Besimi, Opinionist i qendrës ABA, na thotë që fermerë të suksesshëm ka edhe në Durrës prandaj na sugjeron që vizitën e radhës ta bëjmë në fshatin Romanat për të takuar fermerin Skënder Muça.
Udhëtimin e bëjmë nga Vaqarri, ku për shkak të shfrytëzimit të shpejtësisë nga autostrada Tiranë – Durrës kishim “harruar” që ekzistonte edhe ky aks lidhjeje, për më tepër bujqësor, i mbushur me gjelbërim.
Në Romanat na pret Elsi, oficeri i kredisë i FED invest, që duke na shoqëruar për në shtëpinë e Skënderit na shpjegon se ai është fermer i suksesshëm.
"E ka nisur historinë e bashkëpunimit me FED invest duke shfrytëzuar kredi të ndryshme ndërkohë që sot zotëron depozitë, të krijuar nga të ardhurat nga bujqësia, që është një ndër rastet e pakëta."
Skënderi na pret në oborrin e shtëpisë së tij dhe na shpjegon se “tokën e morën sipas ligjit 7501 dhe duke qenë shumë frymë përfituan rreth 1.4 ha. Duke qenë shumë forca pune, kishim mundësi që një nga djemtë të dilte gjithmonë për të shitur prodhimet, në fillim këtu buzë rrugës kryesore, më pas edhe në treg në Tiranë. Sot që flasim, tregtarët vijnë dhe ma tërheqin mallin këtu. Vajzat janë martuar dhe nuk jetojnë më në fshat kështu që pjesët e tokës që ju takojnë atyre ma kanë lënë mua ta shfrytëzoj”.
Pyetjes se çfarë kulturash mbjell, Skënderi na thotë se “tek ajo sera, përgjithësisht domate, speca dhe kastravecë, te kjo fusha këtu aktualisht kam jonxhë për bagëtinë, pastaj perime sipas sezonit, si dhe kam një parcelë me dru frutorë. Unë jam 76 vjeç dhe e kam organizuar punën që të jem i angazhuar çdo ditë derisa të kem fuqi”.
Kërkojmë leje të ndahemi me këtë burrë tepër vital dhe shumë punëtor duke i uruar vetëm mbarësi.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
dy8l3t
-🌍 Hello World! https://national-team.top/go/hezwgobsmq5dinbw?hs=7a52aff2ec3308b0cf638ca56d5c4c38 🌍