Administrimi i tregjeve të kafshëve të gjalla në Shqipëri




Garantimi i përmirësimit të standarteve në ruajtjen e shëndetit të kafshëve, veçanërisht ndaj sëmundjeve zoonotike me impakt negativ në shëndetin human, kërkon funksionimin e të gjitha hallkave të forcimit të kontrollit zyrtar, duke rritur në këtë mënyrë shkallën e mbrojtjes së shëndetit dhe interesave të konsumatorit. 

E thënë ndryshe, të gjithë aktorët që bëjnë pjesë në zinxhirin ushqimor, nga ferma deri në tryezë, duhet të bashkëpunojnë për të përmbushur detyrimet e tyre, duke siguruar një proçes sipas një modeli bashkëkohor, i cili u përgjigjet standarteve europiane të sigurisë ushqimore.

Matrikullimi
Për të garantuar gjurmueshmërinë e kafshëve që fermerët mbarështojnë, duhet që të funksionojnë të gjitha proceset, nga identifikimi i kafshëve në fermë, matrikulimi i tyre, kontrolli i lëvizjes së tyre nga ferma në tregun e kafshëve të gjalla, pastaj në thertore, e më pas te konsumatori.

Proçesi i matrikullimit, do të bëjë më të lehtë punën e shërbimit veterinar në kontrollin e lëvizjes së kafshëve dhe sëmundjeve të tyre. Gjatë vitit 2012 u vendos sistemi elektronik i gjurmueshmërisë dhe hedhjes së të dhënave mbi sëmundshmërinë e kafshëve, lëvizjen e tyre dhe kontrollin e sëmundjeve (sistemi RUDA). Megjithatë ky sistem ka mangësitë e veta.

Sistemi i identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve ka si qëllim disiplinimin e lëvizjes së kafshëve bujqësore nëpërmjet identifikimit individual, regjistrimit të fermave blegtorale dhe pajisjen e tyre me numër të veçantë regjistrimi, si dhe shkëmbimin e shpejtë dhe të saktë të të dhënave mbi vendndodhjen e kafshëve për qëllime veterinare, zooteknike dhe statistikore.

Shërbimi veterinar rajonal ka si detyrë parandalimin e sëmundjeve; garantimin e kushteve sanitaro-veterinare në tregjet e kafshëve të gjalla dhe stabilimentet e rritjes e mbarështimit të kafshëve; kontrollin e ushqimit të kafshëve, identifikimin e kafshëve dhe regjistrimin e fermave blegtorale, si dhe monitorimin e mbetjeve në kafshët e gjalla e produktet shtazore.

Regjistrimi i kafshëve në ferma 
Ligji 10465, datë 29/09.2011 “Për Shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë”, neni 51, parashikon se: “pronarët ose kujdestarët e kafshëve të prodhimit detyrohen: të ngrenë dhe të mbajnë fermën, në përputhje me kërkesat mjekësore veterinare, si dhe t’i sigurojnë hyrje të lirë dhe pa asnjë pengesë veterinerit zyrtar gjatë ushtrimit të funksioneve të tij, sipas përcaktimeve të këtij ligji”. 

Po kështu fermerët duhet t’i sigurojnë hyrje të lirë në fermë dhe tek kafshët mjekut veterinar që u shërben kafshëve, si dhe të njoftojnë mjekun veterinar, i cili i shërben fermës ku mbarështohen kafshët, mbi ndryshimet në gjendjen shëndetësore dhe numrin e kafshëve, të therjeve të sforcuara të kryera, të kafshëve të ngordhura, si dhe t’i paraqesin atij certifikatën mjekësore veterinare dhe pasaportën e kafshëve të blera. Po kështu, ata duhet të ofrojnë kafshët për identifikimin, vaksinimin dhe ekzaminimet diagnostike. Të gjitha të dhënat dhe kontrollet e bëra nga veterineri shënohen në çertifikatën shëndetësore të kafshës

Ndërsa, neni 53 i këtij ligji, parashikon se veprimet dhe veprimtaritë e ndaluara për personat fizikë ose juridikë janë: lëvizja ose transporti i kafshëve të paidentifikuara ose i kafshëve, tek të cilat nuk janë kryer masat e programit të profilaksisë shtetërore. Po kështu, ndalohet heqja e matrikujve nga veshët dhe mënyrave të tjera të identifikimit, si dhe transporti i kafshëve pa një certifikatë shëndetësore veterinare dhe për gjedhin e njëthundrakët, edhe pa një pasaportë mjekësore veterinare. Deri këtu, procesi i kontrollit të sëmundshmërisë dhe sigurisë së shëndetit të kafshëve ecën në linjën e duhur.

Ngërçi është krijuar në një prej hallkave, që bëhet kështu edhe një rrezik për shëndetin e konsumatorit: funksionimi dhe kontrolli i tregjeve ku tregtohen kafshët e gjalla

Klikoni këtu në se dëshironi të dini më shumë për Rregullat e ngritjes dhe funksionimit të tregjeve të kafshëve të gjalla

Data e publikimit: 23/12/2021


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

Rregullat e ngritjes dhe funksionimit të tregjeve të kafshëve të gjalla

Strukturat veterinare në njësitë e qeverisjes vendore duhet të përcaktojnë

Lexo më shumë

Kushtet e grumbullimit dhe transportit të qumështit nga ferma në fabrikë

Ftohja në fermat prodhuese dhe pikat e grumbullimit të qumështit

Lexo më shumë

HIGJENA E QUMËSHTIT DHE MJELJA

Higjena e qumështit dhe kërkesat bazë për cilësinë dhe sigurinë e qumështit

Lexo më shumë

THERTORET

Kushtet dhe kërkesat që duhet të plotësojnë thertoret janë të përcaktuara në legjislacionin veterinar dhe të ushqimit.

Lexo më shumë