Kanceri bakterial i pemëve frutore është një bakter me veti aerobe, gramnegativ, në formë të zgjatur, me flagjela. Ekzistojnë edhe forma pa flagjela. Ky patogjen më shpesh është i përhapur në fidanishte ku shkakton infektimin e lastarëve me plagë gjatë shartimit ose prerjes.
Është konstatuar se bakteri ruhet në tokë për një periudhë të gjatë kohore në mënyrë saprofite, në varësi nga tipi i tokës dhe përmbajtja e lagështisë.
Përhapet me anë të farës dhe lastarëve të infektuar, ujit, mjeteve të punës dhe grimcave të dheut.
Temperatura optimale për shumimin e bakterit është 25-30°C.
Në bimë, bakteri depërton përmes plagëve të shkaktuara nga insektet ose gjatë shartimit të bimëve.
Në bimë bakteri shumohet në indet ndërqelizore, por njëherësh ngacmon dhe stimulon ndarjen e pakontrolluar të qelizave të afërta. Në këtë fazë të zhvillimit të sëmundjes qelizat e lëvores dhe ato kambiale ndahen dhe shumohen shpejt, brenda një kohe të shkurtër në pjesët e jashtme të bimës formohen gungëza, me vazhdimin e ndarjes së qelizave këto shndërrohen në tumore të buta me ngjyrë të bardhë.
Më vonë këto shumohen dhe zmadhohen, njëherësh bëjnë shtypje dhe dëmtojnë indet përçuese bimore, ku pengohet lëvizja e ujit dhe e substancave ushqyese në pjesët tjera bimore.
Bakteri dimëron në tokë dhe futet në bimë nëpërmjet plagëve, vendoset në hapsirat ndërqelizore, fusin ADN në kromozome, dhe nga këtu nis transformimi i qelizave, qelizat ndahen shpejt dhe ndodh procesi i hipertrofisë dhe i hiperplazisë nga ku formohen tumoret që në fillim janë me ngjyrë të hapur ku edhe mund të bien dhe në rast se jo më vonë marrin ngjyrë kafe, këto baktere bllokojnë gypat përçues dhe bima ka një zhvillim të dobësuar.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë se Cilat janë masat e kontrollit?
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Cila është Teknologjia e Kultivimit të Endivies?
Lexo më shumë
Guava ka përdorime të shumta falë profilit të saj ushqyes, shijes dhe vlerës së saj në mjekësinë tradicionale.
Lexo më shumë
Dëshironi një informacion të shkurtër për kultivimin e kulturave perimore që kultivohen në Shqipëri?
Lexo më shumë
Cila është struktura varietore e rekomanduar?
Lexo më shumë