REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.
Në varësi të kushteve klimatike dhe shërbimeve të kryera mund të realizohen 2 deri 4 vjelje në vit. Në kushtet e kultivimit pa ujitje merret vetëm një vjelje. Në varësi nga madhësia e parcelës, vjelja mund të kryhet me dorë duke përdorur kosë ose drapër, kositëse bari apo një makinë të posaçme për korrjen e rigonit. Lartësia e vjeljes duhet të jetë 10 cm mbi tokë. Periudha e vjeljes është e rëndësishme për cilësinë e kulturës. Rekomandohet që vjelja të kryhet kur gjysma e bimëve janë në lulëzim. Gjithashtu, afati i vjeljes përcaktohet nga rrëzimi i gjetheve dhe nëse gjethet fillojnë të thahen herët rekomandohet një vjelje e hershme.
Rendimenti i biomasës së freskët është 15 – 30 ton/ha nga viti i dytë e në vazhdim. Në rastin kur parcelës i shërbehet mirë, rendimenti i produktit të thatë mund të arrijë 2.5 – 3.5 ton/ha; në të kundërt, mund të zbresë në 1.5 – 2.0 ton/ha. Nga 3.5 – 4.5 kg material i freskët përftohen afërsisht 1 kg rigon i thatë (pra raporti 3.5 – 4.5:1). Herba e tharë e rigonit europian (rigoni i kuq) përmban 0.2 – 0.8 % vaj eterik, ndërsa përmbajtja e vajit eterik tek rigoni grek është 0.5 – 1.5%. Nëpërmjet distilimit mund të përftohen 2 kg vaj eterik për çdo ton bimë e freskët ose 30 kg/ha.
Tharja dhe ruajtja e produktit
Tharja realizohet menjëherë pas vjeljes. Është mirë që tharja të realizohet në hije, me qëllim ruajtjen në vlera maksimale të përmbajtjes së principeve aktive. Vjelja e dytë e cila përkon me sezon lagështie e temperatura të ulëta, tharja është mirë të realizohet në hangarë të mbuluar dhe me ajrim të mirë. Në kushtet e prodhimit në shkallë të gjerë industriale përdoren tharëse me një rrymë ajri të ngrohtë të vazhdueshme.
Temperaturat optimale të tharjes janë regjimi 35 °C – 40 °C. Ky regjim temperature minimizon humbjet e vajit eterik dhe garanton që pamja e produktit të jetë e mirë dhe përmbajtja e lagështisë e ulët. Tharja e rigonit realizohet duke e shpërndarë atë në shtresa me trashësi jo më të madhe se 30 deri 50 cm. Pas tharjes dhe procedimit, ndarjes së gjetheve nga kërcelli, materiali i përzgjedhur ambalazhohet, etiketohet dhe dërgohet në magazinim në kushte të favorshme të ruajtjes.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Cilat janë disa nga sëmundjet kryesore të ftoit dhe Masat e parandalimit dhe kontrollit?
Lexo më shumë
Cilësia e prodhimit varet kryesisht nga kushtet e tharjes. Në asnjë rast tharja nuk mund të bëhet në dritë të madhe apo në diell.
Lexo më shumë
Kur është koha e korrjes së rozmarinës?
Lexo më shumë
Çfarë duhet të bëni me farat e lulediellit pas korrjes?
Lexo më shumë