Teknologjia e kultivimit të Pjeprit në fushë të hapur




Pjepri është bimë me origjinë nga zonat e ngrohta të Azisë dhe Afrikës qendrore.
Sipërfaqja dhe prodhimi i pjeprit është rritur vitet e fundit në vendin tonë, për shkak të kërkesës së tregut dhe shtimit të konsumit. Zonat më prodhuese janë Lushnja, Fieri, Kavaja, Tirana, Durrësi, Vlora, Elbasani, Shkodra etj. 

Përse pjepri ka gjetur një përhapje të madhe në vendin tonë? Kjo sepse:

  • Ka konsum të madh ngaqë ka shije dhe aromë shumë të mirë. Përdoret kryesisht i freskët dhe këshillohet si ushqim dietik për ato që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut. Rekomandohet edhe për ato që vuajnë nga veshkat, mëlçia e zezë dhe nga anemia.
  • Vendi ynë ka kushte shumë të përshtatshme klimatiko-tokësore për kultivimin e shalqinit sidomos vendet e ulëta dhe bregdetare.
  • Ka aftësi të mira prodhuese dhe efektivitet ekonomik, fermeri siguron të ardhura të kënaqshme për një periudhë të shkurtër kohore.
  • Përmban, rreth 90% ujëproteina 0.82 %, sheqerëra 4.2% deri në 18% në disa varietete, kripëra minerale 0.6%. Është i pasur me vitaminë C si dhe me acid folik shumë i rëndësishëm për organizmin e njeriut.

 

Cilat janë kërkesat e pjeprit për klimën, tokën dhe parabimën? 

Kërkesat për temperaturë dhe lagështirë në varësi të fazave fiziologjike:

Periudha bimoreTemperatura e ajrit (°C)Lagështira ajrore (në %)Lagështira e tokës (në %)
Mbirja24 - 2860 - 7080 - 85
Gjatë periudhës bimore21 - 3060 - 7070 - 80
Gjatë lulëzimit deri në pjekje26 - 3460 - 7070 - 80

 

Pjepri, duke qenë bimë me origjinë nga vendet e ngrohta, dallohet për kërkesa termike të larta dhe nga ky këndvështrim, kjo bimë bën pjesë në grupin e perimeve ngrohtësi-dashëse.

  • Temperatura më e ulët biologjike është 12°-14°C 
  • Temperatura më e lartë biologjike është 30°-36°C
  • Temperatura optimale e rritjes është 25°-28°C ditën dhe 18°-20°C natën
  • Temperatura minimale e mbirjes është 13-15°C
  • Temperatura optimale e mbirjes është 25°-30°C
  • Temperatura optimale e lulëzimit 21°-24°C 
  • Temperatura optimale e lidhjes së frutave 20°-24°C .
  • Temperatura e përshtatshme e tokës është 15°-20°C, nën 10°C dhe mbi 27°C, janë frenuese për përvetësimin e lëndëve ushqyese dhe të ujit nga sistemi rrënjor.

 

Kujtesë për kultivuesit e pjeprit!
Regjimi termik luan rol të rëndësishëm në shprehjen e tipit të lulërisë tek pjepri; temperaturat e ulta nxisin formimin e luleve femërore, kurse ato relativisht të larta shtojnë numrin e luleve mashkullore. Edhe temperatura e tokës luan rol të rëndësishëm në përvetësimin e lëndëve ushqyese dhe ujit e për rrjedhojë në rritjen dhe zhvillimin e përshtatshëm të bimëve.

Në cilat toka shkon më mirë pjepri?
Pjepri parapëlqen toka të thella, argjilolymore, të kulluara e të ajrosura mirë me ph 6-7.5. Tokat ranore japin prodhim më të hershëm, por me cilësi më të ulët se ato argjilore. Mund të kultivohet edhe në toka mesatarisht të kripura.

 

Cilët nga parabimët i përshtaten më shumë pjeprit? 

Parabimë të mira për pjeprin janë të lashtat dhe bimët bishtajore.

 

KUJDES! Duhet të mënjanohet mbjellja e pjeprit pas bimëve të familjes bostanore si (pjepri, kungulli, kastraveci), pas solanaceve si (domatja, speci, patëllxhani) dhe qeporeve. Pjepri, është mirë që të rikthehet në të njëjtën ngastër, jo më parë se 3-4 vjet.

 

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë sesi duhet të përgatitet toka për mbjelljen e fidanave të pjeprit.

Data e publikimit: 20/07/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË FTOIT

Frutat e kësaj peme zënë një vend të rëndësishëm në strukturën e konsumit të frutave. Ato përmbajnë 8-10% lëndë sheqerore, acide organike, lëndë azotike, lëndë minerale, vitaminat më kryesore A, B, C, si dhe lëndë aromatike të cilat ia rrisin më shumë vlerat e frutave të përpunuara në industrinë ushqimore.

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË QIQRËS

Cilat janë vlerat e qiqrës?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË ROZMARINËS

Cilat janë sëmundjet, simptomat dhe masat e kontrollit?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË THJERRËZËS

Thjerrëza kultivohet kryesisht për kokrrat e saj, të cilat janë të shijshme dhe të përvetësueshme nga organizmi i njeriut.

Lexo më shumë