Cila është struktura varietore e rekomanduar për bamjen?
Midis kultivarëve të bamjes, për prodhim frutash cilësorë, më të përhapura tek ne janë: Oblika, Libohova, Kamza.
Kultivarët e mesëm, Oblika, Kamza dhe Libohova, zotërojnë cilësitëmë të mira tregëtare në shije, cilësitë mirë fruti,më pak pushdhe të gjatë,relativisht të drejtë, cilësi këto që janë të pëlqyeshme nga konsumatorët. Kultivarët Akra Spinea dhe Hindiana janë të hershme,por frutet e tyre nuk janë me pamje të mirë tregëtare dhe për pasojë nuk gjejnë si duhet treg shitje.
Cila është Teknologjia e Kultivimit të Bamjes?
Bamja kultivohet me mbjellje të farës direkt në tokë. Pas përgatitjes së një shtrati sa më të mirë për farën dhe sistemimit sipërfaqësor të tokës, bëhet mbjellja e cila realizohet me makinë mbjellëse.
Kur duhet të bëhet mbjellja e bamjes?
Mbjellja fillon kur temperatura e tokës ka arritur mbi 15°C, që përkon me periudhën 20 Prill-10 Maj, në zonën e ngrohtë dhe 20-30 maj, në zonën e ftohtë. Mbas një përgatitje të mirë të tokës dhe sistemimit sipërfaqësor të saj, bëhet mbjellja e farës me makinë mbjellëse ose me dorë në sipërfaqe të vogla.
Kujdes! Pas mbjelljes së farësduhet siguruar lagështiae nevojshme me qëllim që mbirja të mos vonohet.
Cilat distanca mbjelljeje zbatohen për bamjen në fushë?
Distanca e mbjelljes së bamjes ndryshon në varësi të variatetit. Mbjellja bëhet me distanca ndërmjet rreshtave 60 - 70 cm për variatetin “Libohova”dhe pas rrallimit bimët në rreshtduhet të lihennë distancat 15- 20 cm, me qëllim që numëri i tyre për ha të jetë në rreth 120 - 150 mijë bimë, ndërsa për variatetin “Oblika”, distanca e mbjelljes ndërmjet rreshtave është 40-45 cm.
Kujtesë! Aktualisht disponohen dhe makina mbjellëse me saktësi të madhe duke mënjanuar nevojën e rrallimit të bimëve që njëkohësisht ulin normën e farës që përdoret duke ulur njëkohësisht shpenzimet. Sasia e farës që përdoret për një dynym është 4-5 kg, në varësi të variatetit dhe dendësisë së kërkuar. Në mbjelljet me makina që mbjellin me saktësi, norma e farës shkon 1.8-2.5 kg/dyn.
Çfarë shërbimesh agroteknike kryhen për bamjen?
Shërbimet agroteknike për bamjen konsistojnë;
Kujdes ! Streset që vijnë nga mungesa e lagështisë në tokë, sjellin dëmtime të pariparueshme në rritjen dh e zhvillimin e bimëve e për rrjedhojë në prodhimin e pritshëm të bamjes.
Gjatë ujitjeve duhet që në ngastër të mos krijohen pellgje e vatra ujëmbajtëse, sepse shkaktojnë asfiksinë bimë. Kujdes i veçantë i duhet kushtuar shkriftërimit të tokës dhe luftimit të barërave të këqia. Plehërimet gjatë periudhës bimore kryhen me kujdes, në kohë e pa teprime.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Sëmundjet dhe dëmtuesit e bamjes, parandalimin dhe luftimin e tyre.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Vjelja e prodhimit të bamjes kryhet atëherë kur..
Lexo më shumëPse përbëjnë problem sëmundjet dhe dëmtuesit?
Lexo më shumëToka duhet punuar në thellësinë 35-40cm.
Lexo më shumëPërse bamja ka gjetur përhapje në vendin tonë?
Lexo më shumë