ABA Online organizon demonstrimin praktik: "Praktikat e Mira të Kultivimit, Vjeljes dhe Pasvjeljes së Trumzës”, nga Prof. Alban Ibraliu


Event: 30/10/2026 - 19/11/2026



Tema: Praktikat e Mira të Kultivimit, Vjeljes dhe Pasvjeljes së Trumzës

Data e aktivitetit: 30 Tetor 2026.

Ora: 10:00 

Vendi: Durrës

Qëllimi: Nëpërmjet këtij demonstrimi synojmë që të evidentojmë:

Të aftësojë fermerët dhe aktorët e zinxhirit të vlerës në zbatimin e praktikave të mira të kultivimit, vjeljes dhe pasvjeljes së trumzës, për përmirësimin e prodhimit dhe cilësisë. Aktiviteti përfshin përgatitjen e një biznesplani të thjeshtë për fermën e vizituar, bazuar në kushtet dhe të dhënat e saj.

Rezultatet e pritshme:

  • Identifikohen kërkesat për tokën, klimën dhe ujitjen, veçanërisht nevoja për kullim të mirë.
  • Demonstrohen zgjedhja e fidanëve, përgatitja e tokës, mbjellja dhe shërbimet kryesore.
  • Demonstrohet vjelja në fazën dhe lartësinë e përshtatshme, duke ruajtur rigjenerimin e bimës.
  • Shpjegohen transporti, tharja, pastrimi dhe ruajtja sipas kërkesave të cilësisë dhe të blerësit.
  • Plotësohet me pjesëmarrësit një model i thjeshtë biznesplani, me kostot, të ardhurat, fitimin e pritshëm dhe mundësitë e tregtimit.

Data e publikimit: 28/10/2026


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: