ASPERGILOZA E BLETËVE




Çfarë është aspergiloza kjo sëmundje mykotike që dëmton kolonitë e bletëve? Aspergiloza është një sëmundje mykotike e shkaktuar nga myqe të gjinisë aspergillus.

  • Myqe të tilla mund të riprodhohen përveç se me formën e askeve edhe me anë të konidieve që janë spore që zhvillohen mbi filamente speciale të quajtur konidiofere.
  • Aspergiliet janë shumë të përhapura në natyrë, qoftë në formën saprofite ashtu dhe në atë parazite. 
  • Në bletë përveç Aspergillus flavus janë vërejtur edhe forma të tjera aspergiliusi, disa prej të cilave janë patogjene ndaj bletëve dhe disa jo patogjene.
  • Por ajo që prek më shumë bletët dhe sjell me shumë shqetësime në bletari është A. flavus Link, i cili njihet si shkaktari i gjeneratës së ngurtë të mumifikuar.
  • Zhvillimi i këtij myku kryhet në një tempetraturë nga 2°C deri në 40°C, duke parapëlqyer temperaturën në kufijtë 33-37°C.
Pamje mikroskopike e Aspergillus flavus

Çfarë është kjo sëmundje e rrezikshme? Aspergiloza e bletëve mund të përhapet shumë shpejt. 
Duke u shfaqur në një familje, brenda pak ditësh infeksioni është në gjendje të prekë të gjitha kokolonitë e parkut të bletëve Sëmundja është po aq e rrezikshme për bletët, zogjtë, kafshët dhe njerëzit.

Sëmundja prek mukozën e syve dhe organeve të frymëmarrjes, kryesisht bronket dhe mushkëritë, si dhe lëkurën. Sapo të futen në trupin e larvës së bletës, sporet e aspergilozës veprojnë në të në dy mënyra:

  • miceli rritet përmes trupit të larvës, duke e dobësuar dhe drenuar atë;
  • prodhohet një toksinë, e cila ka një efekt shkatërrues në indet nervore dhe muskulore të pjellës.
  • Disa ditë më vonë larvat vdesin. Myku hyn në trupin e pjellës dhe bletëve nëpërmjet ushqimit ose përmes dëmtimeve të jashtme në trup.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini për mënyrat e infektimit dhe shenjat klinike të Aspergilozës së bletëve. 

Data e publikimit: 25/07/2024


Lini një koment


Komente të mëparshme
Kam problem të madh mykun në bletë sa vjen e më shtohet

-Darien

Prsh. Nderuar si sherohett kjo semundje dhe qfar masash duhett mar??

-Fatmir


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TË USHQYERIT E BLETËVE NË PRANVERË

Të ushqyerit e bletëve është padyshim një nga operacionet më të rëndësishme të kryera në praktikat e bletarisë. Krahasuar me kafshët e tjera të kultivuara, bletarët kanë një avantazh të padiskutueshëm në atë që kolonitë nuk duhet të ushqehen rregullisht.

Lexo më shumë

CIKLI I ZHVILLIMIT TË TROPILAELAPS

Rriqnat  e rritura të Tropilaelaps spp. janë në gjendje të lëvizin shpejt nga bleta në bletë dhe brenda kosheres. Ato gjithashtu mund të lëvizin nga një familje bletësh në tjetrën, duke përfituar nga fenomenet e zhvendosjes ose plaçkitjes.

Lexo më shumë

TROPILAELAPS DHE DËMET QË AI SHKAKTON NË BLETARI

Tropilaelaps spp., dëmet që ai shkakton në bletari dhe përhapja gjeografike

Lexo më shumë

KALENDARI I PUNËVE NË BLETARI

Çfarë duhet të kenë parasysh bletarët në punën e tyre përgjatë vitit me bletët?

Lexo më shumë