PËRDORIMI I MELASËS




Melasa vjen e gatshme për përdorim kryesisht në formën e blloqeve minerale, tubave mineralë si dhe kovave me masë në formën e pastës. Këto burime të melasës mund të përdoren si në ambiente të mbyllura (në stalla) ashtu edhe në kullota, duke i vendosur kryesisht pranë burimeve ose rezervave ujore. 

Ju rekomandojmë të mbani parasysh konsumin ditor i cili nuk duhet të kalojë sasinë prej 1.2-2.2 kg për krerë në ditë, me qëllim që të shmangen efektet e mundëshme negative. 

Cilat janë disa nga mënyrat e përzierjes së Melasës me drithërat që prodhoni vetë në fermë (ose blini nga ferma të tjera, ose furnizuesit e inputeve bujqësore)?

  • Sistemi i përzjerjes në mulli. Kjo metodë është e përhapur për përgatitjen e përzjerjes në kushtet e fermës. Veçanërisht është e rekomandueshme për gjedhin për mish ku përdoren dieta të pasura me drithëra. Procesi përfshin bluarjen e drithërave dhe më pas përzjerjen e tyre me melasë. Përzjerja në mikser siguron në këtë mënyrë që çdo pjesëz e drithërave të jetë e përzier mirë me melasën duke mundësuar dhe rritjen e shijueshmërisë së ushqimit.
  • Mbulimi me melasë. Kjo metodë përdoret në ferma relativisht të vogla, mund të bëhet pa nevojën e ndonjë paisje, pra kryesisht në mënyrë manuale. Melasa e lëngshme hidhet mbi drithërat ose foragjeret duke mundësuar thithjen e melasës dhe qullosjen e tyre para ofrimit si ushqim. 
  • Përfshirje në TMR (paisjen vetëpërzjerëse të racionit total ushqimor). Shtimi i melasës në paisjen TMR është shumë efektiv, pasi mundëson një përzierje uniforme. Kjo mënyrë redukton përzgjedhjen e ushqimit nga lopët dhe përmirëson prodhimin e tyre pasi të gjithë përbërësit shpërndahen në mënyrë të njëtrajtëshme në ushqim.
  • Madhësia e copëzave të drithërave është e rëndësishme, pasi copëzat më të vogla bëjnë një përthithje më të shpejtë të melasës. Garantoni që ushqimi të jetë mjaftueshëm i thatë me qëllim që të thithë melasën dhe të lehtësojë punën tuaj në përzjerjen e saj.
  • Bëni kujdes me menaxhimin e temperaturës dhe viskozitetit të melasës në formë paste. Viskoziteti i melasës në këtë rast mund të menaxhohet duke e ngrohur atë në temperaturë rreth 45-50°C, gjë e cila sjell lehtësi në përzjerje. 
  • Shkrirja në ujë është një mënyrë që mund të përdoret për të lehtësuar përhapjen e melasës mbi ushqime të ashpra siç janë bari i thatë apo kashtërat.      

Por, a shfaqen probleme në përdorimin e melasës tek lopët e qumështit?

Në rastet e përdorimit pa respektuar protokollet dhe rekomandimet e duhura, melasa mund të shkaktojë probleme sikurse:

  • Acidozën e rumenit. Për shkak të pranisë së lartë të sheqernave, melasa mund të bëhet shkak i shfaqjes së acidozës.
  • Helmimin nga melasa i cili ndodh atëherë kur përdoren sasi të larta të saj. Helmimi shoqërohet me shfaqjen e shenjave të nervozitetit ose verbimit, megjithëse raste të tilla janë të rralla.
  • Helmimin nga ureja. Ekziston rreziku i helmimit nga ureja pikërisht nëse marrja e melasës bëhet e pa kontrolluar dhe veçanërisht nivelet e larta të uresë mund të bëhen të rrezikshme. 
  • Mungesa e balancimit të potasit. Melasa është e pasur me potas që mund të shkaktojë probleme veçanërisht gjatë periudhës së tranzicionit. Ky mos balancim mund të sjellë probleme me sëmundjet metabolike nëse melasa nuk përdoret në sasitë e duhura.
  • Probleme shëndetësore sikurse turbullirat gastro intestinale (të sistemit tretës) shoqëruar me diare.
  • Fryrje. Nëse nuk përdoret siç duhet, melasa mund të shkaktojë fryrje, veçanërisht nëse nuk shoqërohet siç duhet me komponentë të tjerë ushqimorë.

Cilat janë disa nga shenjat tipike të helmimit nga melasa?

  • Frymëmarrje të shpeshta dhe dobësi muskulare, të cilat në raste të rënduara mund të sjellin deri edhe vdekjen e lopës.
  • Dëmtime të sistemit nervor dhe verbime. Shfaqen lëvizje të pa qëndrueshme dhe të pa koordinuara, jargëzime, gjendje stresi/dëshpërimi si dhe mbështetje pas strukturave të stallës.
  • Ulje e temperaturës së trupit. 

Për të eliminuar rreziqe të tilla, mbani parasysh:

  • Vëzhgoni tufën në mënyrë të rregullt e të vazhdueshme për shenja të veçanta. 
  • Filloni përdorimin e melasës në mënyrë graduale në racionin ushqimore. Kjo bëhet me qëllim që të parandalohet mbi konsumi i melasës. Kjo mënyrë ndikon që rumeni i lopës të përshtatet me sasinë e lartë të sheqerit. 
  • Si parim, sasia e melasës nuk duhet të kalojë 20% të totalit të lëndës së thatë të dietës ushqimore.
  • Siguroni marrjen e duhur të foragjereve dhe absorbimin e tyre. Foragjeret duhet të jenë të pranishme në racionin ushqimor me qëllim që të ruhet shëndeti i rumenit. 
  • Garantoni përzjerjen e duhur të melasës me komponentët e tjerë ushqimorë 
  • Mbani nën monitorim kushtet e mjedisit. Mundohuni të shmangni përdorimin e melasës në periudha me reshje, pasi shiu mund të tresë përzjerjen duke sjellë mbi konsum. Ndaj, nëse kafshët janë jashtë stalle siguroni mbulimin e grazhdeve të ngrënies. 
  • Siguroni që grazhdet të jenë të mjaftueshëm për të garantuar ngrënie të njëtrajtëshme nga tufa, shmangien e mbingrënies si dhe konkurrencën ndërmjet kafshëve për ushqim.
  • Garantoni një dietë të balancuar veçanërisht duke siguruar jonxhë e cila është e pasur në proteinë.    

Data e publikimit: 28/05/2025


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

MELASA DHE RËNDËSIA E SAJ NË TË USHQYERIT E GJEDHIT

Ofrimi i melasës shërben shërben si një prej mundësive për plotësimin e këtyre mungesave duke mundësuar përmirësime në drejtime të ndryshme të aktivitetit të lopëve, të cilat sjellin si rezultat shtimin e sasisë së qumështit të prodhuar.

Lexo më shumë

STANDARDET MINIMALE TË NDËRTIMIT TË STALLAVE

Në ndërtimin e stallave mbani parasysh respektimin e normave bazë që lidhen me hapsirën e nevojshme sipas kategorisë së kafshëve, hapsirat për ushqim e ujë-pirje, për t'i siguruar atyre kushte të përshtatshme për prodhim e riprodhim si dhe mirëqenie të përgjithshme.

Lexo më shumë

LYTHAT OSE PAPILOMAT NË GJEDH

Çfarë janë lythat dhe si mund t'i parandalojmë?

Lexo më shumë

SI MUND TË PARANDALOHEN DHE LUFTOHEN LYTHAT?

Vaksinat mund të ndihmojnë në parandalimin e lythave tek gjedhët e pa infektuar më parë.

Lexo më shumë