VJELJA/KORRJA E TRUMZËS




Vjelja bëhet me dorë ose me makineri korrëse e cila e realizon prerjen e bimës në mënyrë që të mos komprometojë cilësinë e saj. Në përgjithësi, vjelja kryhet në lartësinë 5-8 cm mbi sipërfaqen e tokës. 

Për të marrë maksimumin e rendimentit, të vajit esencial, vjelja realizohet në fund të korrikut ose në fillim të gushtit, në fazën e lulëzimit të plotë. Ndërsa, për vjeljen për gjethe procesi realizohet në mes të Qershorit e Korrikut, në fillim të lulëzimit.

Tharja dhe ruajtja e produktit

Si gjethet ashtu dhe lulet (e gjithë masa e vjelë) duhet të thahen në vende të thata, të mirë ventiluar/ajrosura dhe vende të errëta ose hije. 

Prodhimi i tharë ambalazhohet në thasë dhe ruhet në vende të thata e të ajrosura mirë.

Prodhimi i njomë luhatet në mes 8 dhe 12 ton/ha. Rendimenti i masës së thatë luhatet 2-2.5 ton/ha. Përmbajtja e vajit esencial luhatet nga 0,18% deri 0,20%.

Data e publikimit: 27/06/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

VJELJA DHE THARJA E AGULIÇES

Cilësia e prodhimit varet kryesisht nga kushtet e tharjes. Në asnjë rast tharja nuk mund të bëhet në dritë të madhe apo në diell.

Lexo më shumë

VJELJA DHE TRAJTIMI PAS VJELJES I ROZMARINËS

Kur është koha e korrjes së rozmarinës?

Lexo më shumë

KORRJA DHE SHIRJA E LULEDIELLIT

Çfarë duhet të bëni me farat e lulediellit pas korrjes?

Lexo më shumë

VJELJA/KORRJA E MENTËS

Në këto raste, gjethet e thata tek menta nuk kanë më ngjyrë të bukur të gjelbër, kështu që i humb vlera tregtare.

Lexo më shumë