Ngritja e pemëtoreve të reja është një investim me vlera të mëdha dhe gabimi më i vogël në fillim është me kosto të lartë dhe i pa korrigjueshëm më vonë. Ju duhet të njihni:
Hapat që duhet të ndiqni për ngritjen e pemëtores së dardhës
Sistemimi sipërfaqësor dhe disiplinimi i ujërave.
Si të sistemoni tokën?
Disiplinimi i ujërave: Dardha është shumë e ndjeshme ndaj tepricës së lagështirës në tokë. Prandaj merr masa për disiplinimin dhe sistemimin e ujërave sipërfaqësore e ato nëntokësore. Kontrollo e sistemo rrjetin e kanaleve kullues për të larguar ujërat e tepërta të reshjeve dhe uljen e nivelit të ujërave nëntokësore në thellësinë më poshtë se 1.5 m.
Punimi i tokës dhe plehërimi bazë.
Distancat e mbjelljeve tek dardha
Distancat e mbjelljeve aplikohen në bazë të nënshartesave dhe të formave të kultivimit. Gjithashtu, distancat janë edhe në varësi të kushteve të terrenit, pjerrësisë së tokës, ekspozicionit ndaj diellit, pjellorisë së tokës, etj. Të dhëna përmbledhëse për distancat e mbjelljes jepen në tabelën e mëposhtme:
| Nënshartesa | Forma e kultivimit | Distancat | |
| Në mes rreshtave | Në mes bimëve | ||
| Dardhë e egër | Piramidale me kate dhe me kate të përmirësuara; Kupore me kate dhe me kate të përmirësuara | 6-7m | 5-6m |
| Gorricë | Piramidale me kate dhe me kate të përmirësuara; Kupore me kate dhe me kate të përmirësuara. | 6-7m | 5-6m |
| Ftua | Kordon dhe palmeta me mbështetje të përhershme | Distancat normale 2,5 – 3 m, por mund të zbatohen edhe distancat 4 – 5m. | Distancat normale 1 – 1,5 m, por mund të zbatohen edhe distancat 1,5 - 2m. |
| Vegjetative (OHF) | Kordon dhe palmeta me mbështetje të përhershme | ||
Sot tentohet në rritjen e numrit të bimëve për njësi të sipërfaqes dhe mbajtja e formave të detyruara dhe të ulëta të kurorës. Ky lloj kultivimi siguron përmirësimin e cilësisë dhe rritjen e rendimentit. Ulja e kurorës, gjithashtu, lehtëson punën gjatë vjeljes me dorë.
Cilësia e fidanit, përgatitja e tij për mbjellje dhe mbjellja.
Cilësia e fidanit: Mundësisht siguroni fidan të cilësisë së parë. Ai duhet të plotësoi këto kritere:
Përgatitja e fidanit për ndjellje: Sistemit rrënjor shkurtohet deri në 25 cm gjatësi. Fidanët futen në ujë të rrjedhshëm, një ditë para mbjelljes, për 15-20 orë me qëllim që ato të marrin sasinë e ujit që kanë humbur gjatë kohës së ruajtjes/shtratifikimit, apo transportit të tyre. Trupi dhe rrënjët e fidanit, para mbjelljes, është mirë të dezinfektohen me lëng bordolez 1%.
Pika e shartimit vendoset rreth 15 cm mbi sipërfaqen e tokës. Ngjishe fidanin në tokën që të krijohet një kontakt sa më i mirë i rrënjës me dheun për të siguruar një zënie sa më të lartë. Vendos një mbështetëse/hu për të mbajtur sa më drejtë fidanin. Vendose fidanin në thellësinë që ka qenë në fidanishte dhe pikat e shartimit të fidanëve të jenë në një lartësi (siguron uniformitetin e pemëtores tuaj).
Koha më e përshtatshme për mbjellje janë muajt nëntor- dhjetor kur bima është në qetësinë dimërore.
Kujdes! Në rastet kur përdoren plehra organike e kimike gjatë mbjelljes sigurohu që sistemi rrënjor të mos kontaktojë direkt me plehrat sepse kontakti i tyre me rrënjën rrezikon tharjen e fidanit.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Format e kultivimit tek dardha
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Çfarë duhet mbajtur parasysh gjatë hyrjes së kafshëve, materialeve riprodhuese si dhe produkteve me origjinë shtazore në vendet e BE-së nga vendet jashtë tij.
Lexo më shumë
Plehërimi gjethor nevojitet për të plotësuar nevojat e bimës së hardhisë dhe për të korrektuar mungesat e makro apo mikro-elementëve gjatë periudhës së vegjetacionit dhe për të rritur rezistencën e bimës.
Lexo më shumë
Cila është struktura varietore e rekomanduar?
Lexo më shumë
Përse bizelja po gjen përhapje në vendin tonë dhe cilat janë kërkesat e bizeles për klimën, tokën dhe parabimën?
Lexo më shumë
Pershendetje.Dardha si te gjitha pemet frutore po humbe nga viti ne vit pershtatjet ndaj nxiteseve (tropizmave) ne momentin e mbarsjes me frut ne kohen e pranveres,pasi mjafton nje dite me reshje e temperatura te ulta dhe te ndodh izolimi pas zigotik dhe pema te ngelet vetem me gjethe e pa frut.pyetja qe kam eshte: A mendoni se ka ndonje alternative ndihmese per ta mbrojtur dardhen dhe krejt pemet frutore nga keta faktor stresante klimaterike ne pranveror.
-Qazim Dida