Agimi jeton bashkë me familjen e tij në fshatin Bubullimë, rreth 15 km larg qytetit të Lushnjes, në zemrën e Myzeqesë. Me ndarjen e tokës bujqësore sipas Ligjit 7501, përfituan një tokë bujqësore, të cilën e administron dhe e punon bashkë me familjen e tij. Vitet ‘90, Agimin e gjetën emigrant në Greqi, me shpresën e një jete më të mirë, por edhe për të marrë eksperiencë në një shtet më të zhvilluar në sektorin e bujqësisë. Në vitin 2009, Agimi vendosi të kthehet nga emigracioni dhe investoi në fshatin e tij. Si fillim, ai ndërtoi një shtëpi të re nga kursimet e siguruara “ …si të gjithë kam ëndërruar të ndërtoj një shtëpi të re, t’i siguroj familjes dhe fëmijëve të mi kushte më të mira” shprehet Agimi.
Shtëpinë e ndërtoi, por Agimi mendoi edhe për të ardhurat që do të siguronte për familjen e tij dhe po në vitin 2009 kërkoi financim pranë zyrave të FED invest në fshatin Bubullimë. Bashkë me të ardhurat e tij, Agimi investoi në ndërtimin e dy dynym serrë për kultivim perimesh.
Por, nuk mjaftoi me kaq.
Me të ardhurat e siguruara gjatë sezonit të shitjeve, ai iu drejtua sërish ekspertizës së FED invest dhe vendosi të zgjeroj sipërfaqjen e investimit në serra. Kështu financim pas financimi, bashkë me fitimet që kishte siguruar nga biznesi familjar, ndërtoj 1 hektar serra. Kjo i dha atij një siguri, sepse gjatë historikut të tij u rrit gradualisht si biznes dhe tani është një nga fermerët më të suksesshëm të zonës.
Në Prill të 2016, një stuhi përfshiu rrethin e Lushnjes, e cila solli dëmtim të plasmasit të serrave, duke vendosur në pikëpyetje biznesin dhe vazhdimësinë e tij. Por, në të njëjtën kohë Agimi ishte pjesë e projektit të sigurimit të serrave dhe u dëmshpërblye për të gjithë dëmin e shkaktuar në serrë.
“Unë nuk kisha njohuri për produktet e siguracionit dhe përfshirja në këtë projekt mu duk si një burokraci e tepërt, por kur ndodhi prishja e serrave, ajo “letra e vogël” që kishim marrë shërbeu për të riparuar dëmin e shkaktuar. E vërtetë është se gjatë të gjithë periudhës së financimit stafi i FED invest më ka qëndruar pranë për çdo problem financiar që mund të kisha në lidhje me investimin” - shprehet Agimi.
Sot, Agim Mita është një histori suksesi, i cili ka 6 dynym serra diellore dhe ka krijuar një eksperiencë në zbatimin e teknologjisë për kultivimin e domates dhe të kastravecit. Shpesh fermerët e zonës i drejtohen për informacione në lidhje me hibridet, teknologjinë dhe pesticidet më cilësore që Agimi përdor.
Shpërndaj në rrjetet sociale: