SI ËSHTË NATYRA E DËMIT TË KËPUSHËS SË ULLIRIT (A.oleae)?




Prekjet e hershme mbi sytha dhe majat vegjetative shkaktojnë deformime të gjetheve të reja, që janë të ngjashme me ato të shkaktuara nga tripsi i ullirit. Ndryshimet në gjethe konsistojnë në deformime dhe reduktim të sipërfaqes gjethore dhe të pjesëve anësore të tyre, si dhe të formimit të disa gropëzave tipike. 

Në rastet e infeksioneve të rënda vërehet edhe tharja e këtyre organeve.

Çpimet e këpushave mbi gjethet e rritura japin deformime të pjesës së poshtme të gjethes, e cila merr një ngjyrë të verdhë të zbehtë, ku evidentohet mungesa e trikomeve ndërsa në faqen e sipërme i korespondojnë njolla nekrotike.

Në kushte shumë të favorshme, prekja e lulërive dhe e frutave të reja nga këpusha mund të dërgojë në rrëzimin e parakohshëm të tyre. 

Në fruta e reja, që janë shumë të ndjeshme ndaj infeksioneve të këpushave, formohen njolla fillimisht të argjenta që më vonë marrin ngjyrë kafe dhe vërehet gjithashtu deformimi i frutave. Për shkak të çpimeve, zhvillimi i frutave është i reduktuar dhe me deformime, që çon në ulje të cilësisë dhe sasisë së prodhimit.

Në kushtet optimale të zhvillimit të këpushave, dëmet janë gjithashtu të mëdha, mbasi ato mund të kompromentojnë vegjetacionin e ri, si në ullinjtë e rritur qe bëhen jo prodhues ashtu edhe në fidanishte ku mund të dëmtojnë plotësisht fidanat.

Cilat janë organizmat e dobishëm që ndikojnë në kontrollin e popullatës së këpushave të ullirit dhe strategjia e kontrollit?

  • Parazitët dhe predatorët

Këpushat predatore të familjes Phytoseiidae, Tydaiae, Stigmaeidae dhe Chyletidae gjenden normalisht në popullatat e këpushave fitofage të ullirit. Një aktivitet të konsiderueshëm zhvillojnë sidomos këpushat fitoseide Amblyseius finlandicus Oudemans, Kampimodromu aberrans Oudeman, Typhlodromus athenas si dhe këpushat tideide Tydeus placitus Livshitz.

  • Strategjia e kontrollit

Zakonisht nuk rekomandohen trajtime kimike, mbasi armiqtë natyral janë në gjendje të kontrollojnë këtë dëmtues. Nëse nuk kemi një lulëzim të mirë dhe lidhje të mirë të frutave të ullirit rekomandohet të bëhet monitorimi për të parë gjendjen e infeksionit. Në qoftë se ka infeksione të rënda në periudhën e lulëzimit mund të rekomandohet një trajtim kimik. 

Data e publikimit: 29/04/2025


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I ENDIVIES

Cila është Teknologjia e Kultivimit të Endivies?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË GUAVAS

Guava ka përdorime të shumta falë profilit të saj ushqyes, shijes dhe vlerës së saj në mjekësinë tradicionale.

Lexo më shumë

Varietetet Autoktone të Preshit dhe Hudhrës

Dëshironi një informacion të shkurtër për kultivimin e kulturave perimore që kultivohen në Shqipëri?

Lexo më shumë

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I KOPRËS

Cila është struktura varietore e rekomanduar?

Lexo më shumë