Histori suksesi - Ardit Shehu




Nga një dyqan i vogël në një biznes të konsoliduar, me FED Invest si partner të besuar

Në Belsh, në zemër të Dumresë, aty ku kodrat e buta dhe liqenet natyrore krijojnë një peizazh të veçantë, bujqësia është një pjesë e rëndësishme e jetës dhe ekonomisë së zonës. Fusha të mbjella me kultura të ndryshme, pemëtari, vreshta dhe ferma blegtorale dëshmojnë për traditën e gjatë bujqësore të kësaj treve. Belshi, i njohur edhe si qyteti i liqeneve, është një zonë ku puna e fermerëve dhe zhvillimi i bizneseve që i mbështesin ata ecin krah për krah. 

Pikërisht në këtë mjedis zhvillon aktivitetin e tij Ardit Shehu, tregtar i inputeve bujqësore, i cili ka trashëguar biznesin familjar dhe ka ditur ta zhvillojë atë hap pas hapi, duke e kthyer nga një dyqan i vogël në një aktivitet më të konsoliduar, në shërbim të fermerëve të zonës. Në rrugëtimin e tij drejt zgjerimit të biznesit, Arditi u njoh me mundësitë e financimit që ofron FED Invest përmes Veliut, përgjegjësit të institucionit për zonën e Belshit. Duke parë mundësinë për të mbështetur planet e tij, ai vendosi të aplikonte për financim. Procedurat e thjeshta dhe të shpejta i dhanë mundësinë të përfitonte mbështetjen e nevojshme në momentet kur i duhej për të çuar përpara aktivitetin. Besimi i krijuar gjatë bashkëpunimit e bëri Arditin t'i drejtohej FED Invest-it disa herë për financime të tjera, sa herë që kishte nevojë për të zhvilluar më tej biznesin. Sot, ai nuk ka më kredi aktive pranë institucionit, por ka zgjedhur të mbajë edhe një depozitë, duke vijuar marrëdhënien me FED Invest në një tjetër formë. Për të, kjo marrëdhënie nuk lidhet vetëm me financimin, por edhe me përvojën pozitive dhe besimin e ndërtuar ndër vite. Arditi shprehet me krenari edhe për një tjetër rol që ka marrë përsipër: atë të promovuesit të FED Invest-it mes fermerëve me të cilët bashkëpunon çdo ditë. Për shkak të natyrës së biznesit të tij, ai ka kontakte të vazhdueshme me shumë fermerë, njeh nevojat dhe sfidat e tyre dhe u flet nga përvoja personale për mundësitë që ofron FED Invest. Disa prej fermerëve me të cilët ai bashkëpunon janë bërë tashmë edhe anëtarë e klientë të institucionit.

Kjo është një prej vlerave të veçanta të historisë së Arditit: ai nuk e sheh suksesin vetëm te zhvillimi i biznesit të tij, por edhe te mundësia për t'u ardhur në ndihmë të tjerëve, duke i orientuar drejt zgjidhjeve që mund t'i ndihmojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre bujqësore. Duke folur për të ardhmen, Arditi e ka të qartë se, nëse do të ketë nevojë për mbështetje financiare për një investim të ri apo për zhvillimin e mëtejshëm të biznesit, FED Invest do të jetë zgjedhja e tij e parë. Një vlerësim që vjen nga përvoja e drejtpërdrejtë dhe që dëshmon se një marrëdhënie e qëndrueshme mes një institucioni financiar dhe një sipërmarrësi mund të shkojë përtej një kredie.

Historia e Ardit Shehut është një shembull se si iniciativa personale, puna e vazhdueshme dhe mbështetja financiare në kohën e duhur mund të ndihmojnë në zhvillimin e një biznesi familjar. Por është edhe një histori besimi që përcillet më tej, nga një sipërmarrës te fermerët që ai takon çdo ditë, duke krijuar ura bashkëpunimi dhe mundësi të reja për zhvillimin e ekonomisë lokale.

Data e publikimit: 22/10/2026


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: