Kultivarët më të rekomanduar janë:
| Puma F1, |
| Panther F1 |
| Carrera F1 |
| Espedo F1 |
| Korrigan F1 |
Cila është Teknologjia e Kultivimit të Karrotës?
Karrota kultivohet me mbjellje të farës direkt në tokë. Pas përgatitjes së një shtrati sa më të mirë për farën dhe sistemimit sipërfaqësor të tokës, bëhet mbjellja e cila realizohet me makinë mbjellëse. Sot përdoren makina mbjellëse pneumatike me saktësi të lartë duke siguruar numrin e duhur të bimëve për njësi të sipërfaqes dhe harxhojnë sasi të pakët fare (0.15-0.20 kg/dyn).
Në cilat afate bëhet mbjellja e karrotës?
Kujdes! Në të tilla kushte dhe për mbjelljet me këtë metodë e denduri bimësh është shumë e domosdoshme zgjedhja e kultivarëve të qëndrueshëm ndaj sëmundjeve të gjetheve.
Në toka relativisht më të rënda, lymore, etj më rezultative janë mbjelljet me vllaja 10-15 cm të larta e me gjerësi 120-150 cm. Mbjellja në vllaja mund të kryhet në vazhdimësi, 6-8 rreshta për vllajë ose me lenta në vllajë (2-4 lenta në vllajë).
Mbjellja e farës së karrotës bëhet në 1-1.2 cm thellësi. Për mbirjen, rritjen dhe zhvillimin e bimëve, përdoren vetëm ujitje në formë shiu.
Çfarë shërbimesh agroteknike kryhen për karrotën? Shërbimet agroteknike më të rëndësishme, në fazat e para të rritjes, konsistojnë në ujitjen dhe luftimin e barërave të këqija.
Kujtesë dhe vëmendje !
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Sëmundjet dhe dëmtuesit e karrotës, parandalimin dhe luftimin e tyre.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Përse është i rëndësishëm kontrolli i kësaj sëmundje që shkakton dëme të konsiderueshme?
Lexo më shumë
Përcaktimi i kultivarit merr rëndësi sepse në bazë të karakteristikave të tokës, lartësisë mbi nivelin e detit, temperaturës mesatare vjetore, lagështirës (reshjeve) e faktorë të tjerë, ne përcaktojmë se cili kultivarë është më i përshtatshëm për tokën dhe zonën ku do të ngremë pemëtoren e arrës.
Lexo më shumë
Njihuni me varietetet më të kërkuara të lakrës nga pikat e eksportit!
Lexo më shumë
Cila është struktura varietore e rekomanduar për panxharin e kuq?
Lexo më shumë