SISTEMI I MENAXHIMIT TË CILESISE ISO




ISO 9001:2015 është sot referimi i njohur në nivel ndërkombëtar, për certifikimin e sistemit të menaxhimit të cilësisë së kompanive në të gjithë sektoret dhe të gjithë përmasave. Të punosh me eficencë dhe efikacitet ka si rezultat uljen e kostos. Implementimi i sistemit te menaxhimit te cilësisë, u jep mundësi fermerve dhe lehtësi në prodhim me cilësi të lartë dhe me cmime më të ulta se konkurrenca. Të menaxhosh cilësinë do të thotë të manaxhosh eficencën dhe efikacitetin e proceseve të kompanisë nëpërmjet:

  • Njohjes, menaxhimit dhe monitorimit të proceseve
  • Kapacitetit të përfshirjes së burimeve njerëzore
  • Përcaktimit të rolit të drejtuesve të lartë
  • Njohjes se rreziqeve te kompanise

AVANTAZHET E CERTIFIKIMIT ISO 9001:2015 PER FERMERET 

  • Rrit konkurrencen, besueshmërinë dhe performancën e fermës në treg.
  • Është një vlerësim i njohur ndërkombëtar një vlerë e shtuar per biznesin.
  • Ndihmon fermën te zgjerohet në tregje të reja, pasi shumë sektorë dhe klientë kërkojnë certifikatat ISO 9001.
  • Eliminon kontrolle të tepërta mbi produktet e realizuara ne fermë.
  • Siguron një sistem monitorimi dhe matje që garanton efikasitetin e kontrollit
  • Rrit besimin në produktin nga ana e klientit duke u siguruar që vazhdimisht i përmbushni nevojat dhe rrisni kënaqësinë e tyre. Kjo do te të sjell përsëritje te porosive, klientëve të rinj dhe rritje të biznesit.
  • Sherben si stimulim për një përmirësim të vazhdueshëm të fermës.

SISTEMI I MENAXHIMI I MJEDISIT ISO 14001

ISO 14001:2015 është një standard i pranuar ndërkombëtarisht që përcakton kërkesat për një sistem të menaxhimit mjedisor. Ndihmon fermeret të përmirësojnë performancën e tyre mjedisore përmes përdorimit më efikas të burimeve dhe reduktimit të mbeturinave, duke fituar një avantazh konkurrues dhe besimin e palëve të interesuara. ISO 14001 është i përshtatshëm për çdo fermë, të madhe apo të vogël që kërkon zgjerimin e tregut. Standard kërkon që një fermë qe implementon standardin të marrë parasysh të gjitha çështjet mjedisore të rendesishme për operacionet e saj, si ndotja e ajrit, çështjet e ujërave dhe kanalizimit, menaxhimi i mbetjeve, ndotja e tokës, ndryshimet klimatike dhe përdorimi me efikasitet i burimeve.

AVANTAZHET E CERTIFIKIMIT ISO 14001:2015 PER FERMERET:

Kryerja e çertifikimit sipas Standardit ISO 14001 shërben për:

• Ofron mundësi të reja biznesi në tregje ndërkombëtare për fermëret vendas.

• Realizimin e qëllimeve strategjike të biznesit duke përfshirë çështjet mjedisore në menaxhimin e proceseve të fermës.

• Siguron avantazh konkurrues dhe financiar nëpërmjet efikasitetit të përmirësuar dhe kostove të reduktuara.

• Promovon performancë më të mirë mjedisore të furnizuesve duke integruar sistemete  menaxhimin të proceseve në fermë.

• Siguron klientet e fermës, palët e interesuara per menaxhimin dhe parandalimin e rreziqeve duke garantuar qëndrueshmërinë e biznesit.

• Tregon pajtueshmërinë me kërkesat ligjore dhe rregullatore

• Ruajtjen e burimeve natyrore dhe reduktimin e kostos

ISO 14001 Sistemi i Menaxhimit Mjedisor ofron udhëzime për identifikimin e ndikimeve mjedisore në procese të ndryshme nga lënda e parë deri tek prezantimi i produktit tek klienti.

SISTEMI I MENAXHIMIT TE SIGURISE USHQIMORE ISO 22000

ISO  22000:2018 është i pari standard ndërkombëtar I përdorur për zhvillimin dhe zbatimin e një sistemi manaxhimi të sigurimit së ushqimit që ka për qellim rregullimin e fushës së ushqimit duke vendosur një sërë kërkesash dhe kriteresh për të gjithe ata që përfshihen në rrjetin ushqimor. ISO 22000 është një standard menaxhimi i përgjithshëm për sigurinë ushqimore, mund të përdoret nga fermerët që në mënyrë direkte apo të tërthortë lidhet me zinxhirin ushqimor nga bujqësia deri tek tregëtimi i shërbimeve ushqimore. ISO 22000 është integrimi i një sistemi parandalues, i cili është zhvilluar për të parandaluar ekspozimin e konsumatorit ndaj sëmundjeve që mbartin ushqimin dhe synon të mbajë nën kontroll të gjitha proceset në zinxhirin ushqimor me të gjithë faktorët si infrastruktura, lëndët e para, personeli dhe pajisjet. Certifikata e Sistemit të Menaxhimit të Sigurisë Ushqimore ISO 22000 është e përshtatshëm për fermerë prodhimi, peshkatarë, baxho, mish, peshk dhe ushqim biznesi, furra buke, pije joalkoolike, prodhuesit ushqimorë të konservuar dhe të ngrira, restorantet, kioskat, zinxhirët e shpejtë të ushqimit, spitalet dhe hotelet.

AVANTAZHET E CERTIFIKIMIT ISO 22000:2018 PER FERMERET:

Kryerja e çertifikimit sipas Standardit ISO 22000 shërben për:

  • Tregon përputhshmeri kërkesat që lidhen me sigurinë ushqimore në mënyrë që të rrisin kënaqësinë e klientit.
  • Siguron avantazh konkurrues dhe përmirëson imazhin e fermës nëpërmjet uljes se kostove nga miremenaxhimi.
  • Uljen e rreziqeve mbi sigurimin e ushqimit garanton identifikimin dhe kontrollin në mënyrën e duhur.
  • Siguron klientet e fermës, palët e interesuara rreziqet e lidhura me sigurinë ushqimore janë identifikuar dhe kontrolluar në mënyrën e duhura.

Ofron mundësi të reja biznesi në tregje ndërkombëtare.

ETIKETIMI I SIGURTE DHE INFORMACIONI SHTRESE ISO/TS 17033:2019

ISO/TS 17033:2019 është standardi, udhëzues I ri që do të sjelli ndryshim te rëndësishëm në lidhje me etiketimin e produkteve ushqimore. Sektori i etiketimit është jashtëzakonisht kompleks, ekzistojnë shumë lloje etiketimesh, skema informuese dhe variacione në vende të ndryshme ndaj shpeshhere mënyra e interpretimit të informacionit në produket ushqimore qe konsumojme keqinterpretohet. ISO/TS 17033 është krijuar për të bashkuar elementët kryesorë nga këto skema në mënyrë që informacioni i dhënë në produket ushqimore që konsumojne të përcjell tek konsumatori një informacion të besueshëm, të sakta dhe lehtësisht të verifikueshëm. Standard me I ri ISO/TS17033 qarteson  konfuzionin qe sjellin informacionet e ndryshme ne etiketat e produkteve te konsumit duke I standardizuar nen nje gjuhe te perbashket. Vecanërisht I rëndesishëm ky standard është për produket e femijëve. Ky standard eshte I pershtatshem per ato fermer qe operojne deri ne procesin e fundit te zinxhirit ushqimor. Për të bërë produktin final me konkurues fermerët mund të kërkojne apo përzgjedhin bashkëpunëtorët e tyre të certifikohen dhe të operojnë nën etiketimin e sigurtë. 

AVANTAZHET E CERTIFIKIMIT ISO 17033:2019 PER FERMERET:

Kryerja e çertifikimit sipas Standardit ISO 17033 shërben për:

  • Rrit besueshmerine e fermës duke siguruar që produktet e prodhuara prej saj janë të qarta, transparente dhe të mirëdokumentuara.
  • Siguron avantazh konkurrues dhe përmirëson imazhin e fermës nëpërmjet perdorimit të standardeve dhe udhëzimeve më të fundit te tregut europian.
  • Ndihmon komunikimin e informacionit të saktë, të besueshëm dhe të verifikueshëm në lidhje me produktin që ofrohet.
  • Eleminon efektet negative të tregut siç janë pengesat tregtare ose konkurrenca e padrejtë duke ofruar një produkt konkurues me standard të lartë.
  • Ofron mundësi të reja biznesi në tregje ndërkombëtare sidomos ne tregjet europiane.

PROCESI I CERTIFIKIMIT 

Qëllimi kryesor i çertifikimit është të jepet garanci që sistemi i menaxhimit është dokumentuar në përputhet me kushtet e specifikuara për të gjitha palët e interesuara. Vlera e certifikimit është një element besimi që duhet të krijohet në publik si rezultat i një vlerësimi nga një ORGANIZËM CERTIFIKIMI I AKREDITUAR kompetente dhe i pavarur. Certifikimet ISO nga organizma të akredituar nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit sipas marreveshjes shumepaleshe EA MLA të firmos prej saj janë të njohura ne nivel ndërkombëtar.

HAPAT PER CERTIFIKIMIN ISO

Hapi 1
ZGJIDHNI STANDARDIN ISO MUND TË KOMBINONI EDHE MË SHUMË SE NJË STANDARD PARALELISHT

Hapi 2
ZHVILLONI SISTEMIN TUAJ TE MANAXHIMIT SIPAS KERKESA TE STANDARDIT

Hapi 3
PREGATITJA E DOKUMENTACIONIT DHE KONTRATES PER CERTIFIKIM ME ORGANIZËM CERTIFIKIMI I AKREDITUAR 

Hapi 4
CERTIFIKIMI FILLESTAR (FAZA 1 + FAZA 2) AUDITUESIT BEJNE KONTROLLET NE TERREN PER PERMBUSHJEN E KRITEREVE DHE PREGATISIN RAPORTIN E AUDITIT

Hapi 5
PASI JANE PLOTESUAR TË GJITHA KËRKESAT RAPORTI I AUDITIT, PAJISENI ME ÇERTIFIKATEN TUAJ

Vlefshmeria e certifkimit eshte 3 vjecare nga data e lëshimit të parë të çertifikatës, sistemi I manaxhimit I  i çertifikuar i  nënshtrohet kontrolleve të mbikqyrjes si më poshtë:

  • Mbikqyrja e Parë 12 muaj pas dates se verifikimit fillestar;
  • Mbikqyrja e Dytë, 24 muaj pas vleresimit fillestar;
  • Rinovimi I certifikimit, 36 muaj nga data e vleresimit fillestar.

Ky informacion u hartua nga kompania LEGAL CERT, ISO Certification 

Data e publikimit: 02/12/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

ÇFARË ËSHTË E RËNDËSISHME TË DINI NDËRSA SHKOJMË DREJT ANËTARËSIMIT TË VENDIT NË BASHKIMIN EUROPIAN

Çfarë duhet mbajtur parasysh gjatë hyrjes së kafshëve, materialeve riprodhuese si dhe produkteve me origjinë shtazore në vendet e BE-së nga vendet jashtë tij.

Lexo më shumë

PLEHËRIMI PLOTËSUES (GJETHOR) I VRESHTAVE

Plehërimi gjethor nevojitet për të plotësuar nevojat e bimës së hardhisë dhe për të korrektuar mungesat e makro apo mikro-elementëve gjatë periudhës së vegjetacionit dhe për të rritur rezistencën e bimës.

Lexo më shumë

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I QEPËS

Cila është struktura varietore e rekomanduar?

Lexo më shumë

Teknologjia e kultivimit të Bizeles në fushë të hapur

Përse bizelja po gjen përhapje në vendin tonë dhe cilat janë kërkesat e bizeles për klimën, tokën dhe parabimën?

Lexo më shumë