TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË RUKETËS NË FUSHË TË HAPUR




Ruketa është bimë e familjes kryqore, perime tipike e zonës së Mesdheut, me origjinë nga Evropa jugore dhe Azia, njohur që nga koha e grekëve, romakëve dhe Egjiptit të lashtë. Përhapje më të madhe ka në vendet e Mesdheut, të Evropës jugore dhe asaj qendrore.

Në vendin tonë njihet pak dhe ka përdorim të kufizuar, por që meriton të përhapet më shumë.

Përse ruketa meriton të përhapet më shumë në vendin tonë ?

Kjo sepse: 

  • Kjo bimë po gjen një përdorim të gjerë në guzhinë.
  • Gjethet e saj kanë përdorim të gjerë jo vetëm si e freskët, në formë sallate, por edhe për përpunim në guzhinë.
  • Kjo perime ka shumë vitamina, A, B6, B9, C e K, kripëra minerale, kalcium, magnez, potas, hekur dhe shume fibra.
  • Ruketa përmban sulforafano dhe beta karotene, dy përbërës që kanë një rol të rëndësishëm në parandalimet e tumoreve. Ruketa do ju ndihmojë të ndiheni më mirë, falë përfitimeve të saj pastruese, tretëse dhe tonifikuese. Kjo perime e jashtëzakonshme parandalon ulçerat, gastritet dhe problemet e mëlçisë, pasi largon lëngjet e tepërta dhe toksinat.

Cilat janë kërkesat e ruketës për klimën, tokën dhe parabimën ?

Ruketa është bimë e klimës së butë, i reziston mjaft të ftohtit, por jo ngricave të qëndrueshme. 

  • Temperatura më e ulët për rritjen është 5°C
  • Temperatura e përshtatshme e rritjes është 15-20°C

Kujtesë për kultivuesit e ruketës!

  • Është bimë që pëlqen ndriçimin e plotë dhe lagështinë ajrore.
  • Në mjedise me lagështi ajrore të ulët, gjethet bëhen më të ashpra dhe jo cilësore.

Në cilat toka shkon më mirë ruketa ?

Ruketa është bimë që përshtatet për tipe të ndryshme toke.

Pëlqen toka mesatarisht të lehta, të thella, të freskëta, të kulluara mirë dhe të pasura me lëndë organike dhe kalcium, me pH 6-7. Nuk pëlqehen tokat e rënda.

Cilët nga parabimët i përshtaten më shumë ruketës ? 

Meqenëse ruketa ka periudhë të shkurtër bimore, mund të mbillet si kulturë kryesore pas kulturave që u kemi hedhur sasi plehrash organike e kimike. 

Bashkëshoqërimi është i këshillueshëm, por i vështirë për tu praktikuar.

KUJDES! Si kulturë e ndërmjetme nuk duhet mbjellë pas shalqinit, pjeprit, kungullit, karrotës, finokut, patëllxhanit, domates, lakrës etj.

SI DUHET TË PËRGATITET TOKA PËR MBJELLJEN E RUKETËS ? 

Për përgatitjen e tokës për mbjelljen e ruketës duhet të kemi parasysh këto specifika: 

Punimi i tokës

Përgatitja e mirë e tokës është e rëndësishme për të garantuar mbirje të mira, rritje dhe zhvillim normal të bimëve. Pas punimit të tokës 26-30 cm, në përputhje me periudhën e mbjelljes, për një përgatitje të mirë të tokës kryhen dhe punime të tjera përgatitore si plehrim kimik, diskime, frezime, lesime, trajtim me herbicide për luftimin e barërave të këqija, etj për të siguruar një shtrat mbjelljeje sa më të mirë për mbirjen dhe zhvillimin normal të bimëve.

Kanalet kulluese dhe vaditëse

Pas punimit dhe frezimit të sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgatitet i gjithë sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditëse

Plehërimi i tokës

Plehërimi këshillohet të bëhet në përputhje me karakteristikat bimore të kultivarëve, tipin e tokës, mënyrën e kultivimit, dendësinë e mbjelljes, etj. Këshillohet përdorimi që në punimet përgatitore të tokës, para mbjelljes, të përdoret e gjithë sasia e planifikuar e plehrave fosforike dhe potasike si dhe ½ e sasisë së planifikuar të plehrave azotike, ndërsa pjesa tjetër e tij, përdoret gjatë vegjetacionit në 1-2 duar.

Sasia dhe raporti i plehërimit 

Si përcaktohet sasia e plehërave që duhen përdorur tek ruketa ? 

Ruketa është bimë me kërkesa jo të larta për lëndë ushqyese. Për të siguruar një prodhim prej 8-10 kv/dynym, ruketa kërkon 10-12 kg/dynym azot (N), 7-10 kg/dynym fosfor (P2O5) dhe  10-12 kg /dynym potas (K2O).

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Varietetet, mbjellja dhe kultivimi i ruketës. 

Data e publikimit: 13/06/2025


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË GOJY BERRYT NË FUSHË TË HAPUR

Përse ka rëndësi përhapja e Gojy berry në vendin tonë ?

Lexo më shumë

PROBLEMATIKA E AKUMULIMIT TË NITRATEVE NË PERIME

Një nga faktorët që çon në uljen e cilësisë së prodhimit bimor, është edhe abuzimi me përdorimin e tepërt të plehrave kimike dhe kryesisht ato azotike. Ndër kulturat më të ndjeshme në këtë drejtim, janë perimet e sidomos ato gjethore.

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË PATATES VERORE

Patatja është parabimë shumë e mirë për të gjitha kulturat bujqësore, sidomos për drithrat sepse e le tokën të pastër nga barërat e këqija dhe të pasur me lëndë ushqyese. Cilat janë tre rregullat për mbjelljen e patates në verë?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË SPINAQIT TË ZELANDËS SË RE NË FUSHË TË HAPUR

Spinaqi i Zelandës së Re ka kërkesa klimatike e tokësore më të larta në krahasim me spinaqin e zakonshëm.

Lexo më shumë