Teknologjia e kultivimit të Rrepës në fushë të hapur




Rrepa është një perime që në vendet e Mesdheut konsumohet kryesisht në dimër, kurse në disa vende të Europës veriore e perëndimore gjatë gjithë vitit. Është bimë dyvjeçare (njëvjeçare në kulturë), me origjinë nga rajonet e Siberisë perendimore. Për ushqim përdoren frutrrënjorët.

Përse rrepa meriton të  përhapet më shumë  në vendin tonë? Kjo sepse: 

  • Frutrrënjori i rrepës karakterizohet nga vlera mesatare energjike, me rreth 39 kkal/100 gram prodhim të freskët.
  • Ka përmbatje të mirë të hidrateve të karbonit në masën 7.8 gram/100 gram,.
  • Rrepa ka një sasi të lëndës së thatë në masën rreth 8%. Përmban gjithashtu sasi të mira kripërash minerale të kalciumit, kaliumit dhe hekurit si dhe përqindje të mirë të vitaminës C dhe B

Cilat janë kërkesat e rrepës për klimën, tokën dhe parabimën?
Rrepa është një kulturë që përshtatet mirë në kushtet e klimës mesatare dhe të lagët, por ajo dallohet edhe për një qëndrueshmëri të mirë ndaj të ftohtit.

  • Temperatura minimale e mbijetesës është -10°C
  • Temperatura e përshtatshme e rritjes është 15°-18°C
  • Temperatura më e ulët për rritje e zhvillim është 5°

Kujtesë për kultivuesit e rrepës!
Temperatura 25-30°C shoqëruar me thatësirë, bën që frutrrënjori të mos trashet në mënyrë të rregullt si dhe lulëzon para kohe.

Në cilat toka shkon më mirë rrepa?
Rrepa është një kulturë që përshtatet në tipe të ndryshme tokash. Preferon toka të thella, të freskëta, të kulluara mirë me pH 6-7.5 dhe të pasura me kalcium dhe me kripëzim të ulët. 

Cilët nga parabimët i përshtaten më shumë rrepës? 
Parabimë të mira për rrepën janë të gjithë bimët që e lënë tokën të pasur me lëndë ushqimore si rezultat i plehërimit me pleh organik.

KUJDES! Duhet të mënjanohet mbjellja e rrepës pas vetvehtes. Është mirë që të mos rikthehet në të njëjtën tokë për 2-3 vjet. 

Si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e rrepës ? 
Për përgatitjen e tokës për mbjelljen e rrepës duhet të kemi parasysh këto specifika: 

Punimi i tokës
Përgatitja e mirë e tokës është e rëndësishme për të garantuar mbirje të mira, rritje dhe zhvillim normal të bimëve. Punimi i parë bëhet i thellë, rreth 35-40cm. Për një përgatitje të mirë të tokës kryhen dhe punime të tjera si diskime dhe frezime, deri sa toka të vijë në gjendje të mirë për mbjellje. Punimet e tjera synojnë të krijojnë një shtrat të shkrifët për mbirjen dhe zhvillimin normal të bimëve dhe luftimin e barërave të këqija.

Kanalet kulluese dhe vaditëse
Pas punimit dhe frezimit të sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgatitet i gjithë sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditëse.

Plehërimi i tokës
Në praktikën e plehërimit të rrepës këshillohet përdorimi i plehut organik të kalbur mirë në kulturën paraardhëse. Gjatë përgatitjes së tokës për mbjellje, shpërndahen edhe të gjithë llojet e plehërave kimike kryesisht fosforike, potasike. Plehu azotik hidhet gjatë periudhës bimore.

Sasia dhe raporti i plehërimit 

Si përcaktohet sasia e plehërave që duhen përdorur tek rrepa? 
Kërkesat e rrepës ndaj lëndëve ushqyese nuk janë shumë të larta. Për çdo 100 kg prodhim frut-rrënjorësh, tërhiqen nga toka rreth 0.3 kg azot(N)– 0.15 kg fosfor (P2O5)- dhe 0.41 kg potas (K2O) me një raport midis tyre 1: 0.5: 1.5.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Varietetet, mbjellja dhe kultivimi i rrepës. 

Data e publikimit: 14/11/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË GOJY BERRYT NË FUSHË TË HAPUR

Përse ka rëndësi përhapja e Gojy berry në vendin tonë ?

Lexo më shumë

PROBLEMATIKA E AKUMULIMIT TË NITRATEVE NË PERIME

Një nga faktorët që çon në uljen e cilësisë së prodhimit bimor, është edhe abuzimi me përdorimin e tepërt të plehrave kimike dhe kryesisht ato azotike. Ndër kulturat më të ndjeshme në këtë drejtim, janë perimet e sidomos ato gjethore.

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË PATATES VERORE

Patatja është parabimë shumë e mirë për të gjitha kulturat bujqësore, sidomos për drithrat sepse e le tokën të pastër nga barërat e këqija dhe të pasur me lëndë ushqyese. Cilat janë tre rregullat për mbjelljen e patates në verë?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË SPINAQIT TË ZELANDËS SË RE NË FUSHË TË HAPUR

Spinaqi i Zelandës së Re ka kërkesa klimatike e tokësore më të larta në krahasim me spinaqin e zakonshëm.

Lexo më shumë