VJELJA DHE RUAJTJA E PRODHIMIT TË MAJDANOZIT




Si kryhet vjelja e prodhimit të majdanozit?

Vjelja e majdanozit kryhet në një hark kohor mjaft të gjerë, në varësi të karakteristikave të kultivarëve, periudhës dhe mjedisit të kultivimit. 

Vjelja mund të bëhet duke këputur me dorë vetëm gjethet më të zhvilluara, ose kur bimët kanë arritur lartësinë më të lartë dhe ende nuk kanë drunjëzuar kërcellin, pritet gjithë pjesa e gjelbër në lartësinë 1-2 cm nga sipërfaqja e tokës.

Në varësi të pjellorisë së tokës periudhës së kultivimit dhe gjendjes së bimëve në vllaja, majdanozi gjatë periudhës bimore ka mundësi të japë 6-10 kositje.

Pas kositjes lidhen në tufa me 10-15 bimë dhe dërgohen në treg.
Për majdanozin rrënjë, vjelja shoqërohet me pastrim të rrënjëve dhe shkurtim të masës gjethore.

Pas vjeljes këshillohet paraftohja në temperaturë nga 0-2°C dhe transporti në temperaturë të ulët (0-5°C) për të mënjanuar zverdhjen dhe vyshkjen e gjetheve. Majdanozi i vjelë mund të ruhet për rreth dy muaj në mjedise me temperaturë 0-1°dhe lagështi ajrore 90%.

Data e publikimit: 29/10/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

Variatetet Autoktone të Panxharit të kuq, Rrepës, Majdanozit dhe Koprës

Mësoni rreth variateteve autoktone të Panxharit të kuq, Rrepës, Majdanozit dhe Koprës

Lexo më shumë

Variatetet Autoktone të Bamjes, Mashurkës dhe Sallatës

Mësoni rreth variateteve autoktone të Bamjes, Mashurkës dhe Sallatës

Lexo më shumë

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I ENDIVIES

Cila është Teknologjia e Kultivimit të Endivies?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË GUAVAS

Guava ka përdorime të shumta falë profilit të saj ushqyes, shijes dhe vlerës së saj në mjekësinë tradicionale.

Lexo më shumë