Histori Suksesi – Bedri Aliaj




Në Risili të Vlorës shkojmë të takojmë fermerin Bedri Aliaj, anëtar i FED invest-it.

Pas një emigrimi familjarisht, vendosëm të ktheheshim në Shqipëri dhe vreshtaria në serrë ishte ide e djemve pasi zona si traditë është shquar për blegtori dhe unë vendosa ti mbështes ata. Filluam me një hektar vresht me ato kursime që kishim dhe disa para borxh aty – këtu. 

Me rritjen e punës, filluam të mendonim për financim të rrisnim sipërfaqen dhe qëlloi që u njoha me Shkëlqimin, Drejtorin Rajonal të FED invest-it, dhe ai ma mbështeti idenë duke më miratuar 7 000 000 lekë kredi në një kohë shumë të shpejtë dhe pa burokraci të cilën e përdora për të shtuar dhe 1.5 hektarë vresht serre me rrush tavoline. 

Do mund por, jemi të kënaqur dhe kemi arritur të marrim deri në 600 kv prodhim. Sa i takon tregut ai është Tirana, por edhe miq e të njohur që vijnë ta marrin këtu, nuk i nxjerrim “duarbosh” pasi njerëzit kanë filluar të vijnë ta kërkojnë produktin e mirë në vend”. 

Lidhur me mbështetjen nga shteti, Bedriu vjet ka aplikuar për herë të parë dhe ka përfituar 400 000 lekë për të cilat thotë se janë një ndihmë e mirë pasi edhe agronomin edhe krasitësin i thërrasin nga Italia. 

Na kanë thënë se do të rritet mbështetja për vreshtat që nga ky vit dhe të jetë një nxitje për djemtë që ta vazhdojnë gjatë këtë punë, se tani mua më ka ardhur koha të “hap krahun”.

Ndahemi duke ju zotuar që do ta bindim që shërbimet që Bedriu bashkë me djemtë merr nga Italia do të zëvendësohen shumë shpejt nga shërbimet e Qendrës ABA, dhe ky është një “bast” i fituar nga ne.

Data e publikimit: 15/07/2025


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: