Në vizitën e radhës te anëtarët tanë të suksesshëm, ndalojmë në fshatin Voskop të Korçës të takojmë Xhemal Jaçen, që megjithëse në kohë të papërshtatshme na mirëpret.
Xhemali merret edhe me bujqësi edhe me blegtori si dhe ka makineri bujqësore që punon për vete por edhe për të tretë, bashkëfshatarë të zonës.
Është financuar që në fillimet e aktivitetit të tij nga FED invest, për mbjelljen e vreshtit, më pas është kredituar edhe për blerjen e zetorit dhe të kombajnës dhe së fundmi për blerjen e lopëve.
"Zgjodha FED invest-in për shpejtësinë dhe lehtësinë në procedurat dhe më kryesorja janë prezent në zonat rurale. Korrektësia ime dhe fleksibiliteti i ofruar nga FED invest bënë që bashkëpunimi të vazhdojë me kredinë e dytë e kështu me radhë dhe me kreditë e tjera që do të më nevojiten në të ardhmen."
Diskutimi mes nesh vazhdon për pasionin e tij më të fundit që janë bagëtitë. Si rishtar në këtë fushë, kishte vend për përmirësime prandaj ne i sugjerojmë që të na presë në një vizitë të radhës me eksperten e Qendrës ABA për ta përshpejtuar suksesin edhe në këtë fushë.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
9hkvsj
-📟 Sex Dating. Open > https://graph.org/Get-your-BTC-09-04?hs=5d955e8716e2652c8a3b5be45de90006& 📟