CILAT JANË SËMUNDJET KRYESORE TË ARRËS?




Bima e arrës preket nga një sërë sëmundjesh, por më të rëndësishmet janë si mëposhtë:

  • Antraknoza Gnomonia leptostyla - Simptomat 
  • Lezionet kafe në të zeza në gjethe, bishtat e gjetheve, lastarë dhe/ose lëvozhgë, të cilat zbehen drejt qendrës dhe mund të rrethohen nga një aureolë klorotike; 
  • Njollat bashkohen dhe formojnë njolla të mëdha nekrotike, të vendosura zakonisht afër skajeve të gjetheve; 

Menaxhimi i sëmundjes

  • Kontrolli i antraknozës, mbështetet në aplikimin e spërkatjeve të përshtatshme me fungicide; 
  • Praktikat kulturale ndihmojnë në uljen e ashpërsisë së sëmundjes dhe përfshijnë: 
  1. heqjen e mbeturinave të gjetheve nga bimët përreth, 
  2. shmangien e lagies së gjetheve gjatë ujitjes, 
  3. krijimin e hapësirave adekuate midis pemëve, për të rritur qarkullimin e ajrit dhe aplikimin e plehrave azotike në pranverë, për të vonuar pjekurinë e gjetheve, për të reduktuar zhvillimin e lezioneve. 

 

  • Kalbëzimi i rrënjës nga Armillaria mellea - Simptomat
  • Gjethe të vogla, të zbardhura, të cilat bien herët; 
  • Tharje e degëve; 
  • Tharje e gjithë bimës; 
  • Në bazën e trungut shfaqen kërpudha me kapele me ngjyrë mjalti 

 

  •   Menaxhimi
  • Armillaria mellea nuk mund të kontrollohet në mënyrë efektive, 
  • Bimët e sëmura ose të thara, duhet të shkulen dhe hiqen; 
  • Mbjellja e nënsharteve rezistente është metoda më efektive për parandalimin e sëmundjes 

 

Hiri Phyllactinia guttata - Simptomat 

  • Njolla të vogla të bardha si pluhur në gjethe dhe fruta; 
  • Njolla të përhapura që mbulojnë të gjithë gjethen; 
  • Gjethet e reja mund të rrudhen ndërsa maturohen.

 

  • Menaxhimi
  • Sëmundja nuk është shumë e rrezikshme.

 

Kanceri bakterial Agrobacterium tumefaciens - Simptomat

  • Gungat e madhësive të ndryshme në rrënjë dhe kurorën e rrënjës poshtë vijës së tokës; 
  • Gungat rriten herë pas here në trung; ato janë fillimisht fryrje me ngjyrë të hapur të cilat rriten dhe errësohen; ato mund të jenë të buta dhe sfungjerore ose të forta; nëse fryrja është e rëndë dhe rrethon trungun, atëherë pemët e reja dobësohen për shkak të ngushtimit të indit vaskular; pemët mund të ndërpresin rritjen dhe rrallë herë thahen. 
  • Bakteri hyn në bimët pritëse përmes plagëve dhe bën që qelizat bimore të shumohen dhe qelizat të jenë të padiferencuara, duke çuar në formimin e fryrjes (gungës).

        Menaxhimi 

  • Mbillni pemë në toka të kulluara mirë; 
  • Shmangni plagosjen e bimëve sa më shumë që të jetë e mundur; 
  • Plagët e freskëta trajtohen me një agjent biokontrolli (Agrobacterium radiobacter K84), nëse është i disponueshëm, për të parandaluar kolonizimin e bakterit. 

 

  • Njollosja bakteriale e arrës, Xanthomonas arboricola pv. juglandis - Simptomat 
  • Njolla të vogla, si të njomura me ujë në frutat e papjekur, të cilat errësohen dhe zmadhohen me shpejtësi; 
  • Gjatë motit të lagësht shfaqet eksudati bakterial;
  • Nëse infeksioni ndodh para ngurtësimit të guaskës, atëherë bërthamat tkurren;
  • Infeksionet që ndodhin më vonë mund të shkaktojnë njollosje dhe në bërthamë, por ato zakonisht nuk e prekin bërthamën. 
  • Lastarët e rinj preken dhe në to formohen lezionet që rrethojnë lastarin; 
  • Në lëvoren e pemës formohen lezione; 
  • Lezionet në gjethe janë me ngjyrë kafe me një perimetër jeshil-verdhë; 
  • Lezionet e gjetheve bashkohen për të formuar zona të mëdha nekrotike.
  • Bakteret dimërojnë në sythat e fjetur; 
  • Pas çeljes së sythave vitin e ardhshëm, bakteret infektojnë gjethet dhe frutat e reja përreth; 
  • Shfaqja e sëmundjes favorizohet nga periudha me mot të lagësht.

Menaxhimi 

  • Metoda kryesore e kontrollit të Njollosjes bakteriale, është aplikimi i baktericideve që përmbajnë bakër si përzierja Bordeleze; 
  • Baktericidet duhet të aplikohen çdo 7-10 dite për të mbrojtur rritjet e reja gjatë periudhave me mot të lagësht. 

 

 

Data e publikimit: 11/07/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

ARRA DHE KONTROLLI INTEGRUAR I SAJ

Cilat janë kërkesat kryesore klimatiko-tokësore të arrës?

Lexo më shumë

CILAT JANË HAPAT PËR KUJDESIN DHE MIRËMBAJTJEN E BIMËS SË ARRËS?

Hapat për kujdesin dhe mirëmbajtjen e bimës së arrës:

Lexo më shumë

VJELJA DHE RUAJTJA E PRODHIMIT TEK ARRA

Si rregull, traditë, në vendin tonë ka qenë që vjelja të fillojë kur frutat e para fillojnë e bien në tokë. Gjithashtu në praktikë si metodë për vjeljen e frutave të arrës është shkundja me shkopinj të gjatë (purteka) dhe mbledhja e frutave në tokë me dorë. Kjo metodë konsiderohet e rrezikshme pasi dëmton sythat prodhues dhe lëvoren e pemës. Gjithashtu edhe pastrimi nga sharku bëhet me dorë.

Lexo më shumë

KULTIVARËT KRYESORË TË ARRËS TË PËRHAPURA NË VENDIN TONË

Përcaktimi i kultivarit merr rëndësi sepse në bazë të karakteristikave të tokës, lartësisë mbi nivelin e detit, temperaturës mesatare vjetore, lagështirës (reshjeve) e faktorë të tjerë, ne përcaktojmë se cili kultivarë është më i përshtatshëm për tokën dhe zonën ku do të ngremë pemëtoren e arrës.

Lexo më shumë