Praktikat e mira të kultivimit të perimeve në sera, synojnë: përzgjedhjen e vendodhjes së serës; përgatitjen e tokës, përzgjedhjen dhe mbjelljen e fidanëve cilësorë, përdorimin efikas të ujitjes, plehërimit, menaxhimin e kushteve klimaterike, proceseve dhe shërbimeve agroteknike, menaxhim të integruar të kontrollit të sëmundjeve dhe dëmtuesve, ulje të kostove, rritjen e rendimentit dhe cilësisë të prodhimit si dhe standardet të sigurisë ushqimore. Ky artikull, ka qëllim të informoj fermerët për praktikat e mira të menaxhimit, proceset dhe shërbimet agroteknike gjatë kultivimit të perimeve në sera. Vëmendje e veçantë i kushtohet përdorimit racional të inputeve, proceseve të ujitjes dhe plehërimit, rritjes së bimëve, kushteve klimaterike dhe shërbimeve agroteknike në serë, kontrollit të sëmundjeve dhe dëmtuesve, për të siguruar një prodhim cilësor dhe ekonomikisht të qëndrueshëm. Këto praktika janë veçanërisht të rëndësishme për kulturat e domates, kastravecit, specit, sallatën dhe perimet e tjera që kultivohen në serë.
Disa nga objektivat kryesore janë:

Duhet të përdoren:

Distancat e mbjelljes përcaktohen sipas:
Ujitja me pika, konsiderohet një nga sistemet më të përshtatshme për kultivimin e perimeve në sera. Avantazhet kryesore janë: kursimi i ujit; ujitja direkte në rrënjët e bimës; zvogëlimi i rritjes të barërave të këqija; mundësia e aplikimit të plehrimit përmes sistemit të ujitjes. Sasia dhe shpeshtësia e ujitjes duhet të përshtaten sipas: kulturës; fazës së zhvillimit; temperaturës; llojit të tokës; lagështirës. Duhet të shmanget si mungesa si edhe ujitja e tepërt që mund të shkaktojë asfiksi të rrënjëve, shpëlarje të lëndëve ushqyese dhe zhvillim të sëmundjeve.
Rekomandohet:
Në serat moderne mund të përdoren sensorë për lagështinë e tokës, temperaturën, ajrosjen, duke mundësuar një ujitje dhe plehërim më efikas.
Procesi i plehërimit duhet të kryhet bazuar te: analiza e tokës; ujit; kërkesave të kulturës; faza e zhvillimit të bimës; cilësia e prodhimit të pritshëm. Azoti (N) favorizon zhvillimin vegjetativ; Fosfori (P) ndihmon zhvillimin e rrënjëve, lulëzimin dhe proceset e rritjes të bimës; Kaliumi (K) është shumë i rëndësishëm për cilësinë e frutave, qëndrueshmërinë e bimës dhe menaxhimin e ujit. Duhet të shmanget përdorimi i tepërt dhe pa kriter i plehrave, sepse rrit kostot; mund të dëmtojë bimën; të ulë cilësinë e prodhimit dhe mund të shkaktojë probleme mjedisore.
Mikroklima përbën një nga faktorët e rëndësishëm për kultivimin dhe prodhimin e perimeve në serë. Temperatura: Duhet të kontrollohet vazhdimisht gjatë ditës dhe natës. Temperaturat shumë të larta mund të shkaktojnë: dobësim të bimëve; rënie të luleve; lidhje të dobët të frutave; rritje të konsumit të ujit; ulje të cilësisë së prodhimit. Temperaturat shumë të ulëta, ngadalësojnë rritjen dhe mund të dëmtojnë bimët. Gjatë periudhës me temperatura të larta, duhet të kryhet ajrosja dhe hijëzimi i serës, të përdoren rrjetat mbrojtëse, ndërsa gjatë temperaturave të ulëta, duhet të sigurohet ngrohja e serës. Ajrosja, duhet të fillojë në kohë, sidomos gjatë ditëve me diell. Ajrosja ndihmon në: uljen e temperaturës; reduktimin e lagështisë; qarkullimin e ajrit; uljen e rrezikut të sëmundjeve; përmirësimin e pjalmimit të bimëve. Lagështira e tepërt duhet të shmanget, sidomos gjatë natës, sepse favorizon zhvillimin e shumë sëmundjeve. Rekomandohet që sera të ajroset rregullisht dhe ujitja të kryhet kryesisht herët në mëngjes.
Krasitja, lidhja dhe monitorimi i bimëve. Për kultura të tilla si domatja dhe kastraveci, bimët zakonisht kanë nevojë për mbështetje vertikale, duke përdorur sistemeve të përshtatshme; lidhja e bimëve me spango duhet të kryhet pa dëmtuar kërcellin.
Heqja e lastarëve. Te disa kultura, sidomos domatja, heqja e lastarëve, ndihmon në drejtimin e energjisë dhe rritjes së bimës. Lastarët e panevojshëm duhet të hiqen në fazë të hershme duke siguruar një mikroklime të mirë brenda kurorës së bimës.
Heqja e gjetheve të dëmtuara. Gjethet e sëmura apo të dëmtuara; duhet të hiqen gradualisht. Pajisjet që përdoruren për krasitje duhet të mbahen të pastra dhe të dezinfektohen rregullisht. Qëllimi është ajrosja më e mirë, depërtimi i dritës dhe reduktimi i sëmundjeve.
Pjalmimi. Në kulturat që kërkojnë pjalmim, duhet të sigurohen kushte të përshtatshme të temperaturës dhe lagështisë për pjalmuesit. Në sera mund të përdoren pjalmues biologjikë (bletët), veçanërisht për kulturën e domates.
Duhet të zbatohet menaxhimi i integruar i kontrollit të sëmundjeve dhe dëmtuesve, duke kombinuar masat parandaluese, fizike, biologjike dhe vetëm kur është e nevojshme, trajtimet kimike për mbrojtjen e bimëve.
Rekomandohet një qasje e integruar: Monitorim → identifikim → ndërhyrje → kontroll i rezultateve.
Masat parandaluese janë zakonisht më ekonomike, sesa trajtimi i një sëmundje apo dëmtuesi. Përdorimi i fidanëve të shëndetshëm; higjiena dhe pastrimi i serës; largimi i bimëve të dëmtuara; kontrolli i barërave të këqija; shmangia e lagështisë së tepërt; ajrosje e mirë; pastrimi dhe dezinfektimi i mjeteve të punës; monitorimi i vazhdueshëm i rritjes së bimës; përdorimi i rrjetave dhe kurtheve kundër insekteve; aplikimi i kontrolleve biologjikë; qarkullimi i kulturave nqs është e mundur.
Monitorimi. Fermeri duhet të kontrollojë rregullisht: pjesën e poshtme dhe të sipërme të gjetheve; lulet; frutat; kërcellin; zonën e rrënjëve. Kur përdoren preparate për mbrojtjen e bimëve, duhet të respektohen rreptësisht etiketa, doza e autorizuar, kultura për të cilën do të përdoret, pajisjet mbrojtëse dhe periudha e sigurisë para vjeljes. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për dëmtuesit si Tuta absoluta te domatja, si edhe për afidet, tripsat, mizën e bardhë dhe marimangat.
Në serë duhet të sigurohet: përdorimi i ujit me cilësi të përshtatshme; përdorimin racional të plehrave; pastrimi dhe dezinfektimi i mjeteve dhe pajisjeve të punës; ruajtja e plehrave dhe pesticideve në ambiente të veçanta dhe të sigurta; menaxhimi i bimëve të dëmtuara; reduktimin e mbetjeve ushqimore; përdorimin e energjisë diellore; regjistrimi i shërbimeve agroteknike dhe trajtimeve të kryera.
Vjelja duhet të kryhet në fazën e përshtatshme të pjekurisë, në varësi të kërkesave të tregut, kushteve për ruajtjen e prodhimit dhe distancës së transportit.
Një menaxhim i proceseve pas vjeljes, ndihmon në sigurimin e cilësisë dhe rritjen e vlerës së produktit.
Regjistrimi dhe mbajtja e të dhënave, është thelbësore për menaxhimin financiar dhe shërbimeve agroteknike të kultivimit të perimeve në serë. Për menaxhimin dhe kultivimin e perimeve në serë, duhet të regjistrohen dhe të mbahen këto të dhëna: Sipërfaqja e mbjellë; sasia e farës/fidanëve; kultura dhe varieteti; origjina e fidanëve; data e mbjelljes; ujitjet e bëra; plehrat e përdorura; data dhe sasia e plehërimit; trajtimet biologjike ose kimike; data e trajtimit; doza e përdorur sipas etiketës; arsyeja e trajtimit; periudha e garancisë/skadencës; orët e punës; datat e vjeljes, sasia e prodhuar; çmimi i shitjes; të ardhurat; kostot totale (fikse dhe variable); rezultati, fitim/humbje. Regjistrimi dhe mbajtja e të dhënave, mundëson analizën ekonomike të investimit për kultivimin e perimeve në serë dhe marrjen e vendimeve për sezonin pasardhës për vazhdimësinë e aktiviteteve në fermën bujqësore.
Kultivimi i suksesshëm i perimeve në serë, nuk varet vetëm nga sasia e inputeve të përdorura, por nga menaxhimi i integruar i të gjithë faktorëve të prodhimit, proceseve agroteknike si dhe zbatimi i teknologjive bashkëkohore dhe të avancuara. Përzgjedhja e vendodhjes së serës, përgatitja e tokës, përzgjedhja dhe mbjellja e fidanëve që do kultivohen, kontrolli i kushteve klimaterike, ujitja e përshtatshme, plehërimi, ushqyerja e balancuar, shërbimet agroteknike, higjiena dhe pastërtia e serës, monitorimi dhe kontrolli i sëmundjeve dhe dëmtuesve, janë faktorë që ndikojnë drejtpërdrejt në rendimentin dhe cilësinë e prodhimit. Fermeri që mban regjistrime, të dhëna për inputet, kostot, proceset, shërbime agroteknike dhe të ardhurat, për kultivimin e perimeve në serë, ka mundësi më të mëdha për të siguruar një prodhim cilësor dhe ekonomikisht të qëndrueshëm.
🎯 Fermerët që merren me kultivimin e perimeve në serë duhet:
Shpërndaj në rrjetet sociale: