Roli dhe sfidat për zbatimin e teknologjive të avancuara në fermat bujqësore, me foksus investimet në serë




Sektori bujqësor është një nga sektorët më të rëndësishëm në Shqipëri, referuar kontributit në rritjen ekonomike, produktin e brendshëm bruto dhe nivelin e punësimit në vend. Ky sektor përballet me sfida të vazhdueshme, si: migrimi i popullsisë nga zonat rurale, aksesi i kufizuar në financime, rritja e produktivitetit të fermave bujqësore, efikasiteti i përdorimit të burimeve, nevoja për modernizim dhe zbatimin e tekonologjive, orientim sa më të mirë të fermave bujqësore drejt tregut vendas dhe rajonal.

  • Në këtë kuadër, investimet në sera janë ndër aktivitetet më të rëndësishme, të zhvillimit të fermave bujqësore, sepse:
  • sigurojnë prodhim dhe punësim për fermerët, gjatë periudhës më të madhe të vitit;
  • rrisin potencialin e të ardhurave të fermave për njësi sipërfaqeje,
  • sigurojnë rritje të produktivitetit dhe konkurueshmërisë për fermat bujqësore,
  • përmirësimin e cilësisë së produkteve dhe standardeve të sigurisë ushqimore
  • mundësojnë zbatimin dhe përdorimin e teknologjive për investimet në fermë,
  • krijojnë mundësi për furnizim më të qëndrueshëm të tregut, për kontraktim, standardizim dhe eksport.
  • Referuar të dhënave të INSTAT dhe MBZhR, sipërfaqja e kultivimit të perimeve në sera është rritur nga vit në vit. Investimet në sera janë favorizuar nga parcelat relativisht të vogla, mundësia për kultivimin e produkteve me vlerë të lartë dhe cikël të shkurtër prodhimi, kërkesat nga tregu vendas dhe për eksport.
  • Referuar të dhënave të INSTAT, sipërfaqja e kultivuar e perimeve në sera për vitin 2025 është 4,084 ha, ndërsa prodhimi i perimeve në sera, është 320,035 ton.
  • Të dhënat, tregojnë se prodhimi i perimeve në sera, në vitin 2025 përbën 22,1% të prodhimit total të perimeve, (INSTAT, MBZhR, 2026).
  • Qarqet Fier dhe Berat, zënë peshën kryesore të sipërfaqes së kultivuar dhe prodhimit të perimeve në sera, për vitin 2025.

Tabela 1. Sipërfaqja e kultivuar dhe prodhimi i perimeve në sera për vitet, 2020 – 2025

NrVitet202020212022202320242025
1Sipërfaqja në ha3,5243,6563,8363,7914,0264,084
2Prodhimi në ton282,557290,029310,970310,481322,994320,035

Burimi: INSTAT, MBZhR, 2026

    1. Informacion për nivelin e përdorimit të teknologjive në fermat bujqësore

  • Temperaturat e larta, periudhat e thata, reshjet intensive dhe luhatjet e motit, ndikojnë drejtpërdrejt në rendimentin dhe cilësinë e prodhimit.
  • Teknologjitë e avancuara, përfshijnë pajisje, sisteme, programe, platforma që ndihmojnë fermerin të marrë vendime më të mira dhe të kontrollojë më mirë proceset e prodhimit.
  • Për investimet dhe kultivimin e produkteve në serë, pajisjet, sensorët dhe automatizimi, mundësojnë kontroll më të mirë të temperaturës, lagështisë, ujitjes, ajrosjes dhe sëmundjeve.
  • Ujitja përbën një nga shërbimet kryesore agroteknike për kultivimin e produkteve në serë.
  • Sistemi më i përshtatshëm është kombinimi: rezervuar uji → pompë → tubacion kryesor → sistemi me pika → sensorë → kontrollues automatik.

 

     2. Roli dhe rëndësia e zbatimit të teknologjive të avancuara në aktivitetet e fermave bujqësore

  • Reduktojnë kostot, rrisin të ardhurat dhe produktivitetin e fermave bujqësore,
  • Rritin efektivitetin e investimeve, efikasitetin e prodhimit, vendimmarje më të mirë për diversifikimin e aktiviteteve në fermat bujqësore,
  • Rritjen e efiçiencës së shërbimeve agroteknike për kultivimin e produkteve në serë, si (sistemet e ujitjes, plehërimit, pajisje dhe sensorë që mundësojnë kontroll më të mirë të temperaturës, lagështisë, ajrosjes dhe sëmundjeve, etj.),
  • Lehtëson qasjen në tregje, ofrimin e informacionit për fermerët, modernizimin e zinxhirit të vlerës, përmirësimin e cilësisë së produkteve dhe standardeve të sigurisë ushqimore,
  • Rritin mundësitë për punësim, përmes nxitjes dhe mbështjetjes të iniciativave sipërmarrëse të të rinjve në zonat rurale,
  • Rritjen e konkurueshmërisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit rural.

 

     3. Nevoja për zbatimin e teknologjive bashkëkohore në fermat bujqësore

  • Reduktimin e kostove: procesin e ujitjes në serë; plehërimi efikas; reduktimin e punës manuale; kontrollin nga sëmundjet; produktet jashtë standardit.
  • Rritjen e cilësisë dhe gjurmueshmërisë së produkteve. Tregjet lokale, supermarketet dhe eksportuesit, kërkojnë gjithnjë e më shumë produkte me cilësi të garantuar dhe dokumentacionin justifikues për shërbimet agroteknike.
  • Një program i thjeshtë mund të regjistrojë: datën e mbjelljes; llojin e farës ose fidanit; proceset e ujitjes; sasitë e plehrave; trajtimet fitosanitare; kostot, sasinë e prodhuar; shitjet dhe klientët.
  • Zvogëlimin e varësisë nga puna manuale. Mekanizimi dhe automatizimi, është veçanërisht i rëndësishëm, kur fermerët kanë vështirësi për të gjetur fuqi punëtore ose menaxhuar proceset e punës në disa parcela ose aktivitete njëkohësisht.

 

    4. Çfarë përfshijnë teknologjitë e avancuara në aktivitetet e fermat bujqësore 

  • Teknologjitë e avancuara përfshijnë pajisje, sisteme, programe, platforma, etj, që ndihmojnë fermerin të marrë vendime më të mira dhe të kontrollojë më mirë proceset e prodhimit.
  • Sistem ujitjeje me pika, i kombinuar me sensor matës të lagështisë dhe një programues automatik, përbën një teknologji të avancuar, kur përdoret për të optimizuar procesin e ujitjes në serë.
  • Pajisje IoT dhe sensorë për tokën, klimën, lagështinë, temperaturën, kontrollin e sëmundjeve,
  • Dronë që monitorojnë të mbjellat dhe kulturat në fermat bujqësore,
  • Aplikacione për gjurmueshmërinë e produkteve në zinxhirin ushqimor,
  • Programe për regjistrimin e të dhënave dhe menaxhimin e aktiviteteve në fermat bujqësore,
  • Aplikacione që sigurojnë informacion për fermerët në lidhje me tregjet e inputeve dhe shitjes së produkteve,
  • Platforma online që ofrojnë informacion, të dhëna dhe këshilla praktike për fermerët dhe fermat bujqësore,
  • Aplikacione dhe rrjetet sociale për promovim, marketing dhe shitjen e produkteve.

Tabela 2. Të dhëna për teknologjitë e avancuara që zbatohen në aktivitetet e fermave bujqësore (investimet në serë)

TeknologjiaPërdorimi praktikPërfitimi kryesor
Sistemi i ujitjes me pikaUjitje më e mirë dhe efikase pranë rrënjës së bimësKursim uji dhe shpërndarje uniforme
Procesi i plehërimitPlehrat shpërndahen nëpërmjet sistemit të ujitjesPlehërim më efikas dhe ushqim më i mirë për bimën
Sensorë për matjen e lagështirësMasin lagështinë në tokëShmangin ujitjen e tepërt ose të pamjaftueshme
Sensorë për matjen e temperaturës dhe lagështisë së ajritMonitorojnë temperaturën dhe lagështirën në serëMonitorjnë dhe reduktojnë, rrezikun e sëmundjeve
Ventilimi automatikHapja ose mbyllja e dritareve/plastmasit në serëKontrollon temperaturën dhe ajrosjen në serë
Rrjetat kundër insekteve dhe dëmtuesvePengojnë hyrjen e dëmtuesveUlin përdorimin e pesticideve
Monitorimi në distancë me kameraKontrollojnë bimët dhe përdorimin e pajisjeveMundësojnë ndërhyrje të shpejtë dhe efikase
Sistemet IoTLidhin sensorët me telefonin ose kompjuterinInformacion dhe të dhëna në kohë reale
Programe për menaxhimin e aktiviteteve të fermësRegjistron inputet, prodhimin, kostot dhe shitjetMenaxhimin financiar dhe gjurmueshmëri
Drone dhe imazhe satelitoreMonitorojnë dhe kontrollojnë rritjen e kulturave në seraZbulim dhe sinjalizim më i hershëm i problemeve/sëmundjeve
Serat me hidroponiKultivim pa tokë, në tretësirë ushqyese me bazë substratiKultivim i produkteve gjatë gjithë vitit, lehtësira në prodhim dhe efiçiensë në shërbimet agroteknike 
Panelet fotovoltaikeProdhojnë energji për pompa dhe pajisje në serëUlin varësinë nga energjia e rrjetit
Stacionet meteorologjikeRegjistrojnë temperaturën, reshjet, erën, etj.Ndihmojnë në sinjalizimin për monitorimin dhe kryerjen e shërbimeve agroteknike
Inteligjenca artificialeAnalizon të dhënat dhe parashikon rrisqetVendimmarrje më e shpejtë dhe efikase

    5. Të dhëna për platformat dhe aplikimin e tyre në aktivitetet e fermave bujqësore: 

  • ABA Online – platformë që ofron informacion dhe këshilla praktike për fermerët dhe aktivitetet në fermat bujqësore dhe blegtorale,
  • Media/rrjete sociale - aplikacione për promovimin, marketingun dhe shitjen e produkteve, përmes rrjeteve sociale.

 

🎯 Përfundime dhe sfida për zbatimin e teknologjive në aktivitetet e fermave bujqësore

  • Dixhitalizimi dhe inovacioni, konsiderohen faktor kyç për transformimin e fermave bujqësore dhe zhvillimin e sektorit rural, veçanërisht në vendet në zhvillim, siç është vendi ynë.
  • Teknologjitë e avancuara, luajnë një rol të rëndësishëm për aktivitetet e fermave bujqësore në drejtim të:
  • Reduktimit të kostove, rritjes së të ardhurave dhe produktivitetit të fermave bujqësore,
  • Rritjes së efektivitetit të investimeve, efikasitetit së përdorimit të burimeve, diversifikimit dhe menaxhimit të aktiviteteve në fermat bujqësore,
  • Rritjes së efiçiencës së shërbimeve agroteknike për kultivimin e produkteve në serë, (sistemet, pajisjet, sensorët dhe automatizimi), mundësojnë përdorim dhe kontroll më të mirë të ujitjes, plehërimit, temperaturës, lagështisë dhe sëmundjeve,
  • Lehtësimit dhe ofrimit të informacionit për fermerët në lidhje me tregjet e inputeve dhe shitjes së produkteve,
  • Përmirësimit të cilësisë dhe gjurmueshmërisë së produkteve si dhe standardeve të sigurisë ushqimore,
  • Rritjes së konkurueshmërisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm të sipërmarrjeve në sektorin rural.

 

🎯 Rekomandime dhe këshilla praktike për zbatimin e teknologjive në fermat bujqësore

  • Rritja e mbështjetjes të fermerëve, përmes kreditimit, skemave kombëtare financiare,  (grantet, subvensionet), për të mbështetur zbatimin e teknologjive në fermat bujqësore.
  • Përmirësimi i njohurive dhe aftësive profesionale të fermerëve, përmes trajnimeve të vazhdueshme nga agjensitë publike, institucionet akademike për zbatimin e teknologjive dhe praktikave innovative.
  • Rritja e investimeve për sektorin bujqësor, nëpërmjet programeve dhe mbështetjes teknike, për zbatimin e teknologjive bashkëkohore në aktivitetet e fermave bujqësore.
  • Regjistrimi dhe mbajtja e dokumentacionit nga fermerët për aktivitetet në fermat bujqësore,
  • Nxitja dhe mbështjetja e iniciativave sipërmarrëse dhe punësimit të të rinjve, në zonat rurale.
  • Zhvillimi dhe sigurimi i infrastrukturës së nevojshme dixhitale për të lehtësuar zbatimin e teknologjive në sektorin bujqësor.
  • Rritja e bashkëpunimit dhe konsulencës për fermerët, nga agjensitë publike, institucionet akademike, qendrat kërkimore dhe aktorë të tjerë, për zbatimin e teknologjive dhe menaxhimin me sukses të aktiviteteve në fermat bujqësore.

 

🎯 Për më shumë, vizitoni platformën ABA Online, ku do të gjeni informacion, të dhëna dhe këshilla praktike për aktivitetet në fermat bujqësore dhe blegtorale.

Data e publikimit: 24/08/2026


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: