Teknologjia e kultivimit të domates së fushës




Përse domatja ka njëpërhapje më të madhe se perimet e tjera?

  • Përdorimi i domates është i  shumëanshëm.
  • Vendi ynë ka kushte shumë të përshtatshme klimatiko-tokësore për kultivimin e saj.
  • Fermeri siguron të ardhura të kënaqshme për një periudhë të shkurtër kohoreCilat janë kërkesat për klimën, tokën dhe parabimën?

Domatja përfshihet në bimët me origjinë nga vendet me klimë të ngrohtë kështu që kjo bimë bën pjesë në grupin e perimeve ngrohtësidashëse. 
Disa nga kërkesat termike më kryesore, në mënyrë të përmbledhur janë:

  • Temperatura minimale jetësore =>0-2°C
  • Temperatura biologjike (ose aktive) =>8-10°C
  • Temperatura optimale e natës =>13-16°C
  • Temperatura optimale e ditës =>22-26°C
  • Temperatura minimale e mbirjes =>12°C
  • Temperatura minimale për lulëzim => 18°C
  • Temperatura minimale për pjekje =>23°C
  • Temperatura optimale e tokës=>12-22°C

Domatja shkon mjaft mirë në tipe të ndryshme tokash, por më tepër ajo pëlqen tokat me pjellori mesatare deri në të pasur me lëndë ushqyese. Kërkon toka të freskëta, të kulluara,me përbërje mekanike rano-argjilore, të ajrosura mirë, me ph asnjanës ose lehtësisht acid. Toka të drenazhuara shkojnë shumë mirë për domaten sepse kullimi i menjëhershëm i ujit nga toka ndikon më së miri në rritjen e shpejtë të bimëve, frutifikimin dhe pjekjen e prodhimit.

Si parabimëdomatja shkon shumë mirë nëse ajo mbillet pas drithrave si gruri dhe misri për arsye se ato e lënë tokën të pasur dhe të pastër nga barërat e këqia dhe të shkrifta. Gjithashtu parabimë të mira janë bimët bishtajore. Ndërsa pas vetes (përfshirë edhe të  gjithë llojet e bimëve të familjes solanace), domatja nuk duhet të mbillet, sepse ato preken po nga të njëjtat sëmundje dhe dëmtues.
Vetë domatja është parabimë shumë e mirë për të gjithë llojet e perimeve, përveç atyre që janë në familjen solanace si:speci, patllixhani, patatja,etj.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Varietetet e Domateve në fushë.

Data e publikimit: 01/07/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

VARIETETET AUTOKTONE TË DOMATES

Jeni të interesuar të njheni me varietetet kryesore autoktone apo tradicionale të specieve të kulturave perimore që kultivohen në Shqipëri si dhe me një informacion të shkurtër për kultivimin e tyre?

Lexo më shumë

Ndikimi i bujqësisë urbane në benefitet sociale

Si e mbështet komunitetin Bujqësia Urbane?

Lexo më shumë

NJOLLAT BAKTERIALE NË DOMATET E SERRËS (Pseudomonas Syringae pv tomato)

Mënyra e vetme e luftimit të kësaj sëmundje është parandalimi i saj

Lexo më shumë

VIRUSI TSWV NË PERIMET E SERËS

Virusi TSWV është një virus shumë i rrezikshëm dhe prezent në vendin tonë që prek kryesisht domaten dhe specin.

Lexo më shumë