MBJELLJA DHE KULTIVIMI I PHYSALIS PERUVIANA




Ashtu si çdo kulturë perimore, physalis ka dallime në aspektin e pjekjes teknike në varësi të varietetit (nga mbirja deri në pjekjen e plotë):

-Herët, 90-110 ditë;

-Mesi i sezonit, 110-130 ditë;

-Vonë, deri në 150-160 ditë.

Bimët e physalis kanë nevojë për nxehtësi dhe dritë. Në zonat e ftohta me ngrica të vonëshme physalis, kultivohet me fidanë të parapërgatitur.

Mënyra dhe koha më e mirë për të rritur Physalis janë dy:

  • Nëse e mbjellim këtë perime me fidanë të parapërgatitur, koha më e mirë është në fund të dimrit.
  •  Përkundrazi, nëse duam të mbjellim Physalis direkt në tokë, koha më e mirë është pranvera.

REKOMANDIM! FERMERI QË VENDOS TË MBJELLË PHYSALIS, DUHET TË KETË PARASYSH KËTA VEÇORI TË TIJ:

  • Lidhur me ujitjen e physalis, kjo varet kryesisht nga lloji i klimës. Kur është më e ftohtë dhe ka më shumë lagështi, ju duhet ta ujisni këtë bimë më rrallë.
  • Nga ana tjetër, nëse klima është shumë e thatë dhe e nxehtë, ajo duhet të ujitet më shumë dhe më shpesh.
  • Për të ditur më saktë datën e mbjelljes së physalis, rekomandohet të numëroni këtë periudhë dhe të shtoni 7-9 ditë për fidanët nga koha kur ngricat në rajonin tuaj më në fund largohen.

Cila është Teknologjia e Kultivimit të Physalis Peruviana?

Fidanët e physalis kanë nevojë për më shumë nxehtësi dhe dritë sesa mund të japin shumica e zonave klimatike. Kjo është arsyeja pse physalis kultivohet me fidanë të parapërgatitur. Përgatitja e fidanëve zgjat 40-50 ditë nga dita e mbjelljes së farës, duke u bërë të gatshëm për t’i mbjellë në fushë të hapur.

Përgatitja e fidanëve bëhet duke mbjellë farën në tava polisteroli, të cilat mbushen me materialin e përgatitur me këtë përzierje;

4/9 torfe;

2/9 humus (lejohet kompost i kalbur);

2/9 dherishtë;

1/9 rërë lumi e larë.

Përbërësit e mësipërm përzihen dhe i ziejmë me avull për 60 minuta, me qëllim për të zvogëluar mundësinë e sëmundjeve kërpudhore dhe barërave të këqija. Tavat e polisterolit të mbjella me farat e physalis vendosen në një ambient me temperaturë jo më pak se 16°C.

Është tepër e rëndësishme që dherishtja të mos thahet, duke ujitur me doza të vogla dhe të shpeshta duke mos e tepruar lagështirën pa përmbytur fidanët e physalis. Është më mirë të mos ujitet me sasi të mëdha uji, por pak nga pak, me pushime 2-3 orë. Është shumë e rëndësishme që në mënyrë periodike t'i ekspozojmë fidanët në diell duke i ajrosur dhe për rritje uniforme.

Mbjellja në fushë të hapur. 

Mbjellja në fushë në vendin e përhershëm bëhet kur fidanët kanë arritur në fazën e 5-6 gjetheve. Duke qenë që bimët e physalis rriten shumë dhe në formë kaçube, mbjellja bëhet në largësi 1 m rreshti nga rreshti dhe 50 cm bima nga bima brenda rreshtit pak a shumë në formë shahu. Mbjellja bëhet në kohë të vrenjtur ose mbasdite vonë. Pas mbjelljes ato ujiten me ujë të bollshëm.

Çfarë shërbimesh agroteknike kryhen për Physalis në fushë?

Rritja dhe kujdesi për physalis është e thjeshtë dhe e lehtë. Gjatë sezonit të rritjes, bima ka nevojë për ujitje të rregullt, e ndjekur nga shkrifërimi i tokës, heqja e barërave të këqija si dhe plehërimi me plehra organike në formë tretësire të glasave të pulës dhe plehërimi plotësues me pleh azotik. Rritja e physalis bëhet në formën e shkurreve, sa më shumë degë të shkurreve, aq më i lartë do të jetë rendimenti.

Si krasitet Physalis?

Në mënyrë që Physalis të jetë më i qëndrueshëm, bima duhet të shkurtohet (krasitet). Të gjitha degët e thata dhe të vjetra duhet të hiqen. Ne duhet të eliminojmë gjethet që janë prekur nga sëmundje dhe kështu të zvogëlojmë rrezikun e përhapjes në bimë të tjera. Këshillohet që bimëve të physalis “shkurre” t’u vendosen mbështetës për mbështetje. Në këtë mënyrë ata do të jenë në gjendje të përballojnë peshën kur janë në sezonin e prodhimit. Ky aspekt nuk duhet nënvlerësuar, pasi pesha e tepërt shkakton shembjen ose thyerjen e degëve. Krastim të gjitha filizat e dala nga baza e kërcellit deri në 40 cm lartësi.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Sëmundjet dhe dëmtuesit e Physalis Peruviana. 

Data e publikimit: 28/08/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I ENDIVIES

Cila është Teknologjia e Kultivimit të Endivies?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË GUAVAS

Guava ka përdorime të shumta falë profilit të saj ushqyes, shijes dhe vlerës së saj në mjekësinë tradicionale.

Lexo më shumë

Varietetet Autoktone të Preshit dhe Hudhrës

Dëshironi një informacion të shkurtër për kultivimin e kulturave perimore që kultivohen në Shqipëri?

Lexo më shumë

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I KOPRËS

Cila është struktura varietore e rekomanduar?

Lexo më shumë