MELASA DHE RËNDËSIA E SAJ NË TË USHQYERIT E GJEDHIT




Në faza të ndyshme të aktivitetit të tyre përgjatë vitit lopët përballen me mungesa ushqimore të cilat duhet të plotësohen për të siguruar një balancë më efiçente të ushqimeve. Ofrimi i melasës shërben shërben si një prej mundësive për plotësimin e këtyre mungesave duke mundësuar përmirësime në drejtime të ndryshme të aktivitetit të lopëve, të cilat sjellin si rezultat shtimin e sasisë së qumështit të prodhuar. 

Por, cilat janë disa nga përfitimet e përdorimit të melasës? 

Melasa është një suplement i vlefshëm në dietën e lopëve të qumështit duke sjellë përfitime si në shëndetin e tyre, prodhimtarinë, riprodhimin dhe performancën e përgjithshme, pasi është një burim i mirë i proteinave, mineraleve dhe vitaminave. 

Përfitimet lidhen së pari me energjinë. Melasa siguron shtim të energjisë që shërben për mirëmbajtje të kondicionit trupor dhe rritje të prodhimit. Melasa si një burim i mirë i energjisë ofron mundësi për rritjen e tretshmërisë dhe merr vlera veçanërisht kur në dispozicion për ushqimin e lopëve të qumështit keni foragjere të cilësisë së dobët. 

Ajo shërben për të përmirësuar shëndetin e rumenit pasi ndihmon në tretjen e fibrave dhe ruajtjen e një mjedisi të shëndetshëm të rumenit duke nxitur rritjen e nivelit të pH dhe duke ulur kështu rreziqet e acidozave të fshehta. Melasa ndikon në ushqimin e mikrobeve të domosdoshme të rumenit, duke sjellë përmirësimin e përdorimit të ushqimeve të tjera pjesë e  racionit ushqimor.  

Gjithashtu, melasa ndikon në balancimin e racionit ushqimor. Ajo ka përparësi të cilat lidhen me oreksin e lopëve, pasi ndikon në rritjen e shijimit të shtesave ushqimore. Duke qenë shumë e shijshme i nxit lopët të hajnë kur ato shfaqin mungesë oreksi. Kjo ndikon në rritjen e përthithjes së lëndës së thatë veçanërisht kur përdoren në racionin ushqimor ushqime të cilat janë më pak të shijshme sikurse është kashta. Ritheksojmë përsëri se shtesat e melasës janë veçanërisht të nevojshme gjatë periudhës kur nuk keni në dispozicion foragjere ciësore.

Eshtë një produkt i rëndësishëm që ndikon në tretshmëri, duke tretur shtesat proteinike dhe ato të fibrës, si dhe duke rritur aftësinë përthithëse të karbohidrateve dhe energjisë. Sheqerërat e pranishëm në melasë rrisin aktivitetin fermentues të rumenit, për pasojë sjellin zbërthimin e celulozës dhe linjiteve (masës së drunjtë) në foragjere, gjë e cila shoqërohet me rritje të kalorive të përftuara nga këto ushqime.

Melasa ndikon në proceset e riprodhimit, pasi një dietë e pasur me energji para pjelljes ndihmon në ruajtjen e një kondicioni të mirë ushqimor gjatë periudhës pas pjelljes. Ajo siguron nivelin e duhur të energjisë përpara, gjatë dhe pas ndërzimit duke ndihmuar në ruajtjen e shkallës së barrsmërisë. Ndikimi në rritjen e nivelit të glukozës në gjak bën të mundur përmirësimin e shkallës së fekonditetit. 

Melasa kufizon sjelljen e lopëve në përzgjedhjen e ushqimit, duke bërë të mundur që lopët të konsumojnë një dietë të balancuar dhe të qëndrueshme. 

Veçanërisht gjatë periudhës së tharjes ofrimi i suplementeve të melasës ndihmon në uljen e rasteve të ketozës pas pjelljes, pasi ndihmon në marrjen e qëndrueshme të ushqimeve si dhe në përmirësimin e balancës energjitike. 

Gjithashtu melasa konsiderohet si një mënyrë e të ushqyerit me kosto efiçente.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë lidhur me Përdorimin e Melasës.

Data e publikimit: 28/05/2025


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

PËRDORIMI I MELASËS

Cilat janë disa nga mënyrat e përzierjes së Melasës me drithërat që prodhoni vetë në fermë (ose blini nga ferma të tjera, ose furnizuesit e inputeve bujqësore)?

Lexo më shumë

STANDARDET MINIMALE TË NDËRTIMIT TË STALLAVE

Në ndërtimin e stallave mbani parasysh respektimin e normave bazë që lidhen me hapsirën e nevojshme sipas kategorisë së kafshëve, hapsirat për ushqim e ujë-pirje, për t'i siguruar atyre kushte të përshtatshme për prodhim e riprodhim si dhe mirëqenie të përgjithshme.

Lexo më shumë

LYTHAT OSE PAPILOMAT NË GJEDH

Çfarë janë lythat dhe si mund t'i parandalojmë?

Lexo më shumë

SI MUND TË PARANDALOHEN DHE LUFTOHEN LYTHAT?

Vaksinat mund të ndihmojnë në parandalimin e lythave tek gjedhët e pa infektuar më parë.

Lexo më shumë