Cilat pjesë të bimës preken dhe dëmtohen nga tenja e domates Tuta absoluta?




Cilat pjesë të bimës preken dhe dëmtohen nga tenja e domates Tuta absoluta?

  • Dëmi shkaktohet nga veprimi i aktivitetit ushqimor të larvave mbi të gjithë pjesët ajrore të bimës.
  • Mbi gjethe, larvat e reja hapin galeri duke lëvizur në mes të dy pjesëve të epidermës.
  • Në fillim bërja e galerive është në formë serpentine, por më vonë këto mina zgjerohen në formë njollash shumë të gjera dhe kështu janë shumë të dukshme, duke ndryshuar plotësisht nga ato që formojnë mizat minuse të Liriomyza spp.
  • Mbi këto njolla është e lehtë të dallohen larvat që zhvillohen në brendësi të tyre në qoftëse gjethja mbahet në drejtim të kundërt të dritës.
  • Shpesh herë aktiviteti minues i larvës vërehet edhe në gjethëzat e vogla të domates.

Dëmtime në kërcell

  • Mbi pjesën mbi tokësore të kërcellit të bimëve të rritura, larvat hapin galeri të vogla që zbresin nga sipër poshtë, duke shkaktuar shumë shpesh humbjen e majës së bimës ose tharjen e vegjetacionit mbi këto galeri.
  • Në kërcell pika e penetrimit të larvave është në sqetullën e bashkimit të gjetheve me kërcellin.

Dëmtimi në fruta

  • Frutat mund të preken në çdo stad të zhvillimit të tyre.
  • Mbi frutat që janë më të zhvilluara, larvat preferojnë të penetrojnë në zonën në afërsi të bishtit, duke provokuar shkëputjen dhe rrëzimin e frutave ,ose ato mund të vazhdojnë të hapin galeri në brendësi të frutit edhe në pika të tjera të ndryshme, duke i bërë ato jo të tregëtushme.
  • Në organet e prekura nga aktiviteti minues, shpesh herë mund të manifestohen dëme indirekte, si pasojë e vendosjes në këto plagë të patogjeneve të tjerë (baktere dhe këpurdha).

Data e publikimit: 02/11/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

Teknologjia e Kultivimit të Kalesë në Fushë të Hapur

Përse kale meriton të përhapet më shumë në vendin tonë ?

Lexo më shumë

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I KALESË

Cila është struktura varietore e rekomanduar?

Lexo më shumë

VJELJA, DHE RUAJTJA E PRODHIMIT TË KALESË

Kjo është një nga avantazhet e mëdha të kalesë.

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË DUHANIT

Mëso më shumë rreth kultivimit të duhanit

Lexo më shumë