mbi llojet e domates




Çfarë duhet të bëni përpara se të mbillni fidanin?
Përpara mbjelljes, çdo fermer duhet të ketë parasysh këto këshilla: 

Pasi keni disinfektuar dhe pajisur serën me masa mbrojtëse kundrejt agjentëve dëmtues, filoni me përgatitjen e tokës duke filluar me punimin, për të krijuar një regjim të mirë ujor-ajëror, që është një kusht i rëndëssishëm për rritjen dhe zhvillimin e domates. Përgatitja e tokës duhet filluar menjëherë mbas largimit të kulturës para-ardhëse.  

KUJDES! Është mjaft e rëndësisshme që domaten të mos e kultivojmë dy ose më shumë vite në të njëjtën sipërfaqje. 
Si mund të merrni rendimentin më të mire në serën tuaj?

REKOMANDIM! PËRARA SE JU TË VENDOSNI SE CILIN VARIETET DONI TË MBILLNI, JU DUHET T’A EKSPERIMENTONI ATË NË SASI TË VOGLA, QË TË SHIKONI NËQOFTËSE ËSHTË I PËRSHTATSHËM NË KUSHTET TUAJA. 
Distancat në të cilën bëhet mbjellja e fidanëve janë të ndryshme dhe varet nga vetitë e kultivarit.

Për kultivarët indeteminant, mbjellja bëhet në një distancë mes rreshtave 70 - 90 cm, dhe distancë nga bima në bimë 40 cm ose 2.5 bimë për m²
Për kultivarët determinant, distanca mes rreshtave sugjerohet 60 - 90cm dhe ajo mes bimëve 30 - 35 cm ose 3-3.5 bimë për m²
Mbjellja bëhet me gropa ose me brazda dhe kubiku vendoset rreth 1 cm mbi rrafshin e tokës për të mënjanuar dëmtimin e qafës së bimës. Fill pas mbjelljes, bima ujitet për të lidhur kubiku me tokën.

Temperatura dhe lagështia ajrore e rekomanduar:
Java e parë nga 17°C - 20°C gjatë natës, me lagështi ajërore 70-80%. Gjatë ditës rekomandohet një temperaturë 21°C - 25°C me lagështi ajërore të njëjtë. 
Nga java e dytë dhe në vazhdim, gjatë natës, temperatura e rekomanduar është 13 - 16°C me lagështi  60-70% dhe përgjatë ditës rekomandohet temperaturë 16- 28°C me lagështi ajërore të njëjtë

Shënim: Temperaturat nën 10°C dhe mbi 30°C duhen mënjanuar sepe ç’rregullojnë bimën dhe në veçanti dëmtojnë lidhjen e frutave. 

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi kultivimin e domates.


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

Norma teknike në bletari

Si duhet të kombinohen njohuritë mbi Normat Teknike?

Lexo më shumë

VLERËSIMI I NJË SËMUNDJEJE PARAZITARE TEK BLETËT

SI DUHET TË KRYHET KONTROLLI I NJË ZGJOI TË SËMURË?

Lexo më shumë

Pozicionimi i zgjojeve në kullotë dhe sjellja në parkun e bletëve

Nga mënyra se si e zgjedhim vendin e pozicionimit të zgjojeve të bletëve varet cilësia e jetës së tyre dhe sasia e prodhimit të pritshëm.

Lexo më shumë

SJELLJA NË PARKUN E BLETËVE!

Pajisjet e bletarit dhe sjellja me koloninë e bletëve gjatë vizitave në bletore

Lexo më shumë