Lakra kineze është një kulturë perimore e familjes kryqore, me shtrirje e rëndësi jo fort të madhe. Kultivohet kryesisht në vendet e Azisë lindore dhe më pak në ato të Evropës Veriore, Qendrore e Perendimore. Në vendin tonë njihet pak dhe ka përdorim të kufizuar.
Përse lakra kineze meriton të përhapet më shumë në vendin tonë ?
Kjo sepse:
Vitaminat në lakrën e freskët hyjnë shpejt në ezofag dhe përhapen në të gjithë trupin. Magnezi, fosfori dhe vitaminat për rigjenerimin e qelizave po luftojnë me sëmundjet e traktit gastrointestinal.
Cilat janë kërkesat e lakrës kineze për klimën, tokën dhe parabimën ?
Lakra kineze e cila njihet edhe me emrin Pekineze, ka kërkesa klimatike e toksore më të larta në krahasim me lakrat e tjera. Në zonat me klimë të butë ajo mund të kultivohet gjatë gjithë vitit.
Në fazat e para të periudhës bimore kërkesat për ngrohtësi janë më të mëdha.
Më pas, periudha me klimë të freskët, temperaturë 12-15°C, është e domosdoshme për të prodhuar “koka” kompakte dhe me shije të mirë.
Kujtesë për kultivuesit e lakrës kineze!
Normalisht kultivohet për prodhim vjeshtor, por mund të kultivohet me sukses edhe në pranverë.
Për të marrë “koka” cilësore, të ngjeshura e me shije të mirë, nuk duhet që temperatura të jetë mbi 20-22°C.
Kërkesat ujore të saj janë të larta, më të larta se lakrat e tjera.
Me shtimin e sipërfaqes gjethore rriten edhe kërkesat për ujë.
Në cilat toka shkon më mirë lakra kineze?
Lakra kineze, si dhe lakra kokë, lulelakra, etj mund të kultivohet mirë në të gjitha tipet e tokës, mjafton që ato të jenë të thella e të freskëta dhe me aftësi të lartë ujëmbajtës, rano-argjilore,të pasura me lëndë organike e me pH 6,5-7.5.
Kripëzimi më i lartë i përballueshëm nga kultura është 1.5-1.7%.
Cilët nga parabimët i përshtaten më shumë lakrës kineze?
Parabimë të mira janë të lashtat dhe gramoret e tjera, bimët bishtajore, patatja e hershme etj. Duhet të eleminohet mbjellja pas bimëve të të njëjtës familje (lakra kokë, lulelakra, brokoli, lakra verza, lakra e Brukselit, kolërabi, repa etj). Duke patur periudhë bimore relativisht të shkurtër, mund të kultivohet si kulturë ndërmjetëse, pa qenë nevoja të jetë kulturë bazë.
KUJDES! Lakra kineze është mirë që të rikthehet në të njëjtën ngastër, jo më parë se pas 3-4 vjet. Në mbjelljet e vazhdueshme, në të njëjtat toka rritet ndjeshmëria dhe mundësia e prekjes së bimëve prej sëmundjeve të sistemit rrënjor, çka shoqërohet me ulje të prodhimit dhe për rrjedhojë të nivelit të të ardhurave, për njësi sipërfaqeje të kultivuar.

Si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e lakrës kineze ?
Për përgatitjen e tokës për mbjelljen e lakrës kineze duhet të kemi parasysh këto specifika të saj:
Punimi i tokës
Pas punimit të parë në thellësi 26-30 cm, në përputhje me periudhën e mbjelljes, kryhen punime përgatitore, gjatë të cilave bëhen trajtime për luftimin e barërave të këqija. Përgatitja e mirë e tokës është e rëndësishme për të garantuar mbirje të mira, rritje dhe zhvillim normal të bimëve. Për një përgatitje të mirë të tokës kryhen dhe punime të tjera si diskime e frezime, deri sa toka të vijë në gjendje të mirë për mbjellje.
Kanalet kulluese dhe vaditëse
Pas punimit dhe frezimit të sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgatitet i gjithë sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditëse, duke bërë të mundur mbajtjen e tokës në kullim të plotë.
Plehërimi i tokës
Në praktikën e plehërimit të lakrës kineze këshillohet përdorimi i plehut organik të kalbur mirë në dozën 30-50 kv/dyn, i cili përmbyset gjatë përgatitjes së tokës së bashku me 8-10 kg N, 10-12 kg P2O5dhe 12-16 kg K2O. Para punimeve të tokës duhet të shpërndahen të gjithë llojet e plehërave organike dhe ato kimike kryesisht fosforike, potasike si dhe 1/3 e plehrave azotike. Pjesa tjetër hidhet gjatë periudhës bimore në dy-tre duar. Teprica e plehërimit me azot, ka ndikim negativ në cilësinë dhe prodhimin.
Sasia dhe raporti i plehërimit
Si përcaktohet sasia e plehrave që duhen përdorur tek lakra kineze?
Kërkesat ndaj elementëve ushqyes nuk janë shumë të larta.
Duhet patur parasyshse: Për 10 kv prodhim të freskët të lakrës kineze, kërkohen 1.3 kg P2O5, 4.3 Kg K2O, dhe 3.6 kg N të shprehura në lëndë aktive. Raporti N:P:K është 2.8 : 1 : 3.3.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Varietetet, mbjellja dhe kultivimi i lakrës kineze.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
https://indiavameds.com/# indian pharmacy IndiavaMeds
-JamesUsava