ÇFARË ËSHTË BUJQËSIA URBANE?




                                                                           REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

Bujqësia urbane përkufizohet si prodhimi bujqësor dhe blegtoral në zonat urbane dhe periferike për ushqim, përpunim dhe tregtim.

Një tipar i mrekullueshëm i bujqësisë urbane, që e dallon atë nga bujqësia rurale, është integrimi në sistemin ekonomik dhe ekologjik urban. 

Nuk është vendndodhja e tij urbane që e dallon bujqësinë urbane nga ajo rurale, por fakti që ai është i ngulitur dhe bashkëvepron me sistemin urban.

Lidhje të tilla përfshijnë:

  • Përdorimin e banorëve urban si punëtorë;
  • Përdorimin e burimeve tipike urbane (si mbetjet organike, plehra dhe uji urban, ose ujërat gri për ujitje);
  • Lidhje direkte me konsumatorët urbanë;
  • Ndikime të drejtpërdrejta në ekologjinë urbane (pozitive dhe negative), duke qenë pjesë e sistemit urban të ushqimit, duke konkurruar për tokën me funksione të tjera urbane, duke u ndikuar nga politikat dhe planet urbane, etj.

Bujqësia urbane zhvillohet brenda kufirit të qytetit. Shumica e qyteteve kanë zona të lira dhe toka të varfëra që mund të përdoren për bujqësi urbane, duke përfshirë zonat që nuk janë të përshtatshme për ndërtim (përgjatë rrjedhave të lumenjve, përrenjve, afër aeroporteve, hapësirave midis zonave të banuara dhe industriale, etj.), tokave publike ose private të papunuara (të rezervuara për përdorime në të ardhmen, të lira për shkak të spekulimeve, toka që presin ndërtimin), të cilave mund t'u jepet një përdorim produktiv në bujqësinë urbane (përdorim i përkohshëm ose i përhershëm).

Sistemet tipike të bujqësisë urbane përfshijnë kopshte të komunitetit, kopshte që prodhojnë fidanë pemësh, bimë mjekësore medicinale, prodhim të kërpudhave, kafshë ferme si shpendë, lepuj, etj. 

Një pjesë e bujqësisë urbane është në nivelin e ekzistencës (konsumim vetjak) ose kryesisht për relaksim dhe një pjesë tjetër është e orientuar drejt tregut. Bujqësia periferike zhvillohet në zonën që rrethon drejtpërdrejt qytetin. Zonat periferike kanë tendencë të pësojnë ndryshime të shpejta dhe dramatike, çmimet e tokës priren të rriten.

Në zonat urbane ka një fluks njerëzish si nga zonat rurale ashtu edhe nga ato urbane, gjë që bën të rritet dendësia dhe të shfaqen përdorime të shumta në lidhje me përdorimin e tokës. Ndryshime të tilla ndikojnë në sistemet e prodhimit bujqësor, të cilat priren të bëhen në shkallë më të vogël me një prodhim më intensiv dhe një zhvendosje nga prodhimet kryesore drejt kulturave më të prirura, sidomos perimet dhe prodhimin shtazor si mish, vezë, qumësht, mjaltë. 

Bujqësia periferike ka tendencë të jetë shumë intensive dhe e orientuar në treg, duke siguruar një numër të konsiderueshëm të vendeve të punës. Bujqësia urbane normalisht tregon një larmi të madhe të sistemeve të bujqësisë në varësi të faktorëve të mëposhtëm: 

  • Lloji i aktiviteteve ekonomike

Bujqësia urbane përfshin aktivitete prodhuese, si dhe aktivitete të lidhura me përpunimin dhe marketingun, prodhimin e inputeve, ofrimin e shërbimeve (p.sh. shërbimet shëndetësore të kafshëve) nga mikro-ndërmarrje të specializuara ose Organizata jo Qeveritare, etj. Ndërveprimet midis këtyre aktiviteteve janë të rëndësishme (zinxhirë, grupe). Në bujqësinë urbane, prodhimi tregtimi dhe përpunimi priren të jenë më të ndërlidhura përsa i përket kohës dhe hapësirës në krahasim me bujqësinë rurale, falë afërsisë më të madhe gjeografike dhe rrjedhës më të shpejtë të burimeve. 

  • Lloji i vendndodhjes dhe qeramarrjes

Bujqësia urbane mund të zhvillohet në hapsira brenda qyteteve ose në zonat periferike. Aktivitetet mund të zhvillohen në bahçen e shtëpisë (në tokë) ose në tokë larg vendbanimit (jashtë parcelës), në tokë private, e cila mund të jetë, pronë me qera, tokë e lirë me përdorim jo-formal, ose në tokë publike si përdorim zyrtar ose jo-formal, shfrytëzimi i tokës publike në parqe, përgjatë rrugëve, përrenjve dhe hekurudhave, toka e rezervuar për përdorim në të ardhmen, ose tokë gjysmë-publike, oborret e shkollave, terrenet e spitaleve, etj. 

  • Lloji i produkteve

Prodhimi i ushqimit mund të përfshijë lloje të ndryshme të të lashtave si drithëra, patate, qepë, perime, kërpudha, fruta; ose kafshë ferme si shpendë, lepuj, dhi, dele, derra, peshq, etj. si dhe kombinime të këtyre kategorive. Shpesh favorizohen perimet dhe produktet shtazore më të prirura dhe me vlera relativisht të larta. Ndër produktet jo-ushqimore, figurojnë bimë aromatike dhe medicinale, bimë zbukuruese, produkte pemësh (farë, dru, lëndë djegëse), fidanë pemësh, etj. Prodhuesit e produkteve bujqësore e blegtorale në bujqësinë urbane në përgjithësi priren të jenë më të specializuara se prodhuesit në zonën rurale. 

  • Shkalla e prodhimit dhe teknologjisë së përdorur 

Në qytet, mund të hasim ferma individuale ose familjare, ferma dhe ndërmarrje grupore ose kooperativë, ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme, si dhe ndërmarrje në shkallë të gjerë. Niveli teknologjik i ndërmarrjeve bujqësore urbane mund të jetë i ulët, i ndërmjetëm ose i lartë, me një tendencë të fortë drejt sistemeve më të përparuara teknikisht dhe më intensive të bujqësisë.

  • Cili është destinacioni i produktit, shkalla e orientimit në treg?

Një pjesë e prodhimit bujqësor urban është për konsum vetjak ose shkëmbim me të afërmit, fqinjët dhe miqtë, kurse pjesa tjetër tregtohet. Sidoqoftë, rëndësia e bujqësisë urbane qëndron në orientimin drejt tregut, si në sasinë e prodhimit ashtu edhe në vlerë ekonomike që mund të merren nga ky prodhim, e cila nuk duhet të nënvlerësohet. Produktet shiten në derën e fermës, me karrocë në të njëjtën lagje ose lagje të tjera, në dyqanet lokale,në tregjet lokale ose tek ndërmjetësit dhe supermarketet. Kryesisht produktet e freskëta shiten,por një pjesë e tyre mund të përpunohen për përdorim vetjak, gatuhen, ose përpunohen dhe paketohen për shitje në një nga pikat e përmendura më lart.

  • Cila grupe njerëzish janë të përfshirë në bujqësinë urbane?

Një pjesë e fermerëve urbanë janë nga shtresat më të varfra të popullsisë (pensionistë, të papunë, gra kryefamiljare) si dhe grupe të nivelit të të ardhurave mesatare (p.sh. mësues të shkollës, punëtorë të kualifikuar) dhe bujqësia urbane është një aktivitet dytësor, por edhe fermerë profesionistë me kohë të plotë dhe njerëz më të pasur që e shohin bujqësinë urbane si një investim të mirë për kapitalin e tyre. 

Gratë përbëjnë një pjesë të rëndësishme të fermerëve urbanë, mbasi gratë kanë përgjegjësinë kryesore për të ushqyer familjet. Nëse parcela bujqësore është afër shtëpisë, aktivitetet bujqësore mund të kombinohen më lehtë me detyrat e tyre të tjera në familje.

 

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë lidhur me Rëndësinë e bujqësisë urbane dhe sigurimin e ushqimit për zhvillimin e qyteteve të shëndetshme dhe të qëndrueshme.

Data e publikimit: 25/10/2022


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

RËNDËSIA E BUJQËSISË URBANE DHE SIGURIMI I USHQIMIT PËR ZHVILLIMIN E QYTETEVE TË SHËNDETSHME DHE TË QËNDRUESHME

Fermat urbane nxisin sipërmarrësit dhe sigurojnë një mundësi për inovacionin

Lexo më shumë