Parandalimi dhe luftimi i sëmundjeve të specit




                                                                            REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

Si të parandaloni dhe të luftoni sëmundjet që prekin bimën e specit?
Disa nga sëmundjet që prekin specin e serrës, gjithashtu dhe disa këshilla për t’i parandaluar dhe luftuar ato.

Nemtoda e nyjeve rrënjore

Nematoda e nyjes rrënjore shkaktohet nga një parazit i ngjashëm me krimbin e rrumbullakët. Simptomat e kësaj sëmundje janë:

Përdorimi i fidanëve të shartuar me nën-shartesë e ul në mënyrë të ndjeshme mundësinë e prekjes nga nematoda. Gjithashtu, përdorimi i produkteve me lëndë aktive fluopyram, me karencë njëherë në tre ditë për specin. 

Fuzarioza
Fuzarioza në spec, simptomat fillestare i manifeston gjashtë deri në tetë javë pas mbjelljes, si zbehje të ngjyrës së bimës dhe bllokim i kapilarëve të bimës. Duke qenë se kjo lloj sëmundje kërpudhurore jeton në tokë dhe në mbeturina për shumë vite, rekomandohet dezinfektimi i tokës dhe mbajtja e saj e pastër nga mbeturinat e bimëve të vjetra. 

KONTROLLI
Rekomandohet banjëzimi i fidanit përpara mbjelljes me Folicur 50ml dhe Predicur Energy 300 ml për 1000 m².

Tripsi

Tripsi është një insekt i cili dëmton bimën e specit duke pickuar frutat, lulet dhe gjethet. Bima mund të humbasë ngjyrë dhe mund të thahet. Shenjat e para të tij janë: 

  • shirita të argjendtë në gjethe;
  • gjethe dhe fruta të deformuar;
  • zhvillim i dobët vegjetativ i bimës.

Mënyrat e parandalimit:

Hiri
Hiri është një sëmundje kërpudhore dhe simptomat e saj janë njolla ngjyrë gri mbi sipërfaqen e gjethes. Sporet e hirit shfaqen kryesisht në ambiente me lagështi dhe temperatura të larta, por edhe në kushtet normale të bimës. Kjo sëmundje mund të cojë deri në tharje të parakohshme të gjethes. Ai ul gjithashtu prodhimtarinë dhe cilësinë e frutit. 

KONTROLLI:

  • Pastrimi i serës nga barishtet dhe bimët e vjetra
  • Përdorimi i pesticideve, kryesisht produktet me bazë squfuri;
  • Përdorimi i nënshartesave;
  • Kontrolli i lagështisë dhe temperaturës;
  • Ajrosje e mirë e serrës;

Kalbëzimi i qafës së kërcellit
Kalbëzimi i qafës së kërcellit është një sëmundje kërpudhore i cili shkaktohet nga Pythium. Ai prek kërcellin dhe përçohet tek rrënjët. Në qoftë se nuk merren masa paraprake dhe nuk ndërhyhet në kohë, rrezikohet HUMBJA e bimës.

Shkaktohet nga:

  • Vaditja me tepricë;
  • Mungesa e ajrosjes;
  • Temperature mbi 30°C ose nën 5°C;
  • Vaditja me ujëra të ndotur;
  • Toka e infektuar;
  • Plehërimi me tepricë ul imunitetin bimës.

KONTROLLI:
Mënyrat për të kontrolluar kalbëzimin janë:

  • Dezinfektim i tokës;
  • Mbajta e temperaturës së serës në normat e rekomanduara (17-24°C);
  • Menaxhimi i mirë i vaditjes,
  • Ajrosja e mirë e serës;
  • Përdorimi i nënshartesave;
  • Përdorimi i produkteve me bazë "propamocarb" ose të ngjashme;
  • Heqja e barërave të këqija në serë;
  • Qarkullimi i kulturave bujqësore.

Vrugu
Vrugu është një sëmundje kërpudhore që prek specin. Ai prek bimët e të gjitha moshave, por është më i theksuar në fund të sezonit. Kryesisht prek gjethet, shkakton reduktim të fotosintezës dhe për pasojë një prodhim më të ulët dhe një cilësi më të dobët të frutave. Simptomat fillestare janë njolla të vogla të verdha në kafe që fillimisht shfaqen në gjethet e vjetra.  Vrugu zhvillohet me shpejtësi, nga temperaturat 15-18°C gjatë ditës dhe në netë të ftohta. Zhvillimi i tij ngadalësohet kur temperaturat kalojnë 35°C dhe favorizohet nga lagështia ajrore. Simptomat shfaqen 3-12 ditë mbas infeksionit, në varësi të temperaturave dhe niveleve të lagështisë. 

KONTROLLI
Masat paraprake për të parandaluar dhe luftuar sëmundjen:

Virusi i vyshkjes dhe pjekjes me njolla i domates - TSWV
Virusi i vyshkjes dhe pjekjes me njolla i domates prek kryesisht domaten, por duke qënëse speci dhe domatja janë në një familje, ato ndajnë ngjashmëri, siç është edhe prekja nga TSWV. Ky virus transmetohet nga tripsi ose vektorë të tjerë, dhe ndikon në ngjyrimin e frutit. Shenjat e para janë njollat e vogla kafe mbi gjethet e vjetra. Më pas në gjethe shfaqen njolla të vogla, të errëta, pak a shumë rrethore të cilat u japin atyre një pamje ngjyrë bronzi. Mbi fruta shfaqen unaza me madhësi dhe ngjyra të ndryshme, siç shihet në figurë. 

DUHET TË KEMI PARASYSH QË VIRUSET VETËM PARANDALOHEN. NË RAST SE KONSTATOJMË NJË BIMË TË PREKUR JO VETËM NGA TSWV, AJO BIMË DUHET LARGUAR MENJËHERË NGA SERA.

Masat parandaluese që merren kundër këtij virusi janë:

  • Zgjedhja e varieteteve rezistente;
  • Heqja e barërave të këqija në serë;
  • Spërkatja me insekticide me bazë spirotetramat për të luftuar vektorët;
  • Eleminimi i bimëve të prekura nga ky virus.

Kalbja e fundit të frutit (BER)
Kjo sëmundje vjen nga mungesa e kalciumit, kur ka luhatje në lagështirën e tokës, pH mbi 7.5 dhe dëmtime të sistemit rrënjor. Intensiti i lartë i dritës është shumë i rëndësishëm për parandalimin e BER.

Sëmundja kontrollohet në këtë mënyrë:

  • Siguroni një nivel të mirë të Kalciumit
  • Shmangni luhatjet e lagështisë në tokë
  • Të përdoren në serë materiale hijezuese si termo-screen
  • Siguroni ventilim të mirë brenda serës
  • Evitoni lagështinë e lartë të serës sepse zvogëlon fuqinë thithëse të bimës
  • Shmangni aplikimin e Azotit Amoniakal mbi 10%
  • Shmangni përdorimin e tepërt të Bakrit

 

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Vjeljen, standartizimin dhe transportin e specit. 

Data e publikimit: 21/12/2024


Lini një koment


Komente të mëparshme
super

-samir


Shpërndaj në rrjetet sociale:

VARIETETET AUTOKTONE TË SPECIT

Keni interes të njiheni me varietetet kryesore autoktone apo tradicionale të specieve të kulturave perimore që kultivohen në Shqipëri si dhe me një informacion të shkurtër për kultivimin e tyre? Kërkoni të njiheni me vlerat dhe rëndësinë e tyre për tregun rajonal?

Lexo më shumë

Cilat janë teknikat e shartimit të specit?

Nënshartesa duhet mbjellë 5 ditë më përpara se mbishartesa. Kini parasysh që bimët në momentin që do të shartohen duhet të jenë të shëndetshme dhe të kalitura, në mënyrë që ta përballojnë sa më mirë proçesin e shartimit.

Lexo më shumë

Avantazhet e specit të shartuar

Shartimi i specit është një teknikë e përdorur gjerësisht në Europë, Azi dhe Amerikë, e cila vitet e fundit ka gjetur përdorim edhe në Shqipëri. Fermerët shqiptar, të gjendur përballë vështirësive në rritje për luftimin e sëmundjeve, kryesisht atyrë që vijnë nga toka, kanë parë përfitimet e kësaj metode për të garantuar një prodhim cilësor dhe rendiment të lartë.

Lexo më shumë

Vjelja dhe ambalazhimi i specit

Çfarë duhet të dini lidhur me vjeljen e kastravecit?

Lexo më shumë