. Ajo është e pasur në vitamina sikurse janë Vitamina A, D, E, K dhe B shumë të rëndësishme për metabolizmin dhe prodhimin e antioksidantëve. Ndaj, në këtë artikull do të trajtojmë si cilësitë e kulloshtrës, sigurimin e një kulloshtre sa më cilësore ashtu edhe mënyrën e ofrimit të saj për viçat e porsalindur. Menaxhimi i duhur i kulloshtrës është një element i rëndësishëm, pasi mungesa e higjenës gjatë grumbullimit, lëvizjes apo ushqimit me kulloshtër përbën një rrezik të veçantë për viçat të cilët përballen me bakterie të rrezikshme ndërkohë që janë në mungesë imuniteti për të luftuar infeksionet.
Cilët janë tre elementë të rëndësishëm në menaxhimin e kulloshtrës?
Cilësia, sasia dhe shpejtësia e ofrimit janë tre elementët e rëndësishëm në përdorimin e kulloshtrës për viçat e porsalindur.
Ofrimi i kulloshtrës cilësore është shumë i rëndësishëm. Përcaktimi i cilësisë së kulloshtrës nuk mund të realizohet thjeshtë duke e parë atë, por duke e vlerësuar. Cilësia e kulloshtrës mund të vlerësohet duke përdorur Brix Refraktometër ose kulloshtrometër. Një kulloshtër cilësore përmban së paku 50 g/litër imunoglobulinë. Nëse kulloshtra përmban më pak se 20 g/litër imunoglobulinë nuk duhet të përdoret. Mbani parasysh! Cilësia e kulloshtrës fillon të ulet pas 6 orëve të para të përftimit të saj. Ndaj, është e rëndësishme që lopët të milen menjëherë pas pjelljes, me qëllim që të grumbullohet një kulloshtër sa më cilësore e cila duhet ti ofrohet sa më parë viçave të porsalindur. Nëse kulloshtra preket nga bakteriet, kjo do të ulë cilësinë e kulloshtrës, ndaj sigurimi dhe ruajtja e saj duhet të realizohen në kushtet e një higjene të lartë.
Sasia dhe shpejtësia e ofrimit të kulloshtrës janë gjithashtu dy elementë shumë të rëndësishëm. Ju rekomandojmë që pirja e parë prej rreth 3 litër kulloshtër të ofrohet në dy orët e para të jetës. Nëse është e nevojshme, kjo sasi mund të ndahet në dy pjesë, veçanërisht për rracat trup vogla. Më tej, kjo pirje duhet të ndiqet nga një sasi tjetër prej 3 litër brenda 12 orëve nga momenti i lindjes. Bëni kujdes! Kulloshtra duhet të ofrohet në temperaturën e trupit, pra 38°C. Ushqimi me kulloshtër sa më shpejt nga momenti i lindjes, siguron praninë e imunoglobulinës (pra siguron imunitet). Zorrët e viçave mund të përthithin antitrupa të pa prekur vetëm 24 orë pas lindjes, ndërkohë që aftësia përthithëse zbret ndjeshëm pas 4-6 orët e para. Pas 10 orësh nga lindja, viçat e zbehin shumë aftësinë e tyre për të përthithur imunoglobulinën, ndërsa pas 20 orësh nga lindja, viçat e humbasin tërësisht aftësinë për përthithjen e imunoglobulinës. Për të siguruar sasinë dhe cilësinë e duhur të kulloshtrës, ju rekomandojmë të krijoni një rezervë të mjaftueshme kulloshtre cilësore duke e mbajtur atë në gjendje të ftohtë ose të ngrirë. Kulloshtrën duhet ta siguroni nga lopë që sapo kanë pjellë dhe janë në një gjendje të mirë shëndetësore. Pra, mbani parasysh, koha ideale për të ofruar kulloshtrën është 6 orëshi i parë nga lindja.
Metodat e ushqyerjes. Nga kërkimet dhe eksperiencat praktike rezulton se viçat që thithin kulloshtër direkt nga nënat e tyre nuk përftojnë sa duhet antitrupa në mënyrë të pa mjaftueshme. Ndaj, ju rekomandojmë që viçat ti ushqeni ose me shishe me beberon që mundëson kalimin e kulloshtrës në stomakun e vërtetë, ose me anë të tubit që garanton përthithjen e të gjithë volumit të kulloshtrës nga viçi. Por, ofrimi i kulloshtrës me anë të tubit, kërkon përgatitje dhe aftësim të veçantë. Ju rekomandojmë që nëse ju filloni të ofroni kulloshtrën me shishe dhe viçi nuk e konsumon të gjithë 3 litërshin, atëherë ofrojeni pjesën e mbetur duke përdorur tubin me qëllim që të siguroni që viçi të marrë të gjithë sasinë e kulloshtrës prej 3 litër.
Për të patur viça të shëndetshëm zbatoni parimin 50, 3, 2, duke ofruar:
Kulloshtër cilësore me 50 gr/litër imunoglobulinë
Në sasinë 3 litra për krerë
Brenda 2 orëve të para nga lindja
Një viç i porsa lindur duhet të marrë sasinë e duhur të kulloshtrës brenda dy orëve nga lindja. Çfarë duhet të mbani parasysh gjatë të ushqyerit me kulloshtër.
Pastrimi i paisjeve
Mënjëherë pas përdorimit, pastroni sa më mirë dhe dezinfektoni enën (enët) që janë përdorur për ushqimin me kulloshtër. Mundësisht lërini të thahen në mënyrë natyrale.
Bëni kujdes! Të ushqyerit me kulloshtër nuk garanton plotësisht antitrupat e nevojshëm edhe nëse ju i ofroni viçave kulloshtër të cilësisë së lartë dhe në kohën e duhur. Ndaj, është e nevojshme, që për një rezultat sa më të mirë në rritjen e viçave, bëni gjithashtu kujdes me:
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Kliko këtu!
Lexo më shumë
Mëso mëshume rreth grumbullimin dhe ruajtjen e kulloshtrës
Lexo më shumë
Temperaturat e larta nuk sjellin vetëm stres tek viçat — ato mund të rrisin ndjeshëm rrezikun për sëmundje.
Lexo më shumë
Si ta kuptoni nëse një viç me diarre ka nevojë urgjente për veteriner?
Lexo më shumë