ÇFARË DUHET MBAJTUR PARASYSH PËR TË REALIZUAR NJË ANALIZË EKONOMIKE?




                                                                                REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

Së pari, mbajtja e shënimeve sa më të sakta dhe në mënyrë periodike, ju mundëson arritjen e përfundimeve reale dhe marrjen e vendimeve bazuar mbi logjikën ekonomike që sjell rritje të efiçencës së fermës.

Regjistroni shpenzimet e fermës që përbëhen nga shpenzimet për prodhimin në fermë, blerjet e produkteve jashtë fermës si dhe shpenzimet për marrjen e shërbimeve. Për këtë qëllim, ju duhet të regjistroni të gjithë sipërfaqen e tokës që përdorni për kultivim (si atë në pronësi ashtu edhe atë të marrë me qera) ku përshkruhet njëkohësisht kultura e mbjellë, sipërfaqja e saj si dhe statusi i tokës mbi të cilën është mbjellë kultura (pra në pronësi ose me qera). 

Bëni kujdes me njësitë matëse. Përcaktoni që në fillim dhe ruani të njëjtën njësi. Pra, nëse përdorni dynym ose hektarë, ose nëse përdorni Lekë të reja apo Lekë të vjetra, nëse përdorni njësinë kilogram për dynym apo njësinë kuintal për hektarë. 

Listoni kategoritë e shpenzime duke marrë në konsideratë: 1. Qera Toke; 2. Punimet mekanike; 3. Inputet e përdorura  - farëra, pleh organik, pleh kimik, etj.; 4. Transportin; 5. Fuqinë punëtore. 

Duke përllogaritur totalin e shpenzimeve për të gjithë sipërfaqen dhe duke konsideruar prodhimin e marrë nga e gjithë sipërfaqja, llogarisni koston e prodhimit për njësi (për kg ose për kv). 

Krahas shpenzimeve që kryeni për prodhimin e kulturave bujqësore në shërbim të të ushqyerit të kafshëve, në fermë duhet të regjistroni edhe të gjithë shpenzimet e tjera të cilat përfshijnë: blerje jashtë fermës (bazë ushqimore); shërbim veterinar (kurimi i sëmundjeve, blerje medikamente, inseminim artificial); riparime (stallë, hangarë); energji elektrike; ujë; mirëmbajtje mekanike; amortizim godinash.      

Regjistrimi i të dhënave të tufës:

Regjistroni përbërjen e tufës sipas kategorive të kafshëve, viça sipas grupmoshave, mëshqerra, lopë në laktacion, lopë në tharje, lopë skartimi si dhe totalin e numrit të krerëve.

 

Regjistrimi i të ushqyerit të tufës sipas kategorive : 1.Viçat, mosha 0 – 2.5 muaj; mosha 2.5 – 12 muaj; mosha 12 muaj – 15 muaj; 2. Mëshqerrat; 3. Lopët e qumështit; 4. Lopët në tharje. Mbi bazën e racionit ushqimor për secilën kategori, llogarisni totalin e ushqimeve të konsumuara sipas llojit të tyre (prodhuar në ferma, apo blerë jashtë fermës). 

Në këtë fazë jeni në gjendje të verifikoni saktësinë e të dhënave, duke patur parasysh se sasia e bazës ushqimore të prodhuar +  baza ushqimore e blerë  =  sasia totale e ushqimit të konsumuar.

Regjistroni të ardhurat e fermës që përbëhen nga: qumështi; viçat për treg; lopët e skartimit; plehu organik; produktet bujqësore (foragjere), bazuar mbi të cilat përllogarisni të ardhurat në total. 

Llogarisni fitimin e fermës duke marrë parasysh të gjitha shpenzimet si dhe të gjitha të ardhurat e realizuara.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë lidhur me Konstatime gjatë vizitave në ferma dhe intervistimeve për mbledhjen e të dhënave 

Data e publikimit: 30/11/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

MELASA DHE RËNDËSIA E SAJ NË TË USHQYERIT E GJEDHIT

Ofrimi i melasës shërben shërben si një prej mundësive për plotësimin e këtyre mungesave duke mundësuar përmirësime në drejtime të ndryshme të aktivitetit të lopëve, të cilat sjellin si rezultat shtimin e sasisë së qumështit të prodhuar.

Lexo më shumë

PËRDORIMI I MELASËS

Cilat janë disa nga mënyrat e përzierjes së Melasës me drithërat që prodhoni vetë në fermë (ose blini nga ferma të tjera, ose furnizuesit e inputeve bujqësore)?

Lexo më shumë

STANDARDET MINIMALE TË NDËRTIMIT TË STALLAVE

Në ndërtimin e stallave mbani parasysh respektimin e normave bazë që lidhen me hapsirën e nevojshme sipas kategorisë së kafshëve, hapsirat për ushqim e ujë-pirje, për t'i siguruar atyre kushte të përshtatshme për prodhim e riprodhim si dhe mirëqenie të përgjithshme.

Lexo më shumë

LYTHAT OSE PAPILOMAT NË GJEDH

Çfarë janë lythat dhe si mund t'i parandalojmë?

Lexo më shumë