FED invest ka vite që njihet nga anëtarësia e saj në fshatin Gradisht dhe Spolat të Lagunës së Divjakës, ku një nga anëtarët e parë të SHKK-së është Kudret Doga. Aktiviteti i tij është i shënuar me mbjelljen e perimeve të fushës. Zona e Divjakës ka një tokë nga më pjelloret dhe më të begatat në Shqipëri.
Për të veҫuar është viti 2005 kur Kudreti filloi zgjerimin e aktivitetit, duke ndërtuar serra diellore dhe mbjelljen e perimeve të fushës si spec i kuq, brokoli, lulelakër, të cilat ishin nga më modernet për kohën. Fondet i ka përdorur për zgjerimin e aktivitetit të serrave. Duke parë ecurinë e mirë të aktivitetit Kudreti gjatë viteve filloi të shtonte më shumë siperfaqen e serrës.
Në kuadër të punës së vazhdueshme të FED invest për të rritur kapacitetet e fermerëve tanë, Kudret Doga u zgjodh për të shkuar në Holandë së bashku me disa fermer të zonës. Ky udhëtim do të shërbente për marrjen e një eksperiencë në sektorin e bujqësinë në një nga vendet më të avancuara në teknologjinë bujqësore. Kudreti kohët e fundit ka ndërtuar edhe një magazinë grumbullimi të produkteve bujqësore të zonës dhe ka lidhur kontrata me sipërmarrës të huaj për të eksportuar në shtetet fqinje.
Në fshatin Gradisht është përqëndrimi më i madh i serrave djellore, rreth 65 hektar, një nga më të mëdhatë në shkallë vendi. Kudreti vendosi të blinte një makineri për paketimin dhe amballazhimin e produkteve bujqësore, të cilat eksportohen jashte Shqipërisë.
Kudreti është financuar vazhdimisht nga FED invest. Aktualisht ka një biznes të konsoliduar prej 1.2 ha serra diellore, një magazinë, e cila grumbullon produktet bujqësore të zonës dhe ka punësuar në pikën e grumbullimit 10 punonjës me kohë të plotë dhe sezonal.
Ai është një njeri korrekt, i përkushtuar totalisht ndaj biznesit dhe familjes. Gjatë takimeve shprehet se biznesin do ta rrit përsëri. Ai është një fermer model për zonën ku jeton dhe i menaxhon bizneset e tij me një përkujdesje maksimale.
Ndërkohë fermerët në fshatin Gradisht janë bërthama e një kooperative që po formohet në zonën e tyre me asistencën e FED invest, në bashkëpunim me Rabobank, dhe Kudreti është njëri prej tyre.
Shpërndaj në rrjetet sociale: