Përurimi i Qendrës ABA dhe i platformës digjitale abaonline.al




Përurimi i Qendrës ABA dhe i platformës digjitale abaonline.al në Lushnjë që kontribuon në zhvillimin e biznesit dhe ndërtimin e kapaciteteve financiare të fermave të vogla familjare në Shqipëri.

Ky aktivitet u realizua më datë 29 Janar 2021, njëkohësisht në ambientet e Qendrës ABA – Agro Biznes Assistencë dhe në ZOOM, ku kishte më shumë se 80 pjesëmarrës. Në hapjen zyrtare të Qendrës ABA morën pjesë miq të nderuar, partnerë strategjikë dhe bashkëpunëtorë të FED invest, anëtarë të Këshillit Drejtues të FED invest, staf dhe të zgjedhur të FED invest.

Fjalën e hapjes e mbajti Kryetarja e Këshillit Drejtues, Znj. Zana Konini, e cila ka drejtuar dhe mbështetur në çdo hap të zhvillimit këtë inicitiavë dhe projekt.  

Me pjesëmarrjen dhe fjalën e tyre na nderuan Zv. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Z. Kadia, Ambasadori i Japonisë, Z. Takada, si dhe Drejtori i JICA për Rajonin e Ballkanit, Z. Takeichi.  

Urimet më të mira për Qendrën ABA shprehën edhe përfaqësuesit e Rabo Bank, EFSE, Hellenos Fund, MFC, etj. 

Qendra ABA dhe platforma abaonline.al është një arritje e jashtëzakonshme për të gjithë ne së bashku. Këtë e kemi realizuar me një bashkëpunim të shkëlqyer me JICA-n, partner strategjik i FED invest dhe mbështetjen e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Para së gjithash, kjo arritje është falë misionit social të FED invest, vizionit të FED invest për të sjellë sa më lehtë dhe kudo shërbimet jo-financiare për fermerët shqiptarë, dhe përpjekjeve të pareshtura të stafit, të të zgjedhurve, partnerëve dhe bashkëpunëtorëve tanë për ti përjetësuar këto shërbime për fermerët.

Qendra ABA dhe platforma e saj abaonline.al jo vetëm sjellin shërbime jo-financiare të reja për fermerët për teknologjitë e prodhimit, çmimet e tregut, edukimin financiar, por ajo është konceptuar edhe si një platformë dinamike dhe interaktive ku të gjithë anëtarët e saj mund të diskutojnë, promovojnë shitjen e produkteve të tyre, mund të pyesin për ekspertizë dhe të krijojnë lidhje biznesi në sesionin  ”Tregut online” në platformë.  Të gjitha këto shërbime janë pa kosto për fermerët.

Hapja zyrtare e Qëndrës ABA-s përmbyll një fazë të rëndësishme të realizimit teknik të saj dhe tani është detyrë e gjithësecilit, si dhe e të gjithë strukturave të FED invest, në qendër dhe në bazë, për ta bërë Qendrën ABA dhe platformën e saj abaonline.al të prekshme dhe shfrytëzueshme nga çdo anëtar i FED invest, me qëllim rritjen e aktivitetit të tyre dhe rritjen e FED invest së bashku me ta. 

Data e publikimit: 09/08/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: