Çfarë duhet të bëni përpara se të mbillni fidanin e lakrës pranverore?




                                                                            REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës. 

 

Përpara mbjelljes, çdo fermer duhet të ketë parasysh këto këshilla: 

Pasi keni dezinfektuar dhe pajisur serën me masa mbrojtëse kundrejt agjentëve dëmtues, filloni me përgatitjen e tokës duke filluar me punim, për të krijuar një regjim të mirë ujor-ajror, që është një kusht i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin e lakrës. Përgatitja e tokës duhet filluar menjëherë mbas largimit të kulturës para-ardhëse. 

KUJDES! Është mjaft e rëndësishme që lakrën pranverore të mos e kultivojmë dy ose më shumë vite në të njëjtën sipërfaqe. 

REKOMANDIM! Përpara se ju të vendosni se cilin varietet doni të mbillni, duhet të eksperimentoni në sasi të vogla që të shikoni nëse është i përshtatshëm në kushtet e serës tuaj.

 

Sugjerohet që mbjellja të bëhet në një distancë mes rreshtave 40-50 cm dhe distancë nga bima në bimë 40 cm ose 5/6  bimë për m²

Temperatura dhe lagështia ajrore e rekomanduar:

  • Ditën temperatura duhet të jetë 15°C - 28°C  dhe lagështia ajrore 85-95%.
  • Natën rekomandohet një temperaturë 10°C - 12°C dhe lagështi ajrore të njëjtë si ditën.
  • Lakra pranverore mund ti rezistojë temperaturave afër O°C.

 

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Skemat plehëruese të lakrës pranverore.

Data e publikimit: 19/10/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

Teknologjia e Kultivimit të Kalesë në Fushë të Hapur

Përse kale meriton të përhapet më shumë në vendin tonë ?

Lexo më shumë

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I KALESË

Cila është struktura varietore e rekomanduar?

Lexo më shumë

VJELJA, DHE RUAJTJA E PRODHIMIT TË KALESË

Kjo është një nga avantazhet e mëdha të kalesë.

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË DUHANIT

Mëso më shumë rreth kultivimit të duhanit

Lexo më shumë