HISTORI SUKSESI - GËZIM XHAFERI




Udhëtojmë drejt fshatit Xarë, në Sarandë. Takohemi me Z. Gëzim Xhaferi, një nga blegtorët më punëtorë të zonës. 

Prezantohemi me Kreshnikun, djalin e madh të familjes, i cili pas kthimit nga emigracioni, vazhdon në gjurmët e babait të tij për tu marrë me aktivitetin e mbarështimit të të imtave. Partner i ngushtë i rrugëtimit në rritjen e aktivitetit të familjes Xhaferi, ka qenë FED invest. Përmes financimit të vazhdueshëm që në 2015, bashkëpunimi dypalësh sa vjen dhe forcohet edhe më shumë. 

Familja Xhaferi tregon se ka bashkëpunuar që herët në vitet e para të tranzicionit me projektet e Bankës Botërore dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara, një projekt i quajtur “Qingjat e Jonit”. “Edhe pas largimit te projektit, ne vetë-financonim vazhdimësinë e këtij projekti për të marrë asistencë teknike, duke paguar kontribut vullnetar në shoqatën tonë. ABA Online është risia më e fundit teknologjike, që na ndihmon në punën tonë të përditshme me informacion të nevojshëm dhe në kohë reale”, tregon Kreshniku. “ABA Online më informoi lidhur me Skemën e Mbështetjes së Inputeve Bujqësore dhe falë aplikimit në kohë kam përfituar.”

Familja Xhaferi ka rreth 600 krerë dele. “Kullotën e kemi të mirë, realizojmë të gjitha shërbimet veterinare të deleve dhe i mbajme me regjim gjysëm stallor”, tregon Kreshniku. “Prandaj edhe kërkesa e tregut për qumështin tonë është e lartë”. Qumështin e tregton tek një baxho e zonës dhe pagesat janë të rregullta. Edhe pse aktivitet familjar, familja Xhaferi punëson edhe barinj sezonalë, përgjithësisht gjatë kohës së shtegëtimit.

Në të ardhmen e afërt, familja Xhaferi, kërkon të rrisë aktivitetin dhe të investojë në prokurimin e një dhomë frigoriferike. Gjithashtu për të ecur me kërkesën e tregut, Kreshniku tregon se gjithashtu kërkon të merret me agroturizëm dhe partneri më besnik vazhdon të jetë FED invest.

I urojmë familjes Xhaferi shumë suksese në punën e tyre.

Data e publikimit: 26/05/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: