Cila është struktura varietore e rekomanduar?
Kultivarët më të përshtatshëm të ruketës janë:
REKOMANDIM! FERMERI QË VENDOS TË MBJELLË RUKETË, DUHET TË KETË PARASYSH KËTA VEÇORI TË SAJ:
Cila është Teknologjia e Kultivimit të Ruketës ?
Cilët afate mbjelljeje rekomandohen në fushë ?
Ruketa mbillet drejtpërdrejtë me farë.
Mbjellja kryhet duar-duar, gjatë periudhës shkurt-shtator, me dorë (në sipërfaqe të vogla) ose me makinë mbjellëse në sipërfaqe më të mëdha.
Sa duhet të jenë distancat e mbjelljes?
Mbjellja e ruketës bëhet me rreshta në largësi 30 cm. Në mbjelljet me rreshta përdoret sasi më e pakët fare, 0.5-1kg/dynym, ndërsa në mbjelljet me dorë, me shpërndarje, nevojitet sasi më e madhe fare. Thellësia e mbjelljes është 2-3 cm. Në kushte normale duhet të sigurohen 70-80 bimë/m2.
Çfarë shërbimesh agroteknike kryhen për ruketën në fushë ?
Shërbimet agroteknike më të rëndësishme që kryhen gjatë vegjetacionit për ruketën janë;
SËMUNDJET DHE DËMTUESIT E RUKETËS NË FUSHË TË HAPUR
Ruketa ka periudhë të shkurtër bimore. Normalisht nuk preket nga sëmundjet e për rrjedhojë nuk lind nevoja të merren masa për mbrojtjen e bimëve prej tyre. Ajo në vite të veçantë, mund të dëmtohet nga insektet, kryesisht nga afidet, për të cilat merren masa luftimi si duke pastruar barërat e këqija afër parcelës të mbjellë me ruketa pasi bëhen mbartëse të afideve si dhe më rrallë përdorimin e preparateve kimike duke i përdorur me kujdes dhe jo afër periudhës së vjeljes, me insekticide me veprim kontakti.

VJELJA DHE RUAJTJA E PRODHIMIT TË RUKETËS
Gjethet e reja të kësaj bime kanë një shije të veçantë në gatim dhe një aromë që e dallon nga sallata.
Pas vjeljes, këshillohet paraftohja në temperaturë nga 0°C deri +2°C dhe transporti në temperaturë të ulët (0 deri+5°C), për të mënjanuar zverdhjen dhe vyshkjen e gjetheve.
Ruajtja e prodhimit;
Në lidhje me ruajtjen, ruketa ashtu si dhe sallata si rezultat i frymëmarrjes intensive, nuk qëndron për një kohë të gjatë në ruajtje. Prandaj ato duhet të dërgohen menjëherë në treg në jo më shumë se 1-2 ditë. Nëse bimët futen në qese plastike të vrimëzuara, ato mund të ruhen nëpër dhoma frigoriferike në temperaturën 2-3°C dhe lagështirën ajrore 95-100% deri në 10-12 ditë në mjedise me temperaturë 0 deri +1°C dhe lagështi ajrore 90%.
Shpërndaj në rrjetet sociale: