Çfarë problemesh i dalin fermerit gjatë periudhës së konvertimit në ullishte organike?




Fermerët që konvertojnë rishtazi duhet të mësojnë se si të menaxhojnë një agro-ekosistem të tërë dhe jo vetëm një bimë bujqësore. 

Duhet të kuptojnë proceset natyrore dhe se si të përmirësojnë përbërësit e dobishëm e të zvogëlojnë ndikimin e atyre të dëmshëm e të rrezikshëm.

Për të arritur integrimin e sistemit të prodhimit organik të projektuar mirë brenda sistemeve bujqësore që disponojnë duhet një mbështetje intensive dhe të vazhdueshme nga punonjësit e shërbimit këshillimor dhe specialistët. 

Në lidhje me pjellorinë e tokës dhe të ushqyerin e bimëve bujqësore, shumë ullishtarë i druhen përballjes në dy ose tre viteve të para me një rënie të mundshme në gjendjen e lëndëve ushqyese në tokë për bimën. 

Kjo është fare e zakonshme dhe nuk duhet t'i dekurajojë fermerët nga vazhdimi i kultivimit të ullirit me metodën organike. Këto mungesa zhduken me kalimin e kohës pasi ushqyesit çlirohen nga lënda organike e cila përbën burimin bazë të ushqyesve në bujqësinë organike.

Gjatë periudhës së konvertimit, disa dëmtues e sëmundje mund të shkaktojnë probleme serioze për ullishtarët organikë. Këto probleme zbehen me stabilizimin e agjentëve natyrorë të kontrollit biologjik. Fermerët duhet të jenë shumë të kujdesshëm në zbatimin e një strategjie afatgjatë për mbrojtjen e ullirit.

Shërbimet bujqësore prodhimin e ullinjve fillojnë me përzgjedhjen e vendit, kultivarit që do të mbillet e duke vijuar me përgatitjen e tokës (punimi dhe përmirësimi përpara mbjelljes) si dhe projektimin e ullishtës (hapsira midis pemëve dhe rreshtave), nga ku  përcaktohet prodhimtaria, shëndeti dhe efikasiteti i shërbimeve për periudhë afatgjatë; për këtë arsye, ato nuk mund të ndryshojnë me lehtësi pasi ullishta të jetë ngritur. 

Nëse një ullishte konvertohet në sistem organik, fermerët duhet të shfrytëzojnë dobitë dhe kufizimet, jo vetëm në lidhje me gjëndjen e pjellorisë së tokës, dëmtuesve dhe sëmundjeve por, edhe për gjëndjen aktuale të tregut.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë cilat janë zonat më të përshtatshme të bimës së ullirit?

Data e publikimit: 30/09/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

KONTROLLI I VERTICILIOZËS NË KULTURËN E ULLIRIT

Verticilioza e ullirit është një sëmundje që po përhapet gjithnjë e më tepër në kulturën e ullirit dhe po kthehet në një problem serioz kryesisht në ullishtet e kultivuara në fushë.

Lexo më shumë

CILAT JANË SIMPTOMAT E SËMUNDJES SË VERTICILIOZËS NË KULTURËN E ULLIRIT?

Verticilioza e shkaktuar nga Verticillium dahliae, është një trakeomikozë që prek shumë specie si drufrutore dhe barishtore.

Lexo më shumë

CILI ËSHTË DËMI DHE KONTROLLI I VERTICILIOZËS NË KULTURËN E ULLIRIT?

Cili është dëmi dhe kontrolli verticiliozës në kulturën e ullirit?

Lexo më shumë

ÇFARË DUHET TË MBANI PARASYSH PËR NGRTJEN E NJË FERME ME TË DHIRTA!

Dëshironi të filloni një biznes të ri në fushën e blegtorisë? Në këtë artikull do të përshkruajmë disa elementë të rëndësishëm që duhet të mbani parasysh.

Lexo më shumë