Histori Suksesi- Nesti Troka




Nesti Troka është një nga pionierët e kultivimit të luleshtrydhes në Kafaraj të Fierit, eksperiencë kjo e fituar nga emigrimi në Greqi dhe ndikues në kthimin e zonës në një zonë të njohur për kultivimin e këtij produkti në Shqipëri.

Historia e tij nis para 15 vitesh me 3 dynym serë dhe nevoja për të shtuar sipërfaqen dhe pamundësia financiare e drejtuan te FED invest për kredi.

Sot ai zotëron 1 ha sera për luleshtrydhen, njëkohësisht është edhe grumbullues i produktit të zonës dhe përpiqet të ndikojë në përdorimin e inputeve bujqësore sa më organike në luleshtrydhe.

I kënaqur me shërbimet nga FED invest, pa ndrojë mund të themi se Nesti është ktheyr edhe në një referues brenda federatës së fermerëve të zonës së institucionit tonë financiar.

Data e publikimit: 16/02/2025


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: