Vjelja e thjerrëzës, në vendin tonë, mund të bëhet vetëm me dorë në kohën kur bima ka filluar të thahet, bishtajat kanë filluar të marrin ngjyrë të verdhë në kafe. Në përgjithësi bimët shkulen dhe lihen për t’u tharë në fushë për 1 – 2 ditë dhe pastaj transportohen në lëmë ku bëhet shirja dhe përpunimi i prodhimit
Vjelja para kohe ul ndjeshëm cilësinë e prodhimit, kurse vjelja me vonesë çon në humbjen e tij, për shkak të hapjes së bishtajave dhe rënies së farës.
Vetëm në kultivarët e rinj të krijuar, me trup të lartë dhe të drejtë, me pjekje pak a shumë të njëkohshme, mund të përdoret vjelja e mekanizuar e prodhimit.
Pas shirjes bëhet pastrimi e tharja e plotë e prodhimit me anë të ventilimit e triorimit. Pas pastrimit e tharjes së plotë prodhimi vendoset për ruajtje në depo, që paraprakisht janë dezinfektuar. Lagështia e kokrrës për ruajtje të sigurtë nuk duhet të jetë më e lartë se 13 – 14%.
Mund të konsiderohet i kënaqshëm rendimenti 15 – 20 kv/ha kokërr e thatë, por rendimentet që merren në shumicën e vendeve, për shkak të kushteve të vështira të kultivimit janë më të ulëta se këto nivele. Prodhimi kokërr i thjerzës shoqërohet dhe me një prodhim të kashtës që është shumë e vlefshme për ushqimin e blegtorisë.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Cilat janë vlerat e qiqrës?
Lexo më shumëMënyra më e zakonshme e vjeljes së tyre është të presësh që gjethet të thahen dhe të nxihen, pastaj të shkulni të gjithë bimën.
Lexo më shumëThjerrëza kultivohet kryesisht për kokrrat e saj, të cilat janë të shijshme dhe të përvetësueshme nga organizmi i njeriut.
Lexo më shumëFasulja përmban më shumë proteina sesa të gjitha bimët e tjera – vetëm një filxhan fasule ofron 1/4 e proteinave për të cilat kemi nevojë çdo ditë.
Lexo më shumë