KËRCËNIMI NGA KANCERI BAKTERIAL (AGROBACTERIUM TUMEFACIENSIS) NË PEMËT FRUTORE




Kanceri bakterial i pemëve frutore është sëmundje që shkakton dëme të konsiderueshme. 

Kanceri bakterial i pemëve shfaqet me tumore në formë dhe madhësi të ndryshme,  shfaqen në rrënjë, në qafën e kërcellit, në degëza dhe në lastarë.

Cilat janë shenjat dalluese (simptomat) të kancerit bakterial? 

Shenjat e para të sëmundjes shfaqen në qafën e kërcellit të bimëve në formë:

  • gungëzash të rrumbullakëta me madhësi të vogël,
  • të buta, me ngjyrë të bardhë të ngjashme me kallusin.

Më vonë këto zmadhohen, marrin ngjyrë të errët dhe forma të ndryshme. 

Fryrjet apo gungat përfshijnë gjithë qafën e kërcellit të pemëve. 

Tumoret e tilla në faza të mëvonshme marrin pamje sfungjerore, shkatërrohen gradualisht dhe bien në tokë, por disa nga ato forcohen, drunjëzohen dhe qëndrojnë në bimë. 

Në disa raste tumoret kalben pjesërisht dhe shkatërrohen.

Në fillim të vegjetacionit në vendin e infektuar shfaqen tumore të reja. 

Në kërcellin dhe në gjethet e bimëve barishtore mund të shfaqen tumore që kryesisht janë të butë, në varësi nga lloji i bimës, dhe me madhësi të ndryshme. 

Bimët e infektuara me tumore rriten me vështirësi, kanë gjethe të vogla klorotike ose me ngjyrë të verdhë dhe me ndjeshmëri të theksuar ndaj faktorëve ekologjikë, siç janë ngricat.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë si është Ecuria biologjike e bakterit?

Data e publikimit: 26/08/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

CERKOSPORA E ULLIRIT

Është sëmundje e përhapur në ullishtet tona e lidhur ngushtë me ecurinë klimatike

Lexo më shumë

Ecuria biologjike dhe simptomat e Cerkosporës së ullirit

Ecuria biologjike dhe simptomat e Cerkosporës së ullirit

Lexo më shumë

Cili është dëmi dhe kontrolli i Cerkosporës së ullirit?

Kliko këtu për më shumë!

Lexo më shumë

Menaxhimi i integruar i hundëgjatit (Otiorrhynchus cribricollis Gyll.)

Zbulo se si të njohësh këtë dëmtues

Lexo më shumë