CILAT JANË SËMUNDJET KRYESORE QË PREKIN BIMËN E GËSHTENJËS SË EGËR (AESCULUS HIPPOCASTANUM)?
Antraknoza e gështenjës së egër Phyllosticta paviae
Shkaktari:Phyllosticta paviae sin. Guignardia aesculi
Sëmundja prek një numër të madh speciesh të fam. Aesculus ku më e ndjeshme është gështenja e egër (A. hipocastanum). Ndjeshmëri të lartë kanë edhe speciet e tjera si A.pavia, A.parviflora, A.ibrida, A.neglecta etj.
Simptomat
Shenja karakteristike e kësaj sëmundje është shfaqja nga fillimi i Majit e njollave tëvogla të ç'ngjyrosura të shpërndarë ndërmjet nervaturave të gjethes.
Me kalimin ekohës zonat e infektuara nekrotizohen dhe zgjerohen deri sa bashkohen me njëra-tjetrën duke zënë sipërfaqen më të madhe të gjethit.
Në bimët e prekura rëndë në fund verës kemi rënie të gjetheve të thara.
Menaxhimi:
Mbjellja e kultivarëve rezistentë.
Mbledhja dhe eleminimi i gjetheve të rëna në tokë.
Kontrolli kimik realizohet zakonisht mbi bimët e reja ose në fidanishte me fungicide me bazë bakri, boscalid+ kresoxim- methyl, boscalid+ pyrclostrobin, captan, etj.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë Cilat janë sëmundjet kryesore që prekin bimën e dushkut ?